Kuvendi i Shqipërisë i kërkon ministrave të raportojnë për realizimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri

Seancë speciale së bashku me Grupin Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve"

01 Prill 2019
crc_30_image
UNICEF/Albania/Beci

Tiranë,1 Prill 2019 - Sot,  Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi ka ftuar ministrat e kabinetit në një seancë speciale së bashku me Grupin Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve". Qëllimi i kësaj mbledhjeje të rangut të lartë është të hedhë dritë mbi atë që ka bërë qeveria shqiptare në kuadër të përmbushjes së të drejtave të djemve dhe vajzave në Shqipëri. Seanca shënon kështu një vit të plotë aktivitetesh që do të ndërmerren nga Grupi Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve" me rastin e 30 vjetorit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF).

Kjo seancë speciale i paraprin paraqitjes zyrtare të Raportit të Pestë Periodik Komitetit të Kombeve të Bashkuara të Ekspertëve për të Drejtat e Fëmijës nga ana e Qeverisë për zbatimin e Konventes dhe Protokolleve të saj Opsionale. Pas shqyrtimit të raportit nga komiteti, pritet që ky i fundit të japë edhe vëzhgimet përfundimtare për të theksuar problematikat më të mprehta lidhur me të drejtat e fëmijës me të cilat Shqipëria po përballet aktualisht. Seanca e sotme do të mbyllet me një deklaratë të prioriteteve për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri nga secila palë kyçe interesi.

Risia e raportit është se përfshin edhe zërin e fëmijëve dhe të rinjve. Në kuadër të tij, me mbështetjen e UNICEF-it, u mor mendimi i 1,084 fëmijëve dhe adoleshentëve rreth mënyrës se si e perceptonin zbatimin e konventës në Shqipëri.

Kryetari Kuvendit të Shqipërisë, z Gramoz Ruci u shpreh: “Shqipëria ka hedhur një hap tjetër pozitiv në mbrojtje  të të drejtave të fëmije, që prej nënshkrimit të  Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të Kombeve të Bashkuara. Kjo tregon se Grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve” nuk është një grupim formal dhe simbolik, por funksional dhe produktiv, një kantier pune e hartimi ligjesh për mbrojtjen  e të drejtave të brezit të ri”.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Dr. Roberto De Bernardi theksoi se: “Të drejtat e fëmijëve të mishëruara në Konventën e të Drejtave të Njeriut tridhjetë vite më parë mbeten të njëjta, por bota ku fëmijët jetojnë po ndryshon vazhdimisht. Të gjithë ne kemi për detyrë t’i mbështesin fëmijët, qoftë si profesionistë apo qytetarë, që të njohin dhe realizojnë të drejtat e tyre, duke marrë gjithnjë Konventën si standard për të matur progresin e shënuar.  Mbledhja shërben për të pasqyruar rrugëtimin e vazhdueshëm në të cilin Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet për të arritur sukses në këtë drejtim”.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook