Dhuna kundër fëmijëve

UNICEF-i në Shqipëri paraprin rrugën në përparimin e zgjidhjeve, legjislacionit, bashkëpunimeve afatgjata dhe ndërhyrjeve të menjëhershme për të reduktuar ndjeshëm dhunën kundër vajzave dhe djemve.

Child Protection
© UNICEF/UN041329/Giacomo Pirozzi

Sfida

Vështirësitë ekonomike që shumë familje shqiptare hasin, duke marrë parasysh se Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë, përkojnë me nivelin e lartë të stresit që familjet përjetojnë, ku fëmijët janë ata që shpesh herë vihen në shënjestrën e prindërve për të shfryrë të gjithë ngarkesën e tyre. Për më tepër, mungesa e edukimit të posaçëm prindëror në vend, dhe qëndrimi prej “punët e familjes mbahen brenda familjes” e shtojnë natyrën e ndërlikuar të Dhunës në Familje. Kësaj i shtohet edhe mungesa e ndërgjegjësimit lidhur me atë çka përbën dhunë kundër fëmijëve dhe se ku duhet ta raportojmë atë. Prandaj, nuk kemi pse befasohemi për:

  • Sondazhet kombëtare që nxjerrin në pah përhapjen e madhe të dhunës në familje, të raportuar nga 58 për qind e fëmijëve (nga mosha 10-14 vjeç)
  • Në vitin 2015, forcat e policisë shqiptare kanë regjistruar 1,167 krime kundër fëmijëve (0-18 vjeç), që përbëjnë 5 për qind të numrit të përgjithshëm të krimeve mbi dhunën.
  • Një studim i vitit 2017 i titulluar“ Etika në Sistemin Arsimor në Shqipëri” zbuloi se 83% e fëmijëve në shkollë raportojnë shfaqjen e sjelljeve jo etike nga stafi i shkollës, duke përfshirë: fyerjet, gjuhën sarkastike, nofka përçmuese, etj.
  • Studimi nxjerr në pah se dhuna fizike dhe emocionale ushtrohet ende nga prindërit.
  • Çdo ditë, 45 për qind e fëmijëve ndeshen me bullizëm, vjedhje të fjalëkalimit dhe pamje pornografike. Vetëm 44 për qind prej tyrejanë të informuar për sigurinë në internet nga prindërit ose nga kanale të ndryshme për raportimin e incidenteve në internet.

Zgjidhja

UNICEF në Shqipëri ka zbatuar programin novator të Komunikimit për Ndryshimin e Sjelljes (COMBI) në 1,300 shkolla publike në të gjithë vendin gjatë periudhës 2015-2016, duke synuar kështu njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e mësuesve dhe prindërve ndaj disiplinës së dhunshme të fëmijëve.Kjo nismë e rëndësishme dha rezultate premtuese. Për shembull, një krahasim i dhunës në shkollë i kryer gjatë zbatimit të programit COMBI tregoi një rënie të kërcënimeve të raportuara nga mësuesit nga 22 për qind në 14 për qind dhe të metodës së etiketimit nga 16 për qind në 10 për qind.

UNICEF-i punon në partneritet të ngushtë me organizatat vendore të shoqërisë civile, ofron Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe ekipe multidisiplinare në tetë njësi bashkiake përmes trajnimit në detyrë, mbështetjes profesionale në internet dhe seminareve teknike të synuara. Këto përpjekje janë nxjerrë në pah gjatë trajtimit të 86 rasteve të reja të Dhunës Kundër Fëmijëve dhe ofrimit të shërbimeve emergjente për 201 fëmijë në rrezik të lartë.

Një nga këto partnerë, me të cilët ne vazhdojmë bashkëpunimin është dhe "Shtëpia  e Ngjyrave", një qëndër kujdesi ditore shumëfunksionale, që ofron mbështetje dhe shërbime emergjente 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës, për fëmijët e mbijetuar nga dhuna.

    iamsafeonline

    Si rezultat:

    • 462 fëmijë në situata të cenueshme mund të kenë akses në ndihmë ligjore, këshillim, argëtim, arsim, higjienë bazë dhe shërbime shëndetësore
    • 157 fëmijëve, të mbijetuar të dhunës dhe abuzimit, iu ofrua ndihmë dhe mbështetje afatgjatë nga stafi dhe specialistët e “Shtëpia e Ngjyrave”

    Për të garantuar sigurinë e fëmijëve në Internet, UNICEF Shqipëri,në bashkëpunim me Qeverinë, bizneset, fëmijët dhe kujdestarët e tyre, është  angazhuar në një program shumëvjeçar, #jamisigurtnëinternet, për të rritur përpjekjet me qëllim parandalimin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe shfrytëzimin e tyre në internet.

    Në vitin 2017, UNICEF-i dha prova të forta për programimin e mëtejshëm për Mbrojtjen e Fëmijëve. Studimi për dukurinë e martesës së fëmijëve në Shqipëri (në bashkëpunim me UNFPA-në) u përgjigjet vëzhgimeve përmbledhëse të Komiteteve CRC dhe CEDAW në Shqipëri. Një studim cilësor i NJQP-së u zhvillu dhe përfundoi gjatë vitit 2017. Të dhënat përfundimtare dhe raportet përkatëse priten të jenë të aksesueshme në pranverë të vitit 2018.

    Burimet

    Për lexime të mëtejshme

    Këto burime përbëjnë vetëm një pjesë të përzgjedhur të materialeve nga UNICEF nga e gjithë bota dhe nga partnerët e saj në Shqipëri. Lista përditësohet rregullisht për të përshirë të dhënat më të fundit.