Ndikimi i COVID-19-ës në shëndetin e dobët mendor te fëmijët dhe të rinjtë është vetëm “maja e ajsbergut” - UNICEF

Analiza e re tregon kontributin e humbur në ekonomi për shkak të sëmundjeve mendore mes të rinjve, i vlerësuar rreth 390 miliardë dollarë amerikanë në vit

06 Tetor 2021
Mental Health
UNICEF/ALBANIA/2021

NJU JORK/Albania 5 tetor 2021 –Ndikimi i COVID-19-ës te shëndeti mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve mund të vijojë për shumë vite, paralajmëroi UNICEF-i sot në raportin e tij nismëtar.

Sipas raportit Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021: Në mendjen time: promovimi, mbrojtja dhe kujdesi për shëndetin mendor të fëmijëve – vështrimit më gjithëpërfshirës të UNICEF-it në shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve në shekullin e 21-të - edhe përpara COVID-19-ës, fëmijët dhe të rinjtë mbanin barrën e sëmundjeve të shëndetit mendor pa shumë investime për trajtimin e tyre.

Sipas vlerësimeve më të fundit në dispozicion, më shumë se 1 në 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç jetojnë me një çrregullim mendor të diagnostikuar në nivel global. Rreth 46,000 adoleshentë vdesin çdo vit nga vetëvrasja, që është një ndër pesë shkaqet kryesore të vdekjes për këtë grupmoshë. Ndërkohë, ekzistojnë hendeqe të mëdha midis nevojave të shëndetit mendor dhe financimit për shëndetin mendor. Raporti zbulon se vetëm rreth 2% e buxhetit për shëndetësinë të qeverive u caktohet shpenzimeve për shëndetin mendor në nivel global.

Ekziston një hendek njohurish mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Sipas studimit të (Sjelljet lidhur me Shëndetin e Fëmijëve ne Moshën Shkollore)2017-18, një përqindje e konsiderueshme këtyre fëmijëve, raportuan se ndihen të irrituar të paktën një herë në muaj, ose janë nervozë dhe raportojnë çrregullime të gjumit. Fëmijët dhe vajzat më të mëdha raportojnë një nivel më të lartë të çrregullimeve të shëndetit mendor. Adoleshentët shpesh raportojnë se ndihen nervozë (18 përqind), temperament te veshtire(20 përqind) dhe dhimbje koke dhe vështirësi për të fjetur (15 përqind).

COVID-19 ka nxjerrë në pah shendetin mendor si një rrezik të rëndësishëm i cili po zhvilloht me tej, e  me të cilin po  përballen adoleshentët edhe në Shqipëri. Kur fëmijët përjetojnë fatkeqësi të forta, të shpeshta ose të zgjatura pa mbështetjen e duhur të ndonjë specialisti, kjo mund të ketë pasoja negative serioze dhe të qëndrueshme në zhvillimin kognitiv (ndryshe procesi i të  menduarit tek fëmijët) dhe rregullimin emocional, që potencialisht mund të ketë ndikim gjatë gjithë jetës në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës.

“Kanë qenë 18 muaj shumë, shumë të gjatë për të gjithë ne - veçanërisht për fëmijët. Për shkak të mbylljes dhe kufizimeve të lidhura me kufizimet e lëvizjes, fëmijët kanë kaluar vite të pashlyeshme të jetëve të tyre larg nga familja, miqtë, klasat, loja - elemente themelore të vetë fëmijërisë,” u shpreh Henrietta Fore, Drejtore Ekzekutive e UNICEF-it.

“Ndikimi është i konsiderueshëm dhe është vetëm maja e ajsbergut. Edhe përpara pandemisë, shumë fëmijë mbartnin barrën e problematikave të patrajtuara të shëndetit mendor. Investimet e qeverive për t'i trajtuar këto nevoja kritike janë shumë të pakta. Nuk po i kushtohet rëndësi e mjaftueshme marrëdhënies midis shëndetit mendor dhe rezultateve jetësore për të ardhmen.”

Shëndeti mendor i fëmijëve gjatë COVID-19-ës

Vërtet që pandemia ka bërë të sajën. Sipas zbulimeve të hershme nga një anketë ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit e zhvilluar nga UNICEF-i dhe Gallup-i në 21 vende - e përmendur në raportin ‘Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021’ - mesatarisht, 1 në 5 të rinj të anketuar të moshës 15-24 vjeç shpreheshin se shpesh ndiheshin të dëshpëruar ose kishin pak interes për të bërë gjëra.

Teksa COVID-19-a hyn në vitin e tij të tretë, ndikimi mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve vazhdon të jetë një barrë e rëndë. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion të UNICEF-it, të paktën 1 në 7 fëmijë në nivel global është prekur drejtpërdrejt nga izolimi, ndërsa mbi 1.6 miliardë fëmijë kanë vuajtur nga mungesa e arsimit. Prishja e rutinës, arsimit, argëtimit, si dhe shqetësimi për të ardhurat dhe shëndetin e familjes ka bërë që shumë të rinj të ndihen të frikësuar, të zemëruar dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Për shembull, një anketë online në Kinë, në fillim të vitit 2020, citoi raportin ‘Gjendja e Fëmijëve në Botë’, duke treguar se rreth një e treta e të anketuarve ndiheshin të frikësuar ose në ankth.

UNICEF Shqipëri ofroi mbështetjen nëpërmjet shtimit te stafit - një ekip psikologësh profesionistë - për të ofruar këshillim psikologjik online 24/7 për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët e tyre, veçanërisht ata në rrezik dhune/dhuna me baze gjinore dhe profesionistëve të mbrojtjes në vijën e parë nëpërmjet platformës ekzistuese www.nukjevetem.al; forcimit të kapaciteteve operacionale të telefonit të ndihmës për fëmijë ALO 116 për të trajtuar mbështetjen në situatën e mbylljes dhe për t’u përballur me numrin e shtuar të telefonatave nga fëmijët; riaftësimi I stafit të Linjës Telefonike Kombëtare të Ndihmës si dhe platformës së këshillimit NJV për përballimin e rasteve të zbutjes së rrezikut dhe referimit të të mbijetuarve, duke përfshirë mbrojtjen nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi; këshillimin dhe informacionin e përshtatshëm për COVID-19-ën për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit; përshtatjes së shërbimeve aktuale për fëmijët në konflikt ose në kontakt me ligjin në situatën e kufizimeve dhe distancimit fizik me qëllimin për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit dhe zbatimit të planeve individuale të trajtimit. 

UNICEF ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve për 160 persona nga personelit shëndetësor në shërbimet parandaluese të shëndetit të nënës dhe fëmijës në 4 rajone (Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë). Një modul specifik mbi mirëqenien e prindërve është pjesë e kurrikulave të akredituara të trajnimit të personelit që ofron vizita në shtëpi. Si një profesionist i besuar, personeli shëndetësor që kryen  vizita ne shtëpi, njihet njekohesisht edhe me nevojat e shëndetit mendor të një gruaje shtatzënë, nënës së re ose babait dhe i siguron këshilla dhe mbështetje, si dhe identifikon ata që kanë nevojë për ndihmë profesionale dhe i referon ata tek shërbimet e duhura

Kostoja për shoqërinë

Çrregullimet mendore të diagnostikuara, duke përfshirë ADHD-në, ankthin, autizmin, çrregullimin bipolar, çrregullimet e sjelljes, depresionin, çrregullimet e të ngrënit, aftësitë e kufizuara intelektuale dhe skizofreninë, mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin, arsimimin, rezultatet jetësore dhe aftësinë për të fituar të ardhura të fëmijëve dhe të rinjve.

Ndërsa ndikimi në jetët e fëmijëve është i pallogaritshëm, një analizë e re nga Universiteti i Ekonomisë në Londër në një raport tregon se kontributi i humbur i ekonomive për shkak të çrregullimeve mendore që çojnë në aftësi të kufizuara ose vdekje mes të rinjve vlerësohet të jetë rreth 390 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Faktorët mbrojtës

Raporti vëren se kombinimi i gjenetikës, përvojës dhe faktorëve mjedisorë që në ditët më të hershme, duke përfshirë prindërimin, shkollimin, cilësinë e marrëdhënieve, ekspozimin ndaj dhunës ose abuzimit, diskriminimin, varfërinë, krizat humanitare dhe emergjencat shëndetësore si COVID-19-a i japin formë dhe ndikojnë shëndetin mendor të fëmijëve gjatë jetës së tyre.

Ndonëse faktorët mbrojtës si kujdestarët e dashur, mjediset e sigurta shkollore dhe marrëdhëniet pozitive me bashkëmoshatarët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve mendore, raporti paralajmëron se vështirësi serioze si stigma dhe mungesa e financimeve po pengojnë për shumë fëmijë të pasurin e shëndetit mendor pozitiv ose aksesimin e mbështetjen për të cilën kanë nevojë.

Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021 u bën thirrje qeverive dhe partnerëve të sektorit privat që të angazhohen, komunikojnë dhe veprojnë për të promovuar shëndetin mendor të të gjithë fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve; për t’i mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë dhe për t’u kujdesur për më të cenueshmit, duke përfshirë:

  • Investimin urgjent për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në të gjithë sektorët, jo vetëm në shëndetësi, për të mbështetur një qasje të të gjithë shoqërisë ndaj parandalimit, promovimit dhe kujdesit.
  • Integrimin dhe shkallëzimin e ndërhyrjeve të bazuara në prova në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale duke përfshirë programet e prindërimit që promovojnë kujdestari të përgjegjshme dhe edukuese dhe mbështesin shëndetin mendor të prindërve dhe kujdestarëve, si dhe duke siguruar përkrahjen e shëndetit mendor në shkolla nëpërmjet shërbimeve cilësore dhe marrëdhënieve pozitive.
  • Thyerjen e heshtjes që rrethon sëmundjet mendore nëpërmjet trajtimit të stigmës dhe promovimit të të kuptuarit më të mirë të shëndetit mendor dhe marrjen seriozisht të përvojave të fëmijëve dhe të rinjve.

“Shëndeti mendor është pjesë e shëndetit fizik- nuk mund të vazhdojmë ta shohim ndryshe,” shprehet Fore. “Për shumë kohë, si në vendet e pasura, edhe në ato të varfrat, kemi parë se sa pak kuptohet dhe investohet për këtë element kritik të maksimizimit të potencialit të çdo fëmije. Kjo duhet të ndryshojë.”

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook