Thirrje për Adoleshentët në Shqipëri që t'i bashkohen bordit këshillues të UNICEF Albania
Bordi Këshillues i Adoleshentëve të UNICEF Albania (AAB)
- Gjendet në:
- English
- Shqip

Përditësuar: Afati i ri i aplikimeve është 9 Janar 2023, ora 18:00
Jeni një aktivist/e i/e re dhe i/e pasionuar midis moshës 10-19 vjeç?
A jeni/ keni qenë pjesë e një grupi të rinjsh apo një aktivist individual që përfaqëson bashkëmoshatarët e tjerë në shkollën apo komunitetin tuaj?
Dëshironi të bëni një ndryshim të vërtetë në jetën e shkollës/komunitetit/vendit tuaj?
A jeni i gatshëm të angazhoheni për të paktën dy vite me UNICEF dhe të punoni së bashku për politikat dhe nismat lidhur me rininë?
Atëherë UNICEF Albania po kërkon të rinj dhe adoleshentë.
UNICEF do të krijojë një Bord Këshilluesr për Adoleshentët (AAB) të përbërë nga tetë vajza dhe djem energjik e pasionantë për:
Të mbështetur UNICEF me planifikimin e brendshëm dhe zbatimin strategjik të ciklit ekzistues të strategjisë.
T'u angazhuar në procese dhe ngjarje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare që synojnë të përmirësojnë edukimin e të rinjve, mirëqenien, ndërtimin e aftësive, inovacionin, advokimin, aksesin në tregun e punës etj. duke i angazhuar në mënyrë aktive të rinjtë në hartimin e politikave dhe llogaridhënien.
Mandati i AAB-së do të zgjasë për afro 24 muaj dhe gjatë kësaj kohe anëtarët e AAB-së do të kenë mundësinë që të:
Mësojnë
Rriten
Japin mendime konstruktive
Advokojnë
Promovojnë vlerat e UNICEF
Dhe sigurisht, ARGËTUAR

Nëse jeni në gjendje të përballeni me këtë sfidë, jeni midis 10-19 vjeç, UNICEF do të dëshironte t'ju kishte në bord.
Aplikimet janë të hapura deri më 20 dhjetor 2022, ora 17.00.
Afati i ri i aplikimeve është 9 Janar 2023, ora 18:00, ndaj ju lutemi dërgoni në exhaxho@unicef.org dokumentat e mëposhtme të aplikimit:
- Një ekstrakt i shkurtër (maksimumi 1 faqe) mbi arsyen për të cilën ju jeni të pasionuar dhe çfarë do të bënit për ta trajtuar atë (në gjuhën angleze).
- Një CV që përfshin eksperiencën e mëparshme në aktivizëm/platforma etj.
- Një letër referencei nga një mësues/OJF lokale/ udhëheqës komuniteti/ bashkëmoshatar me të cilët keni bashkëpunuar në projekte sociale më parë.
- Një video-mesazh i shkurtër i bërë vetë (maksimumi 1 minutë) ku prezantoni veten dhe pse mendoni se do të ishit një anëtar i vlefshëm i ekipit të AAB-së (në anglisht). (opsionale)
Për detaje të mëtejshme, ju lutemi konsultoni Kushtet e Referencës duke klikuar këtu.