Ndërtimi nje sistemi për mbrojtjen e fëmijëve që funksionon për çdo fëmijë në Shqipëri

22 Janar 2019
Social_Worker
UNICEF/Albania/Terre des Hommes

17 Janar 2019- Mbi 15 profesionistë  të sektorit  mbrojtjes së fëmijëve janë  bërë  pjesë  e një trajnimi intensiv që  synon të  rrisë  njohuritë  dhe te krijojë  një  grup specialistesh të aftë që  do të  ofrojë  mbështetje për  punonjësit e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, të cilët menaxhojnë  rastet e fëmijëve dhe familjeve të  prekura nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi.
"Mbrojtja e fëmijëve dhe punonjësit social janë motori i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Ky kurs është hartuar për t'u siguruar që ekspertët më të mirë lokalë në vend janë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë më të avancuara, për të ndihmuar kolegët e tyre dhe të gjithë fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje ", tha David Gvineria, Specialist për Mbrojtjen e Fëmijëve, UNICEF Shqipëri.


"Programi i trajnimit në shërbim të punonjësve të mirëqenies së fëmijëve është instrumenti më i madh i ndërtimit të kapaciteteve i zhvilluar nga Terre des homes dhe Departamenti i Punës Sociale të Universitetit të Tiranës, mbështetur nga UNICEF, i cili përcakton bazën e edukimit të vazhdueshëm për këtë forcë pune, duke synuar shërbime më cilësore për fëmijët" Alketa Lasku, Drejtore e Terre des hommes Albania.


Që nga viti 2017 ekziston një dispozitë e re ligjore që kërkon që të gjithë punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve të kenë arsimim në  punë sociale dhe duhet të kenë funksion të  dedikuar në secilën njësi administrative, ku jetojnë 3.000 ose më shumë fëmijë. Për fat të keq, kjo nuk ndodh ende në shumë bashki dhe njësi administrative në të gjithë vendin.
Ky trainim është pjesë e punës drejtuar nga Misioni Terre des hommes në Shqipëri, me mbështetjen teknike dhe financiare të UNICEF Albania dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale /Departamenti i Punës Sociale dhe Politikave Sociale.
 

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook