Qendra teknologjike në bibliotekat publike - Prezantohet ‘‘BiblioTech’’ për fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës

21 Tetor 2020
biblio tech
UNICEF/ALBANIA/2020

Tiranë, 19 tetor 2020 - Ditën e sotme, në bibliotekën publike ‘‘Misto Treska’’, UNICEF së bashku me Bashkinë e Tiranës prezantuan “BiblioTech”, nismën më të fundit dhe më emocionuese për fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës.

Qendrat “BiblioTech” janë hapësira fizike me fokus tek të nxënit digjiital dhe zhvillimi i fëmijëve, i rinjve dhe të rriturve, me qëllim përmirësimin e aftësive të domosdoshme të shekullit 21-të, duke mësuar njëkohësisht rreth sigurisë dhe mbrojtjes në internet. Kjo nismë parashikon shtrirjen graduale të këtyre këndeve teknologjike edhe në bibliotekat e tjera publike të kryeqytetit, mjediset e të cilave janë miqësore me internet të filtruar ‘Friendly Wi-Fi’.

‘‘Kriza e COVID-19 ka qenë një sfidë për të gjithë ne, por njëkohësisht na ka mësuar disa gjëra mjaft të rëndësishme. Jemi të vetëdijshëm se jo të gjithë fëmijët kanë mundësi aksesi në internet dhe se jo të gjithë prindërit mund t’u ofrojnë fëmijëve të tyre pajisje që sigurojnë akses në internet apo t’u japin këshilla të dobishme për lundrimin e sigurt. Ja përse nisma ‘‘BiblioTech’’ është kaq aktuale dhe e rëndësishme. Përmes kësaj nisme, ne sigurojmë për këdo jo vetëm akses në teknologjinë dixhitale, por i vendosim fëmijët dhe të rinjtë në qendër të saj, në vendin më të rëndësishëm’’, u shpreh Dr Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri.

Qendrat ‘‘BiblioTech’’ do të organizojnë seanca tematike dhe informuese, si dhe workshop-e dhe aktivitete të lehtësuara me ndihmën e teknologjisë, lidhur me njohuritë dixhitale, sigurinë në internet, teknologjitë e informacionit, sipërmarrjet e reja, etj.

Në vitin 2019, UNICEF-i dhe Bashkia e Tiranës bashkëpunuan ngushtësisht me sektorin privat, me qëllim prezantimin e konceptit ‘‘Friendly WiFi’’ në Tiranë, nismë e cila rezultoi në hapjen e 42 pikave aksesi në ‘‘Friendly WiFi’’ në të gjithë qytetin. Tashmë, në përputhje me vizionin e agjendës dixhitale të BE-së për fëmijët, bibliotekat publike u janë bashkuar përpjekjeve për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga abuzimi në internet.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook