Shqiperia ka nevojë për kordinim dhe bashkëpunim institucional ndaj trafikimit të qënieve njerëzore

22 Qershor 2020
child trafficing
UNICEF/Albania/Pirozzi

Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik së bashku me UNICEF Shqipëri, organizuan një takim koordinimi të nivelit të lartë me Komitetin Rajonal Antitrafik në Tiranë. Programi shumëpalësh i drejtuar nga UNICEF synon të transformojë dhe të përmirësojë reagimin kombëtar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria. Ndërhyrjet specifike janë përqendruar në katër qarqet e Tiranës, Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit dhe anëtarët e Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT) po luajnë rolin e bartësit kryesor të detyrave në këtë proces.

Në fjalën e saj, Zëvendës Ministrja e Brendshme dhe Koordinatorja Kombëtare Antitrafik, Znj. Rovena Voda, theksoi nevojën për një koordinim më të mirë të reagimit së përbashkët ndaj problemit të trafikimit në Shqipëri. E pranishme në takim, prefektja e Tiranës, Znj. Suzana Jahollari, theksoi rëndësinë e veprimtarive të drejtuara nga komuniteti si mjeti parandalues ​​më i efektshëm për të luftuar trafikimin. ‘Bashkëpunimi institucional është një detyrim ligjor’- përfundoi ajo.

Zyrtarë të tjerë të lartë që mbajtën fjalën e tyre gjatë takimit ishin Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Shkëlqesia e tij, Z. Duncan Norman dhe Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Dr. Roberto De Bernardi.

Që nga janari i vitit 2020, UNICEF në Shqipëri është në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e programit, përkatësisht: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Terre des Homme Albania, Vatra, Të ndryshëm dhe të Barabartë dhe Tjetër Vizion, kanë arritur të ofrojnë mbështetje të përshtatur për 117 Viktimat e Mundshme të Trafikimit/Viktimat e Trafikimit në Shqipëri (41 të rritur, 76 fëmijë). Sidoqoftë, mbetet ende shumë për të bërë për identifikimin dhe referimin më të mirë të mundshëm të viktimave të trafikimit në nivelin vendas dhe punës parandaluese për të rinjtë dhe grupet e cenueshme.

Takime të tjera me Komitetet Rajonale Antitrafik në Shkodër, Kukës dhe Dibër do të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme.

Programi mbështetet financiarisht nga Fondi ‘Modern Slavery’ (Skllavëria Moderne) i Qeverisë së MB-së.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook