UNICEF Shqipëri inauguron Dhomën Miqësore për Intervistimin e Fëmijëve për Policinë e Shtetit në Komisariatin e Policisë Korçë

13 Tetor 2020
interview_room
UNICEF/ALBANIA/2020

13 Tetor, 2020. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kësaj dite u inaugurua dhoma miqësore për intervistimin e fëmijëve, nga përfaqësuesit e lartë të UNICEF Shqipëri, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Drejtorit të Policisë Vendore Korçë z. Ferdinand Mara. Objekti i ri i krijon mundësinë oficerëve të policisë dhe specialistëve të tjerë të mbrojtjes së fëmijëve të kenë një ndërveprim kuptimplotë me fëmijë në kontakt ose në konflikt me ligjin, në përputhje të plotë me Kodin e ri të Drejtësisë Penale për Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës.

Në sajë të mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, UNICEF Shqipëri, ka rinovuar tërësisht dhe ka pajisur dhomën miqësore për intervistimin e fëmijëve sipas standardeve më të mira ndërkombëtare të mbështetura së fundmi edhe nga Shqipëria.

“Për UNICEF dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, mirëqenia dhe mbrojtja e grupeve më të prekshme në Shqipëri është një përparësi kryesore. Veçanërisht sot, kur bota po lufton pandeminë COVID 19, situata mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe grave nga abuzimi, dhuna dhe shfrytëzimi fatkeqësisht po përkeqësohet. Këto ambjente të reja do të mundësojnë që autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit në punën dhe luftën e tyre të vështirë kundër këtyre krimeve të jenë më efektivë, por edhe më njerëzorë "tha gjatë ceremonisë së inaugurimit, Znj. Edina Kozma, Zëvendës Përfaqësuese e UNICEF në Shqipëri.

“Në qendër të gjithçkaje që bëjmë është dëshira për të mbrojtur dhe mbështetur viktimat dhe për t’i ndihmuar ata të rikuperojnë traumat që u janë shkaktuar. Dhoma e re "e butë" e intervistës në Stacionin e Policisë në Korçë do ta lehtësojë procesin e komunikimit të viktimave me policinë. Kjo gjithashtu do të sjellë intervista më të mira dhe ndjekje penale më të suksesshme. Le të bashkohemi rreth çështjeve kryesore të ndjekjes penale, mbrojtjes dhe parandalimit, dhe ndërtojmë një të ardhme pa trafikim njerëzor” tha gjatë aktivitetit Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, SH.T. Z. Duncan Norman.

Në tërësi, UNICEF ka mundësuar 7 dhoma të tilla, nga të cilat 5 prej tyre (Korça, Saranda, Fieri, Peshkopia dhe Kukësi) janë mbështetur tërësisht nga qeveria Britanike. Dhomat miqësore për intervistimin e fëmijëve janë ambiente të posaçme në komisariatet e policisë që do t’i shërbejnë qëllimit të marrjes dhe përdorimit të informacionit të marrë nga fëmijët dhe të miturit në kontakt ose në konflikt me ligjin. Këto ambiente me standarde shumë të larta, të pajisura me teknologjinë e fjalës së fundit, do të shërbejnë për shumë vite në vijim për trajtimin e fëmijëve në kontakt ose në konflikt me ligjin.

Rreth UNICEF

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Ndiqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook