Vaksinat kanë efekt dhe shpëtojnë jetë

25 Prill 2019
vaccines
UNICEF/Albania

Tiranë, 24 prill 2019- Java Botërore e Imunizimit zhvillohet çdo vit në fund të prillit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për përfitimet e imunizimit dhe krijimin e një ndjenje pozitive për imunizimin. Nga data 24- 30 April 2019, ne festojmë heronjtë e vaksinimit:të panumërt individët- nga shkencetarë dhe prinder, nga infermierë te blogistët- secili prej tyre ka një rol për të imunizuar njerëzit.Ky aktivitet, organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e OBSH-së dhe UNICEF-it.
Vaksinat i mbrojnë fëmijët nga sëmundjet dhe vdekja, duke shpëtuar rreth tre milionë jetë në vit ose më shumë se pesë jetë çdo minutë. Pavarësisht evidencave të qarta për rëndësinë e vaksinave në shpëtimin e jetëve dhe kontrollin e sëmundjeve, miliona të rinj në mbarë botën nuk po vaksinohen, gjë që i vendos vetë ata dhe familjet e tyre para rrezikut të sëmundjes dhe epidemive vdekjeprurëse. Në një botë ku ka vaksinat jetëshpëtuese dhe të përballueshme, kjo është e papranueshme. Vaksinimi vepron si mburojë, duke i mbajtur familjet dhe komunitetet të sigurta. Nëpërmjet vaksinimit të fëmijëve tanë, ne mbrojmë edhe pjesëtarët më të cenueshëm të komunitetit, duke përfshirë edhe të sapolindurit. 
Në Shqipëri, fatmirësisht mbulimi me vaksinim i fëmijëve të grupmoshës 0-14 vjeç mbetet shumë i lartë, në masën 97 për qind; megjithatë, ka edhe sëmundje mbulimi i të cilave me vaksinim është i ulët, si rasti i vaksinave të fruthit, në masën nën 95%. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për adresimin e pabarazive në mbulimin me imunizim, prioritizimin e grupeve të popullsisë të vështira për t'u arritur, duke përfshirë fëmijët romë, dhe rikthimin e besimit të publikut në imunizim. 
“UNICEF-i dhe partnerët tanë po punojnë që të sigurojnë mbrojtjen e jetës e të gjithë fëmijëve. Personeli shëndetësor duhet t'iu ofrojë prindërve, duke përfshirë prindërit që kanë një ndjenjë mosaprovimi apo ngurrimi për vaksinimin, informacion të vlefshëm dhe të besueshëm për vaksinat” - u shpreh Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri.
Drejtori Rajonal per Europen,i OBSH, Dr Zsuzsanna Jakab dhe Drejtori i Qendres Europiane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve Dr Andrea Ammon, ne nje deklarate te perbashket u shprehen mbi nevojen per angazhimin individual dhe bashkepunim nderkombetar. “Ne nuk mund te injorojme femijet dhe te rriturit te cilet ende nuk jane te mbrojtur. Semundjet ngjitese nuk njohin kufij keshtu qe dhe perpjekjet kombetare nuk mund te ndalen” 
Ne duam qe ndergjegjesimi #VaccinesWork të bëhet  virale, "tha Robin Nandy, Shefi i UNICEF për Imunizimin. "Vaksinat janë të sigurta, dhe ato shpëtojnë jetët e femijeve. Kjo fushatë, është një mundësi për të treguar botës se mediat sociale mund të jenë një forcë e fuqishme për ndryshim dhe t'u japin prindërve informacion të besueshëm për vaksinat ".  
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri financon 100 për qind të Programit të Zgjeruar për Imunizimin, prokurimin e vaksinave dhe zgjerimin në vijimësi të kalendarit të imunizimit me vaksina të reja. OBSH-ja dhe UNICEF-i në Shqipëri janë partnerë të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe mbështesin përpjekjet e qeverisë shqiptare në përmirësimin e shërbimeve kombëtare të imunizimit, lidhur me zhdukjen e poliomielitit (Shqipëria është shpallur vend pa prani të poliomelitit që prej vitit 2002), eliminimin e fruthit, komunikimin për imunizimin, dhe forcimin e sistemit të zinxhirit të ftohtë në vend.  
UNICEF-i është blerësi më i madh në botë i vaksinave ku vetëm në vitin 2018 janë prokuruar 2,35 miliardë doza vaksinash. UNICEF-i do të vijojë ta mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë në shërbimet e prokurimit të vaksinave.  

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Përmbajtja multimediale

video link

Video about immunization.

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook