Qeveria shqiptare me një strategji të buxhetuar për drejtësinë për të miturit

20 Shtator 2018
Council of Ministers
kryeministria.al

Tiranë, 20 shtator 2018 – Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e djeshme Strategjinë 4-vjeçare të Drejtësisë për të Mitur, mbeshtetur nga UNICEF. Kjo është hera e parë që Qeveria e këtij vendi krijon një kuadër politik të dedikuar drejtësise miqësore per fëmijët. 

Miratimi i Strategjisë përbën një lajm të mirë për shumë fëmijë që kërkojnë zgjidhje ligjore për shkeljet e te drejtave te tyre: ai ripohon të drejtën e fëmijëve për te marre drejtësi; ofron bazat për investim publike që ta bejne drejtësine të funksionojë për fëmijët; dhe orienton profesionistët që mbështesin fëmijët te perfshire ne sistemin e drejtësisë, si në fushën e së drejtës penale, ashtu edhe ate administrative, civile dhe familjare. 

Strategjia, e hartuar nga Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e UNICEF-it, pasqyron ekspertizen e specialisteve të Ministrisë dhe te UNICEF-it. Ajo u konsultua me aktore kombetare dhe nderkombetare dhe po ashtu me fëmijët dhe familjet e tyre. 

Roberto de Bernardi, përfaqësues i UNICEF-it u shpreh: “Në emër të UNICEF-it, do të doja të përgëzoja Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe veçanërisht Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për angazhimin e tyre për të siguruar te drejtat e fëmijëve dhe qasjen e tyre ne drejtësi. Nga njëra anë, Strategjia orienton përpjekjet publike për të siguruar zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dhe nga ana tjetër, trajton mundesite e barabarta të fëmijëve per te kerkuar drejtesi. Tani mbetet te realizohet zbatimi i plotë i saj permes bashkepunimit te institucioneve publike dhe aktoreve kombëtare dhe ndërkombëtare.” UNICEF-i mbetet i gatshëm te vijoje mbështetjen e tij për drejtësi miqësore me fëmijët, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të vendit për reformën në sistemin e drejtësisë.

Strategjia e Drejtësisë për të Mitur do te kontribuojë në : 

  1. Garantimin e aksesit të fëmijëve në drejtësi;
  2. Sigurimin e një gjykimi të drejtë për fëmijët;
  3. Parandalimin e ripërfshirje se fëmijëve në krim;
  4. Rishoqërizimin, riintegrimin dhe rehabilitimin e fëmijëve në kontakt ose në konflikt me ligjin; 
  5. Bashkëpunimin ndër-institucional për drejtësinë për të mitur. 

Strategjia misheron vullnetin politik të Qeverisë së Shqipërisë për ta parë drejtësinë për të miturit si një përbërës kyç të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, po ashtu si një kontribues në përputhshmërinë e Shqipërisë me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (KDF) dhe në përpjekjet e saj për aderimin në BE.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook