Një mjedis i shëndetshëm është çështje e të drejtave, për çdo fëmijë
Deklarata për Fëmijët, të Rinjtë dhe Veprimet për Klimën në Shqipëri u nënshkrua në një moment kritik

- English
- Shqip
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bashkë me UNICEF-in në datën 22 nëntor të vitit 2023 në Tiranë nënshkruan Deklaratën për Fëmijët dhe të Rinjtë dhe Veprimet për Klimën. Ky është angazhimi i parë në llojin e tij për të përshpejtuar politikat dhe veprimet klimatike gjithëpërfshirëse, të përqendruara te fëmijët dhe të rinjtë në nivel kombëtar.
Deklarata për Fëmijët, të Rinjtë dhe Veprimet për Klimën në Shqipëri u nënshkrua në një moment kritik kur delegacione nga e gjithë bota do të marrin pjesë në Konferencën e 28-të të Palëve, e njohur edhe si COP28, për të diskutuar dhe për të ndërmarrë masa për ndryshimet klimatike.
Një nga qëllimet e Deklaratës është të zgjerojë pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në proceset e zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike përmes edukimit më të madh rreth ndryshimeve klimatike dhe mjedisit, si dhe përvetësimit të njohurive dhe aftësive të nevojshme për të mbrojtur veten dhe për të kontribuar në një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.
Mesazhet kryesore nga të rinjtë nga e gjithë bota që do të jenë pjesë e delegacioneve do të jenë: mbrojtja e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve; fuqizimi i çdo fëmije gjatë gjithë jetës së tij me mundësi zhvillimi, me arsimimin dhe aftësi për të qenë përkrahës i mjedisit; zvogëlimi i emetimeve dhe përmbushja e marrëveshjeve ambicioze ndërkombëtare për qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike. Dy të rinj nga Delegatet e OKB-së për të Rinjtë do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar në COP28.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,Mirela Kumbaro u shpreh: "UNICEF është një ndër partnerët tanë më të rëndësishëm sa i takon edukimit të fëmijëve në mënyrë përfshirëse. Sfida është që këtë deklaratë ta përkthejmë në veprimet konkrete të përditshme dhe mesazhet e saj të përthithen nga fëmijët. Jam e bindur se do të kemi një rrugë të bukur, ama tepër sfiduese, që çështjet e klimës dhe natyrës të dëgjohen prej të rinjve e pastaj t’i kthejmë në prioritet për ta. Shqipëria natyrisht që nuk ndikon në ndryshimet globale të klimës, nuk ndot globalisht, por është shumë e rrezikuar prej pasojave që po i ndjejmë çdo vit e më tepër."
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Roberto De Bernardi, u shpreh: “Kam kënaqësinë të shoh përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve, në veprimet klimatike dhe të vlerësoj ambicien e shtuar të qeverisë shqiptare mbi angazhimi për të nënshkruar Deklaratën e Fëmijëve, të Rinjve dhe Veprimet për Klimën.”
Ndryshimet klimatike kërcënojnë mbijetesën, zhvillimin, ushqyerjen, arsimimin dhe aksesin e fëmijëve në kujdesin shëndetësor - të gjitha këto janë të drejta të fëmijëve dhe të përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Sipas Indeksit të UNICEF-it mbi risqet e klimës ndaj fëmijëve afërsisht 1 miliard fëmijë (gati gjysma e fëmijëve në botë) jetojnë në vende me rrezik jashtëzakonisht të lartë. Gjithashtu dhe fëmijët në Shqipërisë janë në risk të konsiderueshëm të ndryshimeve klimatike. Raporti i Progresit i BE-së i vitit 2023 tregon se Shqipëria ka një nivel përgatitjeje për të trajtuar ndryshimet klimatike, megjithatë duhet bërë akoma më shumë.
Mbrojtja e planetit dhe mbrojtja e fëmijëve shkojnë krah për krah dhe të dyja, mund të arrihen nëse ne veprojmë tani. UNICEF-i në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerë në nivel kombëtar dhe lokal për të siguruar që fëmijët të mund të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të pastër.
Kontakte me mediat
About UNICEF
UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.
For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.