“Njohuritë, qëndrimet dhe perceptimet për martesat e fëmijëve në komunitetet e prekura në Shqipëri

Martesa e fëmijëve eshte krim

14 Janar 2019
child marriage
UNICEF/Albania/Beci

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), prezanton raportin me titull: “Njohuritë, qëndrimet dhe perceptimet për martesat e fëmijëve në komunitetet e prekura në Shqipëri”. Ky është një raport cilësor, që hartohet në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Suedisë, përmes Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zëvendës ministra, përfaqësues të UNICEF dhe UNFPA, Ambasadori i Suedisë, aktivistë për të drejtat e njeriut, donatorë dhe përfaqësues të medias ishin prezent. Investimi në parandalimin e martesës së fëmijëve është një nga strategjitë më efikase dhe më të drejta për të çuar përpara të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve. Martesa e fëmijëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Ajo ndikon negativisht në arsimimin, shëndetësinë dhe mirëqenien e djemve dhe vajzave, dhe ciklet e varfërisë dhe pabarazisë vijojnë të jenë të pranishme. Në Shqipëri, martesat e fëmijëve jane ende e pranishme. Të dhënat më të fundit, të nxjerra nga Studimi Demografik dhe Shëndetësori (2017-2018) konfirmojnë një shtim të numrit të grave të grupmoshës 20-49 vjeç që martohen në moshën 18-vjeçare, nga 9 për qind në 11 për qind. Martesat e fëmijëve pakësojne shanset e vajzave adoleshente që të gëzojnë jetesë të pavarur, shëndetshme dhe financiarisht të qëndrueshme si të rritura, dhe rrit cenueshmërinë e tyre ndaj dhunës me bazë gjinore.

UNICEF dhe UNFPA në Shqipëri, ndërmoren një Studim Cilësor për Njohuritë, Qëndrimet dhe Perceptimet lidhur me Martesat e Fëmijëve.  Martesa e fëmijëve pengojne drejtpërdrejt arritjen e të paktën gjashtë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, numri 5, qe synon t'i japë fund martesave të fëmijëve deri në vitin 2030.
Ky studim u përqendrua kryesisht te popullatat rome dhe egjiptiane, dhe te popullatat e varfra urbane dhe rurale, ku ky fenomen ishte më i përhapur. Gjithashtu, te dhenat do të ndihmojë në procesin e advokimit me vendimmarrësit lidhur me nevojën për adresimin e fenomenit të martesave të fëmijëve përmes masave ligjore dhe politike si dhe mbi bazen e te dhenave dhe fakteve do krijoje mbështetje per zhvillimin e programeve e të politikave për te frenuar martesat e fëmijëve.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook