Në ditën e parë të vitit të ri akademik shkollor, UNICEF-i uron që të gjithë fëmijët, të kenë shkolla më miqësore në Shqipëri.

17 Shtator 2018
First day of school
UNICEF/ALB/2018/Olsi Beci

Tiranë, 17 shtator 2018- “Dita e parë e shkollës është një ditë e lumtur për te gjithe fëmijët që kthehen në shkollë me dëshirën për të mësuar dhe për t’u takuar sërish me shokët e tyre. Nëse do të bëja një urim në këtë ditë të veçantë, ai është jo vetëm të shoh që çdo fëmijë në Shqipëri ka akses në arsim cilësor, por që çdo fëmijë ka një fëmijëri të bukur pa përjetuar dhunë, abuzim apo neglizhim” u shpreh Roberto De Bernardi, përfaqësuesi i UNICEF-it.

Këtë vit, UNICEF-i në mbarë botën po nxit që të ndërmerren përpjekje kolektive për t’i dhënë fund dhunës në shkolla, nëpërmjet një fushate botërore nën moton: “Një mësim i përditshëm: #T’IJAPIMFUNDdhunës në shkolla.

Ne i bashkohemi kësaj nisme botërore, duke uruar që ky vit shkollor, si edhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të jenë frytdhënëse, dhe që të shohim më pak raste bullizmi dhe dhune të çfarëdo lloji ndaj fëmijëve. Ne synojmë të krijojmë një rrjet shkollash të certifikuara pa dhunë, i cili do të shndërrohet përfundimisht në një laborator shkëmbimi idesh dhe i të nxënit për të gjitha shkollat në Shqipëri.

UNICEF-i eshte i angazhuar për këtë kauzë dhe po punon ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe partnerë të tjerë, në kuadrin e një program që nxit bashkëpunimin ndërmjet stafit të shkollës dhe mësuesve, nxënësve dhe familjeve, për të krijuar dhe ruajtur një kulture shkollore pozitive, që do të jetë në favor të mësimdhënies dhe mësimnxënies, dhe që do të parandalojë shumicën e problemeve disiplinore.

Përpjekjet që ne po bëjmë janë të vlefshme për të krijuar këtë kulturë shkollore pozitive. Ne jemi në procesin e trajnimit të mësuesve për qasjet e menaxhimit të klasës lidhur me sjelljet pozitive, dhe po punojmë shumë që këto njohuri t’iu përcillen prindërve. Ndryshimi i mendësisë dhe i qëndrimeve nuk është një zgjidhje e shpejtë, por krijimi i një klase pozitive jep fryte nëpërmjet reduktimit të problematikave disiplinore që sjellin dhunë, përmirësim të rezultateve të të nxënit dhe uljes së stresit si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185
Linda Bushati
Specialiste e Arsimit në Fëmijërinë e Hershme

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook