Inspire Awards 2023
Paraqisni projektin tuaj deri në 02 Mars 2023. (afat i ri)
- Gjendet në:
- English
- Shqip
UNICEF dëshiron të përgëzojë punën e jashtëzakonshme të çdo aktori në mbarë Shqipërinë, që punon pa u lodhur për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve. Ne duam të krijojmë një platformë, e para në llojin e saj, për ndarjen e praktikave më të mira dhe modeleve të suksesshme, duke promovuar risitë, partneritetin dhe qëndrueshmërinë. Me këtë nismë duam të shprehim mirënjohjen tonë jo vetëm për partnerët tanë, por për të gjithë ata që janë aktivë dhe punojnë çdo ditë për fëmijët. Le të mblidhemi sëbashku, aktivistë, agjenci humanitare, shoqërinë civile, sektori privat, qeveria dhe komuniteti i donatorëve, dhe të kremtojmë punën dhe përpjekjet e të gjithëve për të sjell ndryshim #PërÇdoFëmijë.
A keni zbatuar një projekt dhe/ose ndërhyrje që ka transformuar jetën e fëmijëve në 5 vitet e fundit? Atëhere kjo është një mundësi për ju që të promovoni punën tuaj përmes INSPIRE Awards. Qëllimi i kësaj nisme është të bashkojë njerëz dhe ide, duke promovuar njëkohësisht projektet që kanë pasur ndikimin më të madh në jetën e fëmijëve shqiptar.
Paraqisni projektin tuaj deri në 20 Shkurt 2023 02 Mars 2023 në një nga tre kategoritë e mëposhtme: Gjithçka që ju nevojitet është një përshkrim i shkurtër (deri 2600 karaktere) dhe një video në lidhje me projektin deri në 2 minuta.
Kategoritë:
Kreativiteti & Inovacioni - Projektet që ofruan qasjen, fushatën ose zgjidhjen më kreative ose inovative.
Partneriteti & Përfshirja – Projektet që kanë përdorur mënyra efektive për të bashkëpunuar dhe përfshirë aktorë dhe përfitues të ndryshëm duke i angazhuar në mënyrë domethënëse në konceptin, hartimin dhe zbatimin e aktivitetit/projektit.
Qëndrueshmëria – Projektet që përmbajnë elemente që sigurojnë qëndrueshmëri dhe/ose promovojnë qëndrueshmërinë si në aspektin e ndikimit afatgjatë ashtu edhe atë mjedisor.
*Zgjedhja e Publikut (Votim Online) – Të gjitha videot dhe hyrjet do të publikohen në faqen e internetit të UNICEF-it në Shqipëri dhe të gjithë do të mund të votojnë për projektin që ata besojnë se është më premtues për fëmijët.
Rregulla:
- Afati i fundit i aplikimit është data 02 Mars 2023.
- Projekti duhet të jetë zbatuar gjatë 5 viteve të fundit.
- Ju mund të dorëzoni një projekt për secilën kategori.
- Një projekt mund të konkurrojë vetëm në një kategori.
- Të gjitha aplikimet që do të pranohen do të kenë mundësinë të konkurojnë edhe për Çmimin e Zgjedhjes së Publikut që do të administrohet me votim online.
- Vlerësimi i çdo aplikimi për secilën kategori do të bëhet nga një juri ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët do të shpallen së shpejti.
- Shihni kriteret e vlerësimit duke klikuar këtu.
Fituesit do të shpallen në një mbrëmje gala gjatë Marsit/Prillit 2023.
Për fituesit do të ofrohet sa më poshtë:
- Një trofe simbolik dhe një certifikatë mirënjohjeje
- Promovimi online përmes kanaleve të UNICEF Online
- Një simbol digjital për të vendosur në portofolet dhe faqet e tyre të internetit

Mezi presim të mësojmë për iniciativat tuaja. Na ndihmoni të përhapim fjalën dhe ftojini të gjithë ata që kanë sjell ndryshim të aplikojnë!