Unifikimi i praktikave, njohurive dhe aftësive për t’iu përgjigjur më mirë shqetësimeve për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri

06 Nëntor 2019
agreement
UNICEF/Albania/2019/Beci

Tiranë, 5 nëntor 2019 – Sot u nënshkrua një marrëveshje midis Shkollës Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), UNICEF-it dhe Terre des Hommes për të institucionalizuar kurrikulën e trajnimit mbi Mbrojtjen e Fëmijëve për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës.

Në Shqipëri ka 236 punonjës për mbrojtjen e fëmijës, por shumica prej tyre nuk kanë përfunduar arsimin si punonjës socialë, dhe shpeshherë iu mungon trajnimi praktik. Megjithatë, këta punonjës luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi.

Kurrikula do të bëhet e detyrueshme, si një kërkesë për trajnimin në detyrë të të gjithë Punonjësve së Mbrojtjes së Fëmijës në Shqipëri, dhe si e tillë do të përforcojë qasjen e qëndrueshme për të krijuar një sistem të konsoliduar për mbrojtjen e fëmijës në vend.

Dr. Roberto De Bernardi, përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri gjate fjalës së tij përshëndetëse theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka udhëhequr bindshëm forcimin e Sistemit për Mbrojtjen e Fëmijës, si dhe ka treguar gatishmërinë, për ta zbatuar kuadrin e konsoliduar ligjor në dispozicion. Ai shprehu dëshirën për të zgjeruar bashkëpunimi me ASPA-n, Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, partnerëve për zhvillim dhe organizatave të shoqërisë.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook