Në Shqipëri prezantohet aplikacioni më i thjeshtë në përdorim dhe falas, për t’i dhënë fëmijëve një fillim të mirë për jetën!

Aplikacioni më i ri për të ndihmuar prindërit tashmë në Shqip

30 Maj 2022
The minister of Health and Social Protection in Albania showing Bebbo to a young child
Ministry of Health and Social Protection/2022

Në prag të Ditës Kombëtare të Fëmijëve, UNICEF-i së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale paraqet për përdorim “Bebbo”, aplikacionin e parë të prindërimit që do të mbështesë prindërit dhe ofruesit e tjetër të kujdesit të fëmijëve nga zero deri në gjashtë vjeç. Ky aplikacion synon të arrijë tek 1,5 milion prindër në 11 vende të Evropës dhe 20.000 të tillë në Shqipëri.

Në ditët tona, keqinformimi vijon të përhapet dhe të klikohet. Gjetja e informacionit shëndetësor të besueshëm kërkon pak përpjekje. Ka disa revista dhe libra për shëndetin e fëmijëve që janë të besueshme. Por disa të tjera nuk janë të tilla. Këshillat e ofruara nga aplikacioni “Bebbo” bazohet në shumë vite përvojë dhe ekspertizë prindërore, pedagogjike dhe mjekësore.

Ky aplikacion ofrohet falas për mbështetjen e prindërimit dhe do t’i ofrojë prindërve këshilla ekspertësh për një gamë të gjerë çështjesh të shëndetit dhe zhvillimit të fëmijës, qe nga ushqyerja me gji, tek të nxënit e hershëm dhe vlera e lojës, prindërimi i përgjigjshëm, mbrojtja, e siguria. Ai do të përfshijë gjithashtu edhe udhëzime specifike për prindërit dhe ofruesit e kujdesit dhe sherbimeve, me qëllim që ata të sigurojnë mirëqenien e tyre.

Me qëllim shoqërimin e prindërve gjatë viteve të para të jetës së fëmijëve të tyre, “Bebbo” përfshin edhe cilësi që i lejojnë prindërve të regjistrojnë vaksinat, kontrollet shëndetësore, dhe etapa të tjera kyçe të zhvillimit të fëmijëve.

“E rëndësishme në mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve është që prindërit të kenë informacionin e duhur në mënyrë që të kenë mundësi që ti japin fëmijëve të tyre kujdesin më të mirë të mundshëm. Jam e kënaqur që nëpërmjet këtij aplikacioni të ri, të bërë të mundur me partnerët tanë të UNICEF, u japim mundësi të gjithë prindërve të rinj, të mësojmë më shumë rreth prindërimit pozitiv. Sepse shumë shpesh biem pre e informacioneve të gabuara apo infodemisë në internet, që konfuzojnë dhe shqetësojnë prindërit. Ndaj jam e kënaqur që aplikacioni Bebbo, i mundësuar në shqip, tashmë është gati. Është i validuar nga ekspertët, flasim me zërin e shkencës dhe është informacion i thjeshtë që mund të shkarkohet dhe përdoret lehtësisht."

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu

“Duke qenë pika kontakti në ambientet e kujdesit shëndetësor dhe në parashkollor, stafi mund të inkurajojë prindërit të përdorin aplikacionin ose t’i referohen edhe vetë për informacion të shpejtë. Personeli shendetesor, që kryejne vizitat neper shtepi, mund të ndihmojnë prindërit të shkarkojnë Bebbon,  për të konsultuar së bashku kalendarin e vaksinimit të fëmijës apo etapat zhvillimore to arritura, ndërkohë që ofrojnë udhëzime të tjera gjatë kontaktit me familjet. “Falënderoj mbështetjen bujare të EU (DGNear) që është partner në këtë projekt  dhe ndihmon në fuqizimin e vijueshmërisë e shërbimeve për shëndetin e nënes, ushqyerjen e fëmijës, përgjatë periudhes së  COVID-19.  Gjithashtu, përmes platformave elektronike për këshillimin ne kohe e me cilesi, për shëndetin dhe mirëqenien per prindërit”, u shpreh, Dr. Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri.

Varianti në shqip është i disponueshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithe.  Në këtë kontekst janë hartuar plane të koordinuara për promovimin dhe prezantimin në muajit në vazhdim të Bebbos, duke filluar gjatë qershorit, muaji i prindërimit, në mënyrë që ai të përdoret nga sa më shumë prindër/ofrues sherbimesh në mbarë Shqipërinë.

UNICEF-i vlerëson se do jene me shume se 150.000 përdorues të ndryshëm (prindër dhe ofrues kujdesi) të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare, të cilët mund të përfitojnë nga aplikacioni dhe përmbajtja e tij. Aplikacioni është i disponueshëm në telefonat Android dhe iOS. Bebbo është në përputhje me principet baze të të mirave publike digjitale, duke siguruar kështu mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë për të gjithë përdoruesit.

UNICEF Rep. in Albania and the minister of Health and Social Protection shaking hands
Ministry of Health and Social Protection/2022

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Additional resources

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook