UNICEF-I zgjeron fushatën #TëBesoj për ndalimin e Abuzimit Seksual të Fëmijëve në Shqipëri në qytetin e Shkodrës si destinacionin e rradhës

24 Nëntor 2020
tebesoj_shkoder
UNICEF/ALBANIA/2020

Shkodër, 20 Nëntor 2020 – Fushata kombëtare #TëBesoj e UNICEF Shqipëri ka udhëtuar në qytetin e Shkodrës. Instalacioni prej rreth 50 siluetash fëmijësh, secila me një histori reale të abuzimit seksual të ndodhur në Shqipëri do të vendoset në sheshin përballë bashkisë për dy javë nga kjo datë.

“Isha 11 vjeç kur…më dhunuan seksualisht. Sot kam frike se nuk jam e virgjër dhe mendoj për probleme që do të më sjellë ky fakt. Mu deshën 8 vjet ta ndaj këtë ngjarje me dikë... deri më sot, nuk i kisha treguar njeriu”

“Isha 12 vjeç...kur një burrë më i madh në moshë se unë më abuzoi seksualisht, dhe që prej asaj kohe kam probleme me seksualitetin. M'u deshën 12 vjet që të flas me dikë.”.

Këto dhe historitë e tjera të abuzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri, të treguara në këtë instalacion, synonjnë të demonstrojnë që fenomeni i Abuzimit Seksual të Fëmijëve është shumë here më i përhapur dhe shkatërrues sesa mendohet, ndodh në sy të gjithëve dhe kërkon një ndërhyrje proaktive të menjëhershme.

Sipas Policisë së Shtetit, 60% e rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri kryhen kundër fëmijëve. Në shumicën e rasteve, abuzuesi është nga rrethi i besimit të fëmijës, ndërsa në 1/3 e rasteve është pjesëtar i familjes (Raporti Medialook, 2019). Për më shumë, studimi i UNICEF “Nje klikim Larg” mbi eksperiencën e fëmijëve online sygjeron që një në dhjetë fëmijë raporton të paktën një përvojë të padëshiruar seksuale në internet, e iniciuar kryesisht nga një person i njohur nga fëmija.

Lançimi i kësaj fushate në Shkodër ka përkuar me përvjetorin e firmosjes së Konventës së të Drejtave të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, ku një premtim shumë i rëndësishëm për fëmijët shqiptarë është bërë nga të gjithë mbajtësit e detyrës, për të treguar përkushtim ndaj veprimeve kuptimplota dhe të qëndrueshme, si një ditë për të rimagjinuar një botë, Shqipërinë, ku çdo fëmijë mbrohet nga abuzimi seksual.

Për ta adresuar këtë dukuri dhe për t’i dhënë fund Abuzimit Seksual në vend, UNICEF Shqipëri mirëpriti Kryetaren e Bashkisë Shkodër Znj. Voltana Ademi dhe Sekretaren e Përgjithshme të Prefekturës

“Nëpërmjet kësaj fushatë ne duam ti japim fund heshtjes rreth abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve të cilët presin përgjigje nga ne! Nëse ata do të ishin këtu sot, ata do të na kërkonin të ndërmerrnim masa për të ndaluar abuzimin seksual. Ata duhet të fillojnë të na besojnë dhe ne duhet të fillojmë t'i besojmë ", tha në fjalën e tij hyrëse Dr. Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri.

“Abuzimi seksual është një nga format më të rënda të abuzimit dhe shfrytëzimit ndaj fëmijëve që fatkeqësisht duket të jetë më i përhapur se të dhënat dhe informacionet publike të institucioneve. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë për të bërë në këtë drejtim, duhet të bashkojmë forcat të gjitha institucionet publike, private dhe shoqëria civile për të informuar, sensibilizuar, parandaluar, mbështetur dhe integruar viktimat e dhunës e shfrytëzimit” tha Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Znj. Voltana Ademi gjatë fjalës së saj përshëndetëse.

Qyteti i Shkodrës bëhet qyteti i tretë në vend pas Tiranës dhe Durrësit që i bashkohet fushatës #TëBesoj duke kontribuar në angazhimin e UNICEF për ti dhënë fund këtij krimi të shëmtuar. 

Mbledhja e historive, u zhvillua brënda disa javësh në sajë të mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë të Nisma ARSIS, Fondacionit “Together Albania”, si dhe Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët “Alo 116”.

Të dhëna mbi instalacionin:

#TëBesoj është një instalacion publik nga UNICEF Shqipëri, i cili pasqyron siluetat e disa fëmijëve të abuzuar seksualisht, ku secila prej tyre tregon një histori të vërtetë të ndodhur në Shqipëri. Pas çdo siluete, fshihet historia e një fëmijë të vërtetë, një personi të vërtetë, i cili ende vuan pasojat e abuzimeve që ka përjetuar. Historitë nuk përmbajnë emra të fëmijëve apo ndonjë informacion tjetër që mund të çojë në identifikimin e tyre.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook