Investoni në mbrojtjen sociale më të mirë për fëmijët në vështirësi – thotë UNICEF

Shpenzimet e ulëta publike, dhe politikat dhe programet e mbrojtjes sociale joefektive po pengojnë progresin për fëmijët në Evropën Qendrore dhe Lindore, Kaukaz dhe Azinë Qendrore

20 Prill 2016

GJENEVË/Tirana 20 prill 2016 — Sipas një Raporti të ri të prezantuar sot nga UNICEF, fëmijët që po lihen pas dore nga shoqëria përfitojnë më shumë kur shtetet investojnë në mbrojtjen sociale më efektive.

Raporti i Monitorimit Social: Mbrojtja Sociale për të  Drejtat dhe Mirëqenien e Fëmijës në Evropën Qendrore dhe Lindore, Kaukaz dhe Azinë Qendrore konsolidon evidencat më të fundit për tendencat dhe karakteristikat e ndryshimit në varfërinë e fëmijëve dhe ndikimin e mbrojtjes sociale për fëmijët në 30 shtete dhe territore në rajon. 

Ai thekson sfidat kryesore me të cilat përballet rajoni në përmbushjen e nevojave të fëmijëve për mbrojtje sociale dhe ndan rekomandimet e UNICEF se si t’i trajtojmë ato. Mbrojtja sociale për fëmijët përfshin ndihmën me para në dorë, subvencione për shërbimet shëndetësore ose arsimore, këshillim dhe punë sociale, dhe leje prindërore.

Raporti vuri në dukje se fëmijët në rajon janë më mirë sesa 20 vite më parë, por shumë prej tyre jetojnë ende në shtëpi të varfra, ku u mohohen nevojat bazë, të përjashtuar nga shërbimet, komunitetet dhe shoqëritë. 

Gjetjet kryesore përfshijnë:

  • Përfitimet me para në dorë në rajon po mbulojnë gjithnjë e më shumë fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për to. Megjithatë, shumë fëmijë në nevojë ende nuk kanë përfituar, veçanërisht nëse ata i përkasin grupeve të disavantazhuara. Midis fëmijëve më vulnerabël dhe të diskriminuar janë fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët nga minoritete etnike dhe gjuhësore, dhe fëmijët e prekur nga migracioni.
  • Ajo çfarë marrin fëmijët dhe familjet në shumë shtete dhe territore të rajonit nuk përbën ndonjë ndryshim në jetën e tyre.
  • Prindërit me të ardhura të ulëta ose pa një punë nuk marrin mbështetje sociale cilësore që i ndihmon ata të merren me konfliktet në familje apo të lidhen me përfitimet dhe shërbimet e disponueshme, përfshirë mundësitë për trajnim dhe punësim.  

“Shtetet që shpenzojnë dhe përqendrohen më shumë te mbrojtja sociale e fëmijëve dhe familjeve janë më të suksesshme në reduktimin e varfërisë së fëmijëve,” tha Marie-Pierre Poirier, Drejtore Rajonale e UNICEF dhe Koordinatore Speciale për Krizën e Refugjatëve dhe Migrantëve në Evropë.

Për shembull, Hungaria arrin në një reduktim prej më shumë se 25 për qind të përqindjes së fëmijëve në rrezik nga varfëria dhe ka nivele shumë të larta të shpenzimeve për përfitimet familjare (13 për qind e shpenzimeve totale për mbrojtjen sociale). Kroacia dhe Rumania paraqesin shifra të ngjashme.

“Mbrojtja sociale është një e drejtë, jo një përfitim. Kur shtetet investojnë në mbrojtjen sociale më të mirë për fëmijët dhe familjet, çdokush përfiton nga një shoqëri më produktive dhe më e drejtë,” tha ajo.

Fëmijët në Shqipëri mbeten të prekur në mënyrë disproporcionale nga varfëria. Midis 2002 dhe 2012,varfëria kombëtare është zvogëluar nga 25.4 në 14.3 për qind, ndërsa norma e  varfërisë së fëmijëve qëndroi në 20.1 përqind. Analizat e thelluara të mbështura nga UNICEF-i për varferinë e fëmijëve në vitin 2013 dhe 2015 nxorën në pah dimensionet te shumta të mohimit të të drejtave femijes, të rrenjosura në varfëri.

Niveli i investimeve në mbrojtjen sociale në 1.6 për qind të PBB-së,që është ndër më të ulëtat në rajon, dhe është kryesisht duke kontribuar në vlerë monetare, me investime minimale në mbështetje dhe ne kujdesin e shërbimeve sociale. Mekanizmave institucionale të mbrojtjes, u ka munguar qasja sistematike e nevojshme për reagimin ndaj natyrës shumëdimensional të  varfërisë, mohimit dhe shtytësve kryesorë të vulnerabiliteti me të cilat mund të perballen fëmijet dhe familjet gjatë jetës së tyre.

Që nga viti 2013, me mbështetjen e financimit nga Qeveria Zvicerane, UNICEF ka mbështetur Qeverinë Shqiptare për të krijuar atë që deri më tani nuk ka ekzistuar në këtë vend - një sistem plotësisht funksional dhe të qëndrueshëm të shërbimeve të përkujdesit shoqëror. Deri në fund të vitit 2016, me anë të kësaj reforme, Shqipëria duhet të ketë në një sistem, i cili mund të përmbush vizionin e tij afatgjatë - aftësinë për të mbrojtur dhe mbështetur familjet dhe fëmijët e saj më të rrezikuar dhe në rrezik. Siç tregohet nga raporti i Monitorimit Social, duke siguruar një paketë minimale të ardhurave në para dhe shërbimet e mbështetjes sociale për familjet me fëmijë zvogëlohet pabarazia dhe varfëria në të ardhura për fëmijët.

Rekomandimet kryesore të paraqitura në raport janë:

  • Thjeshtimi i procedurave të aplikimit të disponueshme për ndihmën me para në dorë dhe mbështetjen sociale.
  • Informimi i fëmijëve dhe familjeve për përfitimet e mbrojtjes sociale dhe zgjerimin e mbulimit për grupet më vulnerabël.
  • Sigurimi se ndihma me para në dorë është e mjaftueshme për të bërë një ndryshim për fëmijët. 
  • Ofrimi i mbështetjes sociale të kualifikuar për prindërit për t’u përballur me humbjet e posteve të punës ose trazirat ekonomike.
  • Lidhja e shërbimeve të ndryshme të mbështetjes të disponueshme, në mënyrë që fëmijët të mund të përfitojnë arsim cilësor, ushqim dhe kujdes shëndetësor, dhe të jetojnë në një mjedis familjar të dashur dhe mbrojtës.   
  • Monitorimi dhe analizimi nëse mbështetja e ofruar përmirëson jetën e fëmijëve.
  • Trajtimi i diskriminimit ndaj fëmijëve dhe familjeve që përfitojnë mbrojtje sociale nëpërmjet ndryshimeve legjislative, fushatave ndërgjegjësuese gjithëpërfshirëse, dhe trajnimit të ofruesve të shërbimit.   

Për të shkarkuar raportin: http://www.unicef.org/ceecis/Social_Monitor_Regional_Report.pdf

 

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook