Drejtësia për të miturit

UNICEF promovon qasjen e barabartë të fëmijëve në një sistem më të mirë drejtësie dhe mbështet partnerët kombëtarë për të administruar drejtësinë e të miturve sipas standardeve ndërkombëtare.

Drejtësia miqësore për fëmijët
© UNICEF/UN041417/Giacomo Pirozzi

Sfida

Çdo vit mbi 2,500 fëmijë janë në kontakt me sistemin e drejtësisë, si të dyshuar fajtorë, viktima apo dëshmitarë të krimit për shkelje të ndryshme të të drejtave të tyre njerëzore. Sistemi i drejtësisë, nuk është ende miqësor dhe i arritshëm nga të gjithë fëmijët. Akoma ka shumë fëmijë në konflikt me ligjin që ndalohen nga sistemi i drejtësisë.

Zgjidhja

UNICEF-i mbështet Shqipërinë për të zhvilluar legjislacionin dhe politikat në përputhje me standardet ndërkombëtare në drejtësinë  për të miturit, mbështet kapacitetet e autoriteteve publike për të zbatuar këto standarde, si dhe për të monitoruar zbatimin dhe për të siguruar llogaridhënien e këtyre autoriteteve. Si rezultat, kjo kontribuon në më pak fëmijë në paraburgim, mbrojtjen e duhur  dhe mjetet juridike për shkeljet e të drejtave të fëmijëve, si dhe më shumë fëmijë që kërkojnë të drejtat e tyre.