Java Evropiane e Imunizimit 2021

Le t'i gëzohemi të përfitimeve të kaluara, aktuale dhe të ardhshme të vaksinave

26 Prill 2021
vaccination
UNICEF/ALBANIA/2021

Dr. Stella Kyriakides, Komisionere, Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian, Shëndeti dhe Siguria Ushqimore

Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor rajonal, Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën
Ms. Afshan Khan, Drejtor rajonal, UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore

Kopenhagë, Gjenevë, Bruksel, 26 prill 2021- Viti i kaluar i dhimbshëm i pandemisë së COVID-19-ës e tregoi qartë sa të cenueshëm jemi të gjithë ndaj një sëmundje të re vdekjeprurëse, kur nuk kemi vaksinat e duhura ose teknologjitë mjekësore që përdorim normalisht për t’u kundërpërgjigjur.

Shumë më parë COVID-19-ës, një instrument thelbësor, i ashtuquajtur “imunizimi rutinor”, shpëtonte miliona jetë dhe parandalonte sëmundje rënduese, veçanërisht te fëmijët. Imunizimi rutinor nuk mbron vetëm personin e vaksinuar, por edhe të tjerët në komunitetet e tyre. Ai i hap rrugën mbulimit shëndetësor universal dhe Objektivin 3 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që është sigurimi i jetës së shëndetshme dhe promovimi i mirëqenies për të gjitha moshat

Shpërndarja e vaksinave të COVID-19-ës po shtrihet më shumë dita ditës në të gjithë rajonin Evropian të OBSH-së, pra vetëm një vit pas fillimit të pandemisë, që është një arritje mbresëlënëse. Bashkimi Evropian, OBSH-ja, UNICEF-i, të gjitha qeveritë kombëtare dhe partnerët e tjerë kanë punuar krah për krah për këtë reagim. Falë mekanizmit global të shpërndarjes COVAX dhe përpjekjeve të Ekipit të Evropës, vendet në rajon, të cilat nuk mund të konkurronin vetë në tregun botëror të vaksinave, janë duke i marrë vaksinat. Bashkimi Evropian, OBSH-ja, UNICEF-i po punojnë tashmë me sektorët publikë e privatë për të kapërcyer sfidat që paraqet furnizimi dhe ngritja e kapaciteteve dhe për të mundësuar një shpërndarje sa më të shpejtë.

Aktualisht, shpërndarja e pabarabartë e vaksinave të COVID-19-ës tregon një tjetër të vërtetë: Aksesi i pabarabartë në teknologjitë shëndetësore midis dhe brenda vendeve na dëmton të gjithëve. Virusi dhe ndikimi i tij në ekonomitë dhe shoqëritë e ndërlidhura nuk njeh kufij. Asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë vendet të jenë të sigurta.

Ndërkohë që vaksinimi COVID-19 duhet të vazhdojë me një hap më të shpejtë dhe më të barabartë, kostoja për të nuk duhet të jetë neglizhimi i imunizimit rutinor. Çdo rënie në shkallën e mbulimit rutinë, e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020 ose 2021, do të hapë rrugën për shpërthime në të ardhmen dhe do të verë në rrezik ecurinë e shënuar ndër dekada. 

Në vitin 2019, Rajoni i Evropës vazhdoi trendin rekordthyes në përqindjen e mbulimit të vaksinimit rutinë kundër fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme nëpërmjet vaksinave. Ndërsa në vitin 2020, u vu re një përqindje e ulët e pazakontë e rasteve të raportuara të fruthit, pandemia ka ndryshuar programet kombëtare të imunizimit për të vijuar dhe për të mbajtur ritmin me vaksinimin rutinë. Ne duhet t'i mbajmë larg fruthin dhe sëmundje të tjera të parandalueshme, duke mbajtur nivele të larta të mbulimit të vaksinimit rutinë në çdo komunitet, madje edhe gjatë pandemisë.

Këtë vit, më shumë se kurrë, ne u bëjmë thirrje të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre, duke zgjedhur me kujdes burimet e informacionit rreth shëndetit, duke bërë vaksinimin rutinë në kohën e duhur dhe duke pranuar vaksinimin e COVID-19-ës për veten dhe të dashurit tuaj kur të jetë radha juaj. Flisni me fëmijët tuaj dhe të tjerët rreth vaksinimit, në mënyrë që ata të shohin se nuk është thjesht një injeksion, por një investim për një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë më të sigurt.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook