“Tirana do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të ofrojë një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet”

18 Prill 2019
foto-64
UNICEF/Albania

Tiranë, 17 Prill 2019 - Sot, UNICEF dhe Bashkia Tiranë lançuan nismën e re – “Friendly Wi-Fi”, në ambientet e Liqenit Artificial të Parkut të Tiranës.

“Friendly Wi-Fi” është një shërbim i çertifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia.

Kjo risi vjen në Shqipëri nga UNICEF si rezultat i zbatimit të programit të tij kryesor për sigurinë online të fëmijëve, dhe ka për qëllim t’i ofroi familjeve dhe fëmijeve një alternativ më të sigurtë dhe të përshtatshme gjatë lundrimit të tyre në internet.

“Duke konsideruar se në nivel botëror 1 në 3 përdorues të internetit janë fëmijë dhe ky numër po rritet, mbrojtja e tyre nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online do të bëhet gjithmonë e më shumë një çështje kritike që kërkon veprim të menjëhershëm nga ana jonë! Teknologjia vet mund të jetë një zgjidhje, dhe jo më kot nisma "Friendly Wi-Fi" është një hap i rëndësishëm në një përpjekje për të parandaluar këtë fenomen. Jam veçanërisht i lumtur me bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi zhvilluar me Bashkinë e Tiranës, e cila mobilizojë burimet e saj dhe angazhoi në mënyrë aktivie sektorin privat në këtë përpjekje për t'i mbajtur fëmijët tanë të lumtur dhe të mbrojtur në internet.” – u shpreh Dr. Roberto De Bernardi, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri.

UNICEF, me mbështetjen financiare të programit “Ti japim fund dhunës kundër fëmijëve”, do të vazhdoi të zgjeroi koncepin e “Friendly Wi-Fi” në mbarë vendin duke u angazhuar në mënyrë aktive fëmijët dhe adoloshentët si krijuesit më të mirë të ndryshimit.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Përmbajtja multimediale

foto-59

“Friendly Wi-Fi” është një shërbim i çertifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia.

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook