Një Klikim Larg

Përvoja e përdorimit të internetit nga fëmijët në Shqipëri

report_oneClick2
UNICEF/ALBANIA/2019

About

Ndonëse interneti mund të jetë i kushtueshëm, jo i besueshëm dhe mund të aksesohet vetëm nëpërmjet pajisjeve të përbashkëta ose ofrimit në komunitet, fëmijët e gjejnë mënyrën për të qëndruar online. Si rrjedhojë, me gjithë dobitë e tij, interneti është shndërruar në një instrument që kanos privatësinë, sigurinë dhe mbrojtjen, gjë për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm dhe ta adresojmë në kohën e duhur.

Raporti “Një Klikim Larg” e trajton këtë problematikë duke mbledhur dhe duke paraqitur evidenca shkencore mbi mënyrën se si fëmijët e përdorin internetin, çfarë mësojnë, cilat mundësi iu ofrohen dhe rreziqe iu kanosen, si dhe çfarë dinë dhe çfarë nuk dinë prindërit për realitetin virtual të fëmijëve të tyre.

1,000 fëmijë dhe 1,000 prindër/kujdestarë morën pjesë në studim në nivel kombëtar. Metodologjia e studimit bashkërendohet me kornizën e programit kërkimor “Global Kids Online” and jep një kontribut të vyer në gjenerimin e të dhënave kërkimove botërore mbi përvojat e fëmijëve online.

one click

Download document

(PDF, 1,37 MB)