Publikohet libri me histori për fëmijë për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të përballojnë COVID-19

11 Prill 2020
my hero
UNICEF/ALBANIA

GJENEVË, 9 prill 2020- Një libër i ri me histori që synon të ndihmojë fëmijët të kuptojnë dhe të pranojnë gjendjen e shkaktuar COVID-19 është produkti i një bashkëpunimi midis shumë se 50 organizatave që punojnë në sektorin humanitar, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq e Shoqëritë e Gjysmëhënës së Kuqe dhe Save the Children.

Me ndihmën e një krijese imagjinare, Ario, “Heroi im je ti, Si mund të luftojnë fëmijët COVID-19!” shpjegon se si fëmijët mund të mbrojnë veten, familjen dhe miqtë e tyre nga koronavirusi dhe si mund të menaxhojnë emocionet e forta kur përballen me një realitet të ri dhe që ndryshon shumë shpejt.

Libri, i cili kryesisht ka si synim fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç, është një projekt i  Grupit të Referencës së Komitetit të Përhershëm Ndër-agjencor për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen Psikosociale në Situata Emergjence, një bashkëpunim unik i agjencive të Kombeve të Bashkuara, organizatave kombëtare dhe joqeveritare dhe agjencive ndërkombëtare që ofrojnë mbështetje për shëndetin mendor dhe atë  psikosocial në situata emergjence.

Në fazat e para të projektit më shumë se 1700 fëmijë, prindër, kujdestarë dhe mësues nga e gjithë bota ndanë me ne si po përballeshin me pandeminë e COVID-19. Kontributet e tyre kishin vlerë të paçmuar për skenaristen dhe ilustruesen, Helen Patuck, dhe ekipin e projektit për t’u siguruar se historia dhe mesazhet e saj të përshtateshin për fëmijë nga prejardhje dhe kontinente të ndryshme.

Përkthimi i librit, është në shumë gjuhë të botës dhe shumë shpejt do jetë dhe në shqip. Libri do të publikohet si material elektronik dhe në versionin audio. 

Shkarkoni Heroi im je ti: versionet në të gjitha gjuhët.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook