Një fushatë ndërgjegjësimi për të gjithë familjen
Vaksinimi është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet.

Periudha e vështirë e pandemisë na mësoi se sëmundjet mund të udhëtojnë shpejt nëpër një komunitet dhe të sëmurin shumë njerëz. Megjithatë, kur mjaft njerëz janë të vaksinuar kundër një sëmundjeje të caktuar, mikrobet nuk mund të udhëtojnë aq lehtë nga personi në person dhe i gjithë komuniteti ka më pak gjasa për t'u prekur nga kjo sëmundje. Duke u vaksinuar të gjithë personat kundrejt një sëmundje ne arrijmë të mbrojmë edhe ata që janë më të cënueshëm në komunitet.
Në kuadër të ndërgjegjësimit të një mase të gjerë të popullsisë UNICEF me mbështetjen e USAID Albania dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë një fushatë në furrat e bukës në Tiranë dhe më gjerë duke shpërndarë mesazhe të vlefshme për individët, familjet dhe të gjithë komunitetin.

Për të arritur direkt tek të gjithë të rinjtë, familjet e tyre dhe komuniteti janë zgjedhur pikërisht mesazhe që jepen me anë të një produkti që është pjesë e përditshme e jetës sonë.
Në të gjithë sektorin privat, pjesë e së cilës janë bërë dhe furrat e bukës në Tiranë momentalisht mund të gjeni edhe çanta letre që ju rikujtojnë çdo ditë atë çka është me të vërtetë e rëndësishme: Të mbrojmë veten dhe të tjeët.
Vaksinat janë mënyra më efektive për të parandaluar sëmundjet infective dhe për të mbrojtur të gjithë popullatën madje dhe ata më të cënueshmit dhe ata që nuk mund të vaksinohen.
Të parandalojmë është më mirë se sa të kurojmë prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë ne duke kombinuar higjienën maksimale vetjake, ushqimin e shëndetshëm dhe vaksinimin të forcojmë imunitetin dhe të mbrojmë të tjerët.
#Parandaloni
#UshqehuniShëndetshëm
#VaksinaJuMbron
Pse vaksinat janë të rëndësishme?
Vaksinimi është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet. Ato parandalojnë deri në 3 milionë vdekje në mbarë botën çdo vit.
Që nga prezantimi i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, sëmundjet si lija dhe poliomieliti që dikur vrisnin miliona njerëz janë zhdukur ose shihen shumë rrallë.
Sëmundjet e tjera si fruthi dhe difteria janë reduktuar deri në 99.9% që nga prezantimi i vaksinave të tyre.
Prandaj është e rëndësishme që të fokusojmë dhe të drejtojmë të rinjtë, familjet dhe komunitetin drejt asaj që është e domosdoshme për t’u bërë për të mundësuar jetë të gjatë e të shëndetshme për të gjithë. Edhe pse shumë fjalë qarkullojnë në lidhje me vaksinimin në media dhe rrjetet sociale është e rëndësishme të besohen vetëm ekspertët dhe statistikat që ndër vite kanë treguar se vaksinat shpëtojnë jetë.

Edhe pse gjatë ditës të gjithë harrojmë se çfarë është realisht e rëndësishme, UNICEF, USAID dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kujdesur që në vendet më të zakonshme, aty ky secili nga ne shkon përditë të gjejmë mesazhe të rëndësishme nga ato mesazhe që SHPËTOJNË JETË.
Pjesë e fushatës sonë informuese është bërë dhe sektori privat, rrjetet më të rëndësishme të furrave të bukës në Tiranë e më gjerë, furrat e vogla të lagjeve si dhe disa nga dyqanet e vogla në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ushqimi patjetër që ndikon në mirëqenien e trupit por vetëm vaksinat mund të forcojnë imunitetin tuaj.
PRANDAJ ËSHTË E RËNDËSISHME: TË FORCOJMË VETEN & TË MBROJMË TË TJERËT!