Për një internet të sigurt për çdo fëmijë në Shqipëri

Për një internet të sigurt për çdo fëmijë në Shqipëri

17 Dhjetor 2018
Viral Summit
UNICEF\ALB\Fusha

Tiranë, 26 Nentor, 2018 – UNICEF në Shqipëri,organizon për herë të parë "Samitin VIRAL: Një internet më i mirë për fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri". Ky Samit synon të mbledh dhe përhap ide novative, për të frymëzuar dhe stimuluar veprime konkrete dhe për të kontribuar në Planin e Veprimit të Qeverisë së Shqipërisë, për një internet më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët.

 

Cdo ditë, më shumë se 175,000 fëmijë hyjnë online për herë të parë- pra një fëmijë çdo gjysmë dite. Njëkohësisht, ka mjaft evidence qe tregojnë se fëmijët po hyjnë në internet në moshat gjithnjë e më të reja. Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në vitin 2017, që është 18% më e lartë krahasuar me vitin 2016. Ky aksesor dixhital i ekspozon fëmijët për një numër të madh përfitimesh dhe mundësish, por gjithashtu një mori rreziqesh dhe dëmesh, për përmbajtjen e dëmshme, abuzimin seksual dhe shfrytëzimin, cyberbullying dhe keqpërdorimin e informacionit privat.

 

Roberto De Bernardi, Përfaqësues i UNICEF u shpreh: "Ndërsa qeveria dhe sektori privat kanë bërë disa përparime për të hartuar dhe zbatuar disa nga politikave qe ndihmojne për të eliminuar rreziqet në internet për fëmijët,ka shumë më tepër për t'u bërë, për t'i mbrojtur ata nga rreziqet në internet".

 "Megjithe këtë numër të lartë dhe të shpejtë të fëmijëve dhe veçanërisht fëmijët më të vegjël hyjnë që hynë në internet, ekziston nevoja urgjente për të kuptuar plotësisht jetën dhe përvojat e fëmijëve në internet dhe për të siguruar qasje në përmbajtje të sigurt dhe cilësore".

 

UNICEF beson se detyrimet për të mbrojtur fëmijët e jetës online mbeten me qeveritë, familjet dhe komunitetet, megjithatë sektori privat sidomos industritë e teknologjisë dhe telekomunikacionit duhet të dalin përpara dhe të përmbushin përgjegjësinë e tyre për të formuar një botë më të sigurt dixhitale për fëmijët.

 

Në fjalën e saj përshëndetëse, Marta De Santos Pais, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunën Kundër Fëmijëve u shpreh: ” Qoftë për çështje të internetit apo të tjera, nevojitet që shtetet të gjejnë zgjidhje që udhëhiqen, nga interesi më i lartë i fëmijës, mbrojtja e fëmijës nga diskriminim dhe respekti dhe promovimi aftësive të fëmijës për të vepruar në mënyrë të pavarur. Disa aspekte të tjera thelbësore të përgjegjësive të shteteve palë në këtë fushë janë garantimi i: eliminimit të dhunës dhe abuzimit të fëmijëve në internet, të drejtës së informimit, të drejtës për zgjidhje efektive dhe i rimëkëmbjes dhe riintegrimit të tyre.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

David Gvineria

Specialist i mbrojtjes së fëmijëve

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook