Suedia, Norvegjia, Islanda, Estonia dhe Portugalia kryesojnë listën e shteteve anëtare të BE-së me politika miqësore ndaj familjes

Zvicra, Greqia, Qiproja, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda renditen të fundit

14 Qershor 2019
kokonozi
UNICEF/Albania/Kokonozi

Sipas raportit të ri të UNICEF-it, Suedia, Norvegjia, Islanda, Estonia dhe Portugalia janë vendet që ofrojnë politikat më të mira miqësore ndaj familjes, midis 31 vendeve të pasura që kishin të dhëna në dispozicionit. Zvicra, Greqia, Qiproja, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda renditen të fundit.
Prodhuar nga Zyra Kërkimore e UNICEF-it “Innocenti”, në raport renditen shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe të Bashkimit Evropian (BE) mbështetur në politikat e tyre kombëtare miqësore ndaj familjes.Këto politika përfshijnë kohëzgjatjen e lejes prindërore me pagesë të plotë dhe shërbimet e kujdesit të fëmijëve që i përkasin grupmoshës 0-6 vjeç.
Raporti është pjesë e punës mbi programet dhe politikat e UNICEF-it për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, dhe fushata Çastet e Para Kanë Rëndësi e cila tani është në vitin e tretë të realizimit, synon mbështetjen e familjes për t’iu ofruar fëmijëve të tyre një mjedis mëkues dhe përvojat e nevojshme stimuluese për zhvillimin e shëndetshëm të trurit.
“Asnjë periudhë nuk është aq kyçe për zhvillimin e trurit, e rrjedhimisht për të ardhmen e fëmijëve, sesa vitet e para të jetës,” - u shpreh Drejtorja Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.“Qeveritë duhet t’iu ofrojnë prindërve mbështetjen e nevojshme që të krijojnë një mjedis mëkues për fëmijët e tyre.Ndaj na duhet mbështetja dhe ndikimi i sektorit privat për ta realizuar këtë qëllim.”
Politikat miqësore ndaj familjes forcojnë lidhjen midis prindërve dhe fëmijëve të tyre, qe eshte  është kyç për zhvillimin e familjeve dhe shoqërive me kohezion social. UNICEF-i advokon për të paktën gjashtë muaj leje prindërore të paguar dhe për akses universal në kujdes për fëmijët cilësor dhe të përballueshëm që nga lindja deri në fillimin e klasës së parë. Në përputhje me fushatën “Çastet e Para te Jetes Kanë Rëndësi”, UNICEF-i po bashkëpunon me qeveritë, shoqëritë civile, akademikët dhe sektorin privat, i cili luan një rol të rëndësishëm për të ndikuar te politikat, për të nxitur investime më të mëdha në familje.
Duke e parë më afër lejen prindërore me pagesë të plotë në 41 vende, në raportin “A janë vendet më të pasura në botë miqësore ndaj familjes? vërehet se vetëm gjysma e vendeve ofrojnë të paktën gjashtë muaj leje me pagesë të plotë për nënat.
Estonia iu ofron nënave lejen më të gjatë me pagesë të plotë prej 85 javësh, pasuar nga Hungaria (72 javë) dhe Bullgaria (61 javë).Në këtë analizë, Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm që nuk ka politika kombëtare për leje të paguar për nënat dhe baballarët. Vendet si Australia, Zelanda e Re dhe Zvicra, që kanë një politikë për leje me pagesë për nënat, të paktën ofrojnë më pak se 10 javë leje me pagesë të plotë.
Krahas kësaj, raporti vëren se edhe kur përfitojnë leje të paguar, shumë baballarë nuk e shfrytëzojnë. Në Japoni, i vetmi vend që ofron të paktën gjashtë muaj leje me pagesë të plotë për baballarët, vetëm 1 nga 20 e ka shfrytëzuar lejen në vitin 2017. Republika e Koresë është vendi i dytë me lejen prindërore më të gjatë, por vetëm 1 nga 6 prindër e shfrytëzojnë.
Sipas raportit, leja e lindjes për baballarët i ndihmon që të lidhen me foshnjat e tyre, kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe foshnjave, ul depresionin e nënave pas lindjes dhe rrit barazinë gjinore. Në raport bëhet thirrje për politika kombëtare që garantojnë leje lindjeje të paguar për baballarët, si dhe nxiten ta shfrytëzojnë.
Për disa nga prindërit që kërkojnë alternativa për kujdesin ndaj fëmijëve pasi të kthehen në punë, barriera më e madhe është përballueshmëria. Sipas të dhënave nga 29 vende, sipas prindërve të fëmijëve të vegjël në Mbretërinë e Bashkuar, kostot ishin arsyeja përse nuk i përdornin qendrat për kujdesin ndaj fëmijëve. Megjithatë, në Republikën Çeke, Danimarkë dhe Suedi, kostoja ishte problem për më pak se 1 në 100 prindër, të cilët u shprehën se nevoja e tyre për shërbime të kujdesit ndaj fëmijëve nuk plotësohej.
Në raport ofrohen udhëzime për mënyrën se si vendet mund t’i përmirësojnë politikat e tyre miqësore ndaj familjes:

•    Ofrimi i lejes prindërimit të paguar statutore mbarëkombëtare prej të paktën gjashtë muajsh.
•    Fëmijëve t’iu ofrohet akses në qendra për kujdesin ndaj fëmijëve, që janë cilësore, të përballueshme dhe të përshtatshme për moshën, pavarësisht rrethanave në familje.
•    Garantimi se nënat mund të ushqejnë me gji si para ashtu edhe pasi të kthehen në punë, duke iu ofruar leje prindërore të gjata me pagesë, duke iu garantuar pushime gjatë punës, si dhe hapësira të përshtatshme dhe të sigurta për të dhënë gji dhe për të përdorur pompën.
•    Mbledhja e më shumë të dhënave të përshtatshme për të gjitha aspektet e politikave miqësore ndaj familjes, në mënyrë që programet dhe politikat të monitorohen dhe të bëhet krahasim midis vendeve.
 

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook