Në të gjithë botën ka nëna dhe foshnja pa përkrahje të mjaftueshme për shkak të mungesës së investimeve në ushqyerjen me gji

Sipas analizës më të fundit, investimi prej 4.70 dollarë amerikanë/për të porsalindurit mund të sjellë një fitim ekonomik prej 300 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2025

01 Gusht 2017

GJENEVË/NJU JORK, 1 gusht 2017 - Sipas raportit të ri të UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në bashkëpunim me Partneritetin Global të Ushqyerjes me Gji, që është një nismë e re për të rritur përqindjen e ushqyerjes me gji në botë, standardet e rekomanduara të ushqyerjes me gji, nuk përmbushen plotësisht nga asnjë prej vendeve të botës.

Pikëzimi Botëror i Ushqyerjes me Gji, pasi vlerësoi 194 shtete, arriti në përfundimin se vetëm 40% e fëmijëve nën gjashtë vjeç ushqehen vetëm me gji (nuk përdoret asnjë ushqim tjetër përveç qumështit të gjirit) dhe se përqindja e ushqyerjes vetëm me gji tejkalon 60 % vetëm në 23 shtete.

Të dhënat tregojnë se ushqyerja me gji është e dobishme në aspektin shëndetësor dhe aftësia e të mesuarit si për foshnjat, ashtu edhe për fëmijët. Ai është tejet i rëndësishëm për gjashtë muajt e parë të jetës, pasi parandalon diarrenë dhe pneumoninë, që janë edhe dy shkaqet kryesore të vdekjeve të foshnjave. Nënat që i ushqejnë foshnjat me gji rrezikohen më pak nga kanceri i vezoreve dhe i gjirit, që janë dy shkaqet kryesore të vdekjes së grave.

“Nuk ka fillim më të mbarë për foshnjat se ushqyerja me gji”, - u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus-i. “Qumështi i gjirit luan të njëjtin funksion me vaksinën e parë që i bëhet foshnjave duke i mbrojtur nga rreziqet e mundshme vdekjeprurëse dhe siguruar ushqimin e nevojshëm për të jetuar dhe për t’u zhvilluar.”

Pikëzimi, së bashku me analizën e re, në të cilën arrihej në përfundimin se nevojitej një investim prej vetëm 4.70 dollarë amerikanë/të porsalindur për të rritur përqindjen e ushqimit vetëm me gji në botë për fëmijët nën gjashtë muaj në 50%, u publikua në fillim të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji.

Mbështetja e Sistemit Shëndetësor dhe Mirëqenies së Shteteve: Rasti i Investimit për Ushqyerjen me Gji sugjeron se arritja e këtij objektivi mund të shpëtojë jetët e 520,000 fëmijëve nën moshën pesë vjeç dhe mund të sjellë një fitim ekonomik prej 300 miliardë dollarësh amerikanë në 10 vite, si rezultat i uljes së numrit të sëmundjeve dhe kostove të kujdesit shëndetësor, si dhe rritjes së produktivitetit.

“Një ndër investimet më efikase dhe më pak të kushtueshme që kombet mund të bëjnë për mirëqenien e qytetarëve të tyre më të vegjël, ekonomisë dhe shoqërisë është ushqyerja me gji”, - u shpreh Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake. “Duke mos investuar në ushqyerjen me gji, po i lëmë nënat dhe foshnjat e tyre pa përkrahje, gjë që ka kosto të dyfishtë në humbje jetësh dhe mundësish.” 

Sipas rastit të investimit, mungesa e investimeve në pesë prej shteteve me ekonomitë më të mëdha në zhvillim në botë, përkatësisht në Kinë, Indi, Indonezi, Meksikë dhe Nigeri, ka shkaktuar vdekjen e afërsisht 236,000 foshnjave në vit dhe një humbje ekonomike prej 119 miliardë dollarësh amerikanë.

Investimi në ushqyerjen me gji në rang ndërkombëtar është tejet i ulët. Çdo vit, qeveritë e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme shpenzojnë afërsisht 250 milion dollarë amerikanë për programet e ushqyerjes me gji, ndërsa donatorët ofrojnë një shtesë prej vetëm 85 milionë dollarësh amerikanë.

Ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme për arritjen e shumë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, përmirëson ushqyerjen (OZHQ2), parandalon vdekshmërinë e fëmijëve, ul rrezikun e sëmundjeve të patransmetueshme (OZHQ3), si dhe mbështet të nxënit dhe të menduarit (OZHQ4). Gjithashtu, ajo bën të mundur zhdukjen e varfërisë, nxit rritjen ekonomike dhe ul pabarazitë.

Shqipëri janë shënuar arritje të mëdha që kanë sjellë rritjen e përqindjes së ushqyerjes vetëm me gji nga 11% në vitin 1998, në 39% në vitin 2009.  

Duke pasur parasysh se në Shqipëri ekziston ende problemi i dyfishtë i kequshqyerjes për fëmijët nën dhe mbi peshë, është i domosdoshëm përmirësimi i praktikave të ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Zyra e UNICEF-it në Shqipëri mbështet sistemin shëndetësor në fuqizimin e monitorimit të vazhdueshëm të statusit të ushqyerjes së fëmijëve përmes të dhënave administrative, si dhe të dhënave të mbledhura nga anketimet familjare.   

Miratimi i ligjit Nr. 53/2016 “Për mbrojtjen dhe nxitjen e ushqyerjes me gji”, të rishikuar, dhe aktet nënligjore për caktimin e kërkesave dhe kritereve për përpilimin e materialeve të edukimit shëndetësor për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël shërbejnë si pikë kthese që do të na udhëheqin drejt një mbrojtjeje më të mirë të ushqyerjes.

Zyra e UNICEF-it ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) si partner i përhershëm i saj, në fushën e ofrimit të mbështetjes, mbrojtjes dhe nxitjes së ushqyerjes me gji në Shqipëri nëpërmjet mbështetjes së zgjerimit të nismës Spitali Mik i Femijeve dhe gjate viteve te fundit nëpërmjet nxitjes së modeleve komunitare. Përmirësimi i Sistemit të Informacionit Shëndetësor me fokus  treguesit e ushqyerjes së fëmijëve, do të arrihet nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta dhe të vazhdueshme të UNICEF-it, MSH-së dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Partneriteti ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Rrjetit Ndërkombëtar për Ushqyerjen e Fëmijëve  dhe UNICEF-it do të vijojë të mbështesë përpjekjet, për zhvillimin e kapaciteteve dhe për të konsoliduar monitorimin e zbatimit të ligjit shqiptar “Për mbrojtjen dhe nxitjen e ushqyerjes me gji”.  

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook