UNICEF në Shqipëri ndihmë për fëmijët dhe familjet prekura nga tërmeti në rajonin e Durrësit

11 Dhjetor 2019
recreational kits
UNICEF/ALBANIA/2019

UNICEF në Shqipëri ndihmë për fëmijët dhe familjet prekura nga tërmeti në rajonin e Durrësit

Gati 31 shkolla janë dëmtuar ose shkatërruar në rajonin e Tiranës dhe Durrësit pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në më pak se dy javë, duke rrezikuar mundësinë e arsimimit për qindra fëmijë nga zonat e prekura.

UNICEF ka qenë aktiv përmes hapësirave miqësore për fëmijë në fushat e përkrahjes psiko-sociale duke krijuar hapësira për fëmijë (CFS) në komunitetet e prekura duke siguruar aktivitete të përshtatshme për moshën për fëmijët. Aktualisht, UNICEF po mbështet gjashtë hapësira miqësore për fëmijët dhe ka mbuluar nevojat e 315 fëmijëve në zonën më të prekur, në Durrës. Shumica e aktiviteteve në hapësirat miqësore për fëmijë janë aktivitete që ndihmojnë fëmijët të kapërcejnë shqetësimet psikologjike, të përmirësojnë aftësitë e tyre sociale dhe të rimëkëmben.

UNICEF po mbështet Ministrinë e Arsimit dhe Sportit përmes pajisjeve dhe mjeteve didaktike të të mësuarit, si fletoret, stilolapsat dhe çantat e shkollës, kutitë mësimore dhe si dhe tavolina e karrige, për të ndihmuar, afro 400 fëmijë të rifillojnë klasat në një mjedis të sigurt mësimi. Këto hapësira të të mësuarit janë një kthim në një sens normaliteti për fëmijët, disa prej të cilëve, mund të kenë humbur gjithçka, dhe ofrojnë një hapësirë ​​të sigurtë për të luajtur dhe mësuar.

‘Edukimi në kushtet emergjencës është thelbësor. Sot, unë isha në Golem, për të dëshmuar hapjen zyrtare të një prej hapësirave të përkohshme të të mësuarit që ne po mbështesim, në mënyrë që fëmijët të mos humbasin shkollën. UNICEF është i angazhuar të kthejë të gjithë fëmijët në shkollë– përfshirë dhe vajzat. Arsimimi, është një investim për fëmijët – shkolla i ndihmon të forcojnë aftësitë për te rindërtuar jetën e tyre, por edhe vendin. "- u shpreh Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri.


UNICEF ka një histori të gjatë të punës me emergjencat dhe situata humanitare. Në përgjigje të emergjencës, UNICEF po bashkëpunon me Qeverinë, OJQ-të dhe agjensitë e tjera të OKB për të siguruar një shpërndarje gjithëpërfshirëse dhe efektive të ndihmës humanitare.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook