Një sistem shëndetësor më miqësor dhe cilësor, është një e drejtë njerëzore

05 Mars 2018
A friendly health system
UNICEF/ALB/2018/Olsi Beci

Tiranë, 5 Mars 2018 - Rëndësia që ka përforcimi i sistemeve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të paanshme ndaj fëmijëve të vegjël, mblodhi bashkë në një takim nën-rajonal treditor, zyrtarë qeveritarë, profesionistë të shëndetësisë, punonjës të UNICEF nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova (Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së), Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

Ky takim, organizohet nga Zyra Rajonale e UNICEF-it në Gjenevë dhe Nju York në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Tiranë.

UNICEF i kujton përfaqësuesve të qeverisë, të mbledhur në Hotel Tirana, se ato kanë në dorë mundësinë për t’iu shpëtuar jetën fëmijëve, duke u zotuar për ndërmarrjen e disa veprimeve që çojnë në Përforcimin e Sistemit Shëndetësor, për të arritur Mbulim Shëndetësor Universal dhe për të përparuar me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në krahasim me situatën e para njëzetë viteve, fëmijët në Evropë dhe Azinë Qendrore, përfshirë edhe Ballkanin, kanë më pak gjasa të vdesin përpara moshës pesëvjeçare,ndonëse pabarazitë jane ende prezent. Në lidhje me vdekshmërinë e fëmijëve midis vendeve dhe grupeve të ndryshme të popullsisë, hendeku është i thellë. Vdekshmëria e fëmijëve për disa grupe, rezulton dy deri në tre herë më e lartë se mesatarja, ndërsa aksesi në shërbimet shëndetësore është shumë i ulët.   

Me qëllim reduktimin e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve dhe ngushtimin e këtij hendeku,  duhet të bëhen ndryshime në sistem në shumë nivele: kombëtar, rajonal dhe vendor. Këto ndryshime do të ndihmojnë, për të garantuar se ato janë tërësisht funksionale dhe mbështesin politika dhe veprime konkrete që cojnë drejt realizimit të qëndrueshëm dhe progresiv të të drejtave të fëmijëve.

Gjatë këtij takimi, do të shqyrtohen Plani Strategjik 2018–2021 i UNICEF-it  për Shëndetësinë, dhe do të arrihet një konsensus për mënyrën se si vendet pjesmarrëse,në bashkëpunim me UNICEF-in mund t’i përforcojnë sistemet e tyre shëndetësore.

UNICEF parashikon se qasja e përforcimit të sistemit shëndetesor, mund të shfrytëzohet për të furnizuar me të dhëna proceset e planifikimit kombëtar dhe për t’i integruar ato me nismat globale në këtë fushë, me qëllimin zhvillimin e një udhëzuesi dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimit shëndetësor rajonal, në mënyrë që të jetë sa më i efektshëm dhe sa më i përgjegjshëm.

David Hipgrave, Drejtor për programin e shëndetësisë UNICEF në Nju Jork, e vë theksin te nevoja për t’i bërë partnerët dhe stafin e UNICEF-it ta kuptojnë më mirë konceptin dhe qasjen e UNICEF-it, se cdo do të thotë Përforcim te Sistemit Shëndetësor, duke përfshirë zbatimin praktik sipas specifikave të secilit vendeve përkatëse, me qëllimin përmirësimin e rezultateve të drejta për fëmijët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, e ka autorizuar fillimin e kesaj nisme dhe e ka njohur rëndësinë e përforcimit të sistemit shëndetësore, për të sjellë ndryshime domethënëse për t’i përkrahur fëmijët që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Mariana Bukli

Specialiste e Shëndetit dhe Ushqyerjes

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook