Përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), SHBA i ka dhënë UNICEF Shqipëri, një kontribut prej 1 400 000 USD, për luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

09 Shtator 2020
launch
UNICEF/ALBANIA/2020

Tiranë, më 8 shtator 2020 –UNICEF, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, si dhe partnerët lokalë po bashkëpunojnë për të zbutur ndikimin e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri. Është thelbësorë që publiku të informohet mbi atë që dihet dhe nuk dihet për pandeminë, si dhe lidhur me masat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në vijim për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Kjo pandemi ka shkaktuar një krizë globalë të paprecedentë, duke sjellë problematika shëndetësore, humanitare, socio-ekonomike, si dhe të të drejtave të njeriut.  Krahas ndikimit negativ në sistemin e shëndetit publik, COVID-19 ka ndryshuar edhe rutinën e jetës së përditshme të fëmijëve, kjo si rrjedhojë e mungesës së aksesit në shërbimet themelore sociale.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale se bashku me UNICEF dhe USAID për të nisur një fushatë të re të quajtur ‘‘Superheroes wear masks and hug with heart (Superheronjtë mbajnë maska dhe japin përqafime plot dashuri)’’, me qëllim promovimin e parandalimit të COVID-19. Kjo fushatë, e cila nis zyrtarisht ditën e martë, më 8 shtator, bashkon një sërë nismash, duke përfshirë edukatën e higjienës personale dhe promovimin e shëndetit për të përmirësuar ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi COVID-19, si dhe për mënyrat se si mund të parandalohet transmetimi i tij.

Fushata #SuperheroesWearMask synon të arrijë te fëmijët, familjet dhe mësuesit përmes platformave tradicionale dhe ato dixhitale. Audienca të ndryshme në mbarë vendin do të marrin mesazhe të përditshme të personalizuara përmes mediave sociale. Fushata synon të ndihmojë 1 milionë njerëz përmes platformave televizive dhe atyre online të UNICEF.

UNICEF-i punon për të përmbushur nevojat e fëmijëve, të komuniteteve, të sistemeve dhe strukturave shëndetësore, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe adresimin e ndikimit të drejtpërdrejtë shëndetësor dhe social-ekonomik të pandemisë te fëmijët dhe të rinjtë, në mënyrë të veçantë te grupet më të cenueshme. Aktualisht, UNICEF-i po jep informacione të sakta mbi parandalimin e sëmundjes dhe çështje të tilla si: higjiena personale dhe në familje. Gjithashtu, po u shpërndan kopshteve, shkollave dhe klinikave shëndetësore materiale dhe dezinfektantë, me qëllim promovimin e praktikave të rekomanduara të higjienës, si dhe për të mbështetur funksionimin e sigurt të këtyre institucioneve.

UNICEF-i i është mjaft mirënjohës ndaj USAID-it dhe popullit amerikan për mbështetjen e tyre bujare. Deri më tani, USAID-i ka siguruar 1,4 milionë Dollarë për UNICEF Shqipëri përmes një granti botëror nën ombrellën e USAID/UNICEF.

UNICEF Shqipëri bashkëpunon me Qeverinë shqiptare për të përmirësuar sektorin shëndetësor të vendit, veçanërisht në fushat që lidhen me kujdesin e nënave, të foshnjave dhe të fëmijëve.  UNICEF-i Shqipëri do të punojë në kuadër të infrastrukturës së drejtuar nga Kombet e Bashkuara, në koordinim të ngushtë me OBSH-në, nën drejtimin e sistemit kombëtar të qeverisjes, si dhe me partnerë të shoqërisë civile për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre nga ekspozimi ndaj COVID-19 dhe për reduktimin e vdekshmërisë.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook