UNICEF-I zgjeron fushatën #TëBesoj për ndalimin e Abuzimit Seksual të Fëmijëve në Shqipëri në qytetin e Beratit si destinacionin e rradhës

03 Dhjetor 2020
tebesoj_Berat
UNICEF/ALBANIA/2020

Berat, 2 Dhjetor 2020 – Fushata kombëtare #TëBesoj e UNICEF Shqipëri ka vijuar udhëtimin në qytetin e Beratit. Instalacioni prej rreth 50 siluetash fëmijësh, secila me një histori reale të abuzimit seksual të ndodhur në Shqipëri është vendosur në sheshin “Dëshmorët e Kombit” përballë varrezave të dëshmorëve dhe do të qendrojë rreth dy javë në këtë shesh.

“Isha 11 vjeç kur…më dhunuan seksualisht. Sot kam frike se nuk jam e virgjër dhe mendoj për probleme që do të më sjellë ky fakt. Mu deshën 8 vjet ta ndaj këtë ngjarje me dikë... deri më sot, nuk i kisha treguar njeriu”

“Isha 12 vjeç...kur një burrë më i madh në moshë se unë më abuzoi seksualisht, dhe që prej asaj kohe kam probleme me seksualitetin. M'u deshën 12 vjet që të flas me dikë.”.

Këto dhe historitë e tjera të abuzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri, të treguara në këtë instalacion, synonjnë të demonstrojnë që fenomeni i Abuzimit Seksual të Fëmijëve është shumë here më i përhapur dhe shkatërrues sesa mendohet, ndodh në sy të gjithëve dhe kërkon një ndërhyrje proaktive të menjëhershme.

Sipas Policisë së Shtetit, 60% e rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri kryhen kundër fëmijëve. Në shumicën e rasteve, abuzuesi është nga rrethi i besimit të fëmijës, ndërsa në 1/3 e rasteve është pjesëtar i familjes (Raporti Medialook, 2019). Për më shumë, studimi i UNICEF “Nje klikim Larg” mbi eksperiencën e fëmijëve online sygjeron që një në dhjetë fëmijë raporton të paktën një përvojë të padëshiruar seksuale në internet, e iniciuar kryesisht nga një person i njohur nga fëmija.

Për ta adresuar këtë dukuri dhe për t’i dhënë fund Abuzimit Seksual në vend, UNICEF Shqipëri mirëpriti Kryetarin e Bashkisë Berat Z. Ervin Demo.

“Nëpërmjet kësaj fushatë ne duam ti japim fund heshtjes rreth abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve të cilët presin përgjigje nga ne! Nëse ata do të ishin këtu sot, ata do të na kërkonin të ndërmerrnim masa për të ndaluar abuzimin seksual. Ata duhet të fillojnë të na besojnë dhe ne duhet të fillojmë t'i besojmë ", tha në fjalën e tij hyrëse Dr. Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Berat z. Demo, në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se “Ne të gjithë, sidomos aktorët që kanë përgjegjësi të caktuara qoftë institucionale, ligjore por  dhe morale, duhet të bëjnë shumë me tepër persa i perket adresimit të kësaj problematike jo në fazen e ndëshkimit me masa të rrepta, por mbi të gjitha në parandalimin e këtyre rasteve. Roli që kanë institucionet vendore si në fazën e ndëshkimit parandalimit dhe trajtimit të fenomenit është shumë i rëndësishëm”.

Qyteti i Beratit bëhet qyteti i katërt në vend pas Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës që i bashkohet fushatës #TëBesoj duke kontribuar në angazhimin e UNICEF për ti dhënë fund këtij krimi të shëmtuar. 

Objektivat e fushatës janë: ndërgjegjësimi mbi problematikën e abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijës; nxitja e kulturës së ngritjes së zërit dhe raportimit  kundër kësaj dukurie; inkurajimi i autoriteteve për politika dhe veprime konkrete

Mbledhja e historive, u zhvillua brënda disa javësh në sajë të mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë të Nisma ARSIS, Fondacionit “Together Albania”, si dhe Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët “Alo 116”.

Të dhëna mbi instalacionin:

#TëBesoj është një instalacion publik nga UNICEF Shqipëri, i cili pasqyron siluetat e disa fëmijëve të abuzuar seksualisht, ku secila prej tyre tregon një histori të vërtetë të ndodhur në Shqipëri. Pas çdo siluete, fshihet historia e një fëmijë të vërtetë, një personi të vërtetë, i cili ende vuan pasojat e abuzimeve që ka përjetuar. Historitë nuk përmbajnë emra të fëmijëve apo ndonjë informacion tjetër që mund të çojë në identifikimin e tyre.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook