Raporti Global për Krizat Ushqimore tregon përmasat e kësaj krize, krahas rreziqeve që COVID-19 paraqet, për vëndet në nevojë

Raporti vjetor për pasigurinë ushqimore dhe kequshqyerjen

23 Prill 2020
prevent
UNICEF/ALBANIA

DEKLARATË E PËRBASHKËT e BE/ FAO/ OCHA/ UNICEF/ USAID/ WFP

21 prill 2020, Sot, një aleancë ndërkombëtare e OKB-së, agjencive qeveritare dhe joqeveritare, që punojnë për të adresuar shkaqet rrënjësore të urisë ekstreme, kanë publikuar një botim të ri të Raportit të tyre Global për Krizat Ushqimore.

Raporti i Rrjetit Global Kundër Krizave Ushqimore na njeh nëpërmjet gjetjeve kyçe, deklaratave nga partnerë, dhe është tashmë i disponueshëm në:

• Faqen zyrtare të internetit të Rrjetit Global: www.fightfoodcrises.net/food-crises-and-covid-19/en/

• Platformën e Rrjetit të Informacionit për Sigurinë Ushqimore : www.fsinplatform.org

 

Gjetjet kyçe të Raportit Global

Raporti tregon se në fund të vitit 2019, 135 milionë njerëz në 55 vende dhe territore përjetuan pasiguri akute ushqimore. Krahas kësaj, gjatë vitit 2019, në 55 vendet në krizë ushqimore të mbuluara nga raporti, 75 milionë fëmijë  ishin të prapambetur ne rritje  dhe 17 milionë vuanin nga rënia në peshë.

Ky është niveli më i lartë i pasigurisë akute ushqimore dhe i kequshqyerjes, i dokumentuar nga Rrjeti që prej botimit të parë të raportit në vitin 2017.

Gjithashtu, në vitin 2019, 183 milionë njerëz u kategorizuan në gjendjen e Stresuar (Faza 2 e IPC/CH), në pikën e urisë akute dhe në rrezik për të përjetuar krizën e urisë akute ose më keq (Faza 3 ose më lart e ICP/CH), nëse përballen me një shok apo faktorë stresantë të tillë si pandemia e COVID-19.

Më shumë se gjysma (73 milionë) e 135 milionë njerëzve që përfshihen në raport jetojnë në Afrikë; 43 milionë jetojnë në Lindjen e Mesme dhe Azi; 18.5 milionë jetojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Faktorët kyç që gjënden pas tendencave të analizuara në raport ishin: konflikti (faktori kyç që çoi 77 milion njerëz në pasiguri akute ushqimore), ndryshimet ekstreme klimatike (34 milionë njerëz) dhe turbullirat ekonomike (24 milionë).

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook