Shërbimet e përballueshme për kujdesin e fëmijëve dhe parashkollori cilësor, janë ndër prioritetet e prindërve në 13 shtete të Evropës dhe Azisë Qendrore – sipas anketës së fundit të UNICEF

Përpara Muajit të Prindërimit të UNICEF-it, që zakonisht festohet në qershor, gjetjet e anketës së re mbështesin thirrjen e UNICEF-it për politika miqësore per familjen

05 Qershor 2023
Artur playing a game with his older son through Bebbo application.
UNICEF/Albania2022

GJENEVË, 1 qershor 2023 – Shërbimet e përballueshme për kujdesin e fëmijëve dhe parashkollori cilësor janë ndër prioritet kryesore të prindërve në 13 shtete në Evropë dhe Azinë Qendrore, sipas gjetjeve të anketës të publikuara sot nga UNICEF-i, në kuadër të Muajit të Prindërimit, që zakonisht festohet në qershor.

Prindërve që morën pjesë në anketë iu kërkua që të identifikojnë mbështetjet nga qeveria, biznesi dhe komuniteti, të cilat do konsideronin si më të rëndësishme. Sipas rezultateve, 26 për qind e prindërve identifikuan parashkollorin cilësor si një nga shërbimet më të rëndësishme qeveritare për të mbështetur familjet, ndërsa 25 për qind të prindërve prioritizojnë opsionet e shërbimeve të përballueshme për kujdesin për fëmijët, si çerdhe dhe kopshte.

Gjetjet e anketës variojnë sipas vendeve. Për shembull, 60 për qind të të intervistuarve në Maqedoninë e Veriut raportojnë se prioritizojnë zgjatjen e lejes prindërore të paguar si mbështetjen më të vlefshme, krahasuar me 15 për qind të të anketuarve në Moldavi. Shërbimet e përballueshme për kujdesin e fëmijëve janë prioriteti më i madh për të anketuarit në Bullgari, Greqi dhe Rumani.

Rreth 27 për qind të prindërve, raportuan se ata do të donin që bizneset të ofronin mundësinë e punës në distancë, ndërsa 26 për qind të tyre prioritizojnë lejen e paguar në rastin e sëmundjeve të fëmijëve. Orari fleksibël i punës ishte mbështetja e tretë më e kërkuar.

Në nivel komuniteti, 43 për qind e prindërve të intervistuar prioritizojnë hapësirat e sigurta ku fëmijët mund të luajnë dhe 42 për qind e tyre prioritizojnë strehimin e përballueshëm për familjet. Në Shqipëri, Kosovë* dhe Maqedoninë e Veriut, rreth tre të katërtat e prindërve prioritizojnë hapësirat e sigurta ku fëmijët mund të luajnë, krahasuar me 30 për qind në Kirgistan dhe 14 për qind në Serbi. 

Publikimi i rezultateve të anketës përkoi me fillimin e Muajit të Prindërimit të UNICEF-it, festa një-mujore e prindërve në të gjithë botën. UNICEF vlerëson dhe lavdëron prindërit për rolin e tyre të rëndësishëm në formësimin e jetës së fëmijëve të tyre dhe bën thirrje për mbështetje më të mirë për prindërit, duke përfshirë shërbimet e shëndetit mendor dhe politikat miqësore me familjen.

"Prindërit luajnë rolin më të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre, duke formësuar lumturinë, shëndetin, mirëqenien e tyre dhe si rrjedhojë dhe njeriun që ata do të bëhen kur të rriten. Është përgjegjësia e përbashkët e qeverive, bizneseve dhe komuniteteve të garantojnë që prindërit të kenë akses në shërbimet mbështetëse që i mundësojnë atyre të krijojnë mjedisin më të mirë të mundshëm ku fëmijët e tyre mund të rriten dhe the zhvillohen,” shprehet Phillippe Cori, Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore.

UNICEF bën thirrje për politika miqësore me familjet, duke përfshirë arsimin dhe kujdesin universal në fëmijërinë e hershme, mbështetjen financiare për fëmijët, lejen prindërore të përshtatshme për të paktën gjashtë muaj, mbështetjen për shëndetin mendor dhe aksesin në programet e mbështetjes së prindërve. UNICEF nxit mbështetjen e përshtatur për prindërit me nevoja komplekse familjare, si ata që jetojnë në varfëri, refugjatët, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, dhe për ata që jetojnë në familje me probleme.

UNICEF vlerëson rolin që luajnë bizneset në krijimin e mjediseve të punës miqësore me familjen dhe bën thirrje për ofrimin e opsioneve të punës fleksibël, mbështetjes financiare si dhe kohë të lirë të paguar për prindërit që kujdesen për fëmijët e sëmurë dhe partnerizimin me qeveritë për të integruar programet e mbështetjes së prindërimit në politika.

A mother smiling to her little daughter
UNICEF/ALB/2022/Kokonozi

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook