Shqipëria feston arritjet në arsim, për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe shoqërinë tonë

27 Nëntor 2017

Tiranë, 27 nëntor 2017 – Analiza e rezultateve të Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Studentëve (PISA) për vitin 2015, tregon se fëmijët shqiptarë kanë të njëjtin nivel me bashkëmoshatarët e tyre në vendet, që janë pjesë e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, për sa i përket barazisë sociale dhe aftësive per tj’a dalë ne jetë, pavarësisht se vijnë nga mjedise të pafavorizuara.      

 

PISA, vlerëson shkallën e përvetësimit të njohurive dhe aftësive, që janë thelbësore për pjesëmarrje të plotë në shoqëritë moderne që nga nxënësit e moshës 15-vjeçare e deri në përfundim të arsimit të tyre të detyrueshëm. Politikëbërësit, përdorin gjetjet e PISA-s për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve, vendosjen e standardeve për përmirësime dhe kuptimin e pikave relativisht të forta dhe të dobëta të sistemit arsimor. Rezultatet e fëmijëve shqiptarë tregojnë ecuri të qëndrueshme në të gjitha fushat e mësimnxënies, si shkenca, matematika dhe leximi, ku fëmijët shqiptarë kanë lënë mbrapa bashkëmoshatarët e tyre nga shumë prej vendeve të rajonit.

Ajo çfarë është e rëndësishme për vendin dhe që vlen për t’u festuar është fakti që fëmijët shqiptarë jo vetëm që kanë arritjet më të larta akademike, por edhe që shkollat shqiptare po përgatisin qytetarë me vlera dhe të përkushtuar. Rezultatet e PISA-s tregojnë se fëmijët shqiptarë kanë treguar se, përkatësia komunitare dhe mirëqenia janë në nivele të larta duke u renditur të tretët pas Spanjës dhe Austrisë. Reformat e guximshme dhe nismat novatore, si ajo e “Shkollave si qendra komunitare” tashmë po japin frytet e tyre. 

Ky është një tregues i rëndësishëm, sipas së cilit shkollat shqiptare janë në rrugën e duhur drejt ofrimit të arsimit të qëndrueshëm për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike.Arsimimi, është e drejtë themelore e njeriut. Ajo është jetike për rritjen ekonomike afatgjatë dhe thelbësore për përmbushjen e Objektivit Nr. 4 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili lidhet me arsimin gjithëpërfshirës cilësor.

“Sot, ne jemi krenarë që shumë prej reformave të guximshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilat UNICEF-i dhe partnerët i kanë mbështetur në zhvillimin e kurrikulës, përmirësimin e cilësisë së parashkollorit, trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve, po funksionojnë” – deklaroi Dr. Ezio Gianni Murzi, përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri. 

Rezultatet arsimore të fëmijëve në Shqipëri, janë jo vetëm një arsye e mirë për të festuar sot, por na sigurojnë se shoqëria do të ketë avantazhe ekonomike në të ardhmen, të cilat do të sigurohen, nëpërmjet një fuqi punëtore me të arsimuar dhe me aftësitë e nevojshme për të konkurruar në ekonominë e shekullit 21. 

UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Rinisë në sigurimin e Arsimit Gjithëpërfshirës Cilësor për të gjitha vajzat dhe djemtë

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook