Intervistë me Specialistin e Sektorit të Mbrojtjes së Fëmijëve në UNICEF, David Gvineria, për “Transformimi i Përgjigjes Ndërkombëtare, e trafikimit te qënieve njerëzore brenda dhe nga Shqipëria”

09 Shtator 2020
david_photo1
UNICEF/Albania/ Fusha /2018

Tema e këtij viti për “Ditën Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore” flet për punonjësit në vijën e parë, profesionistët që pavarësisht vështirësive dhe sfidave vazhdojnë të japin mbështetje për viktimat e trafikimit edhe në kohën e shqetësimit global të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ka thënë Z. David Gvineria, Specialist për Mbrojtjen e Fëmijëve në UNICEF në Shqipëri.

Me këtë rast Albania Daily News bisedoi me zotin Gvineria për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së kësaj dite (30 Korrik) si dhe mbi projektin “Transformimi i Përgjigjes Ndërkombëtare në Trafikimin e Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili u lançua më 12 Djetor, 2019.

Në vitin 2013, shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuar miratuan 30 Korrikun si Dita Ndërkombetare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Ata deklaruan se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të” Rritur Ndergjegjen ndaj situatës së viktimave të trafikimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Oficeri i larte i UNICEF-it ishte entuziast që projekti të udhëhiqej nga motoja ” Ndaloni Trafikimin e Qenieve Njerëzore” dhe tregoi se programi mbulon katër fusha ndërhyrjeje kryesore, ndërsa siguron detaje të punës së bërë deri më tani megjithëse në rrethanat e vështira të virusit COVID-19.  

Sipas tij, nuk gjendet asnjë vend në botë i mbrojtur nga trafikimi, dhe nuk vjen si surprizë fakti që situata në Shqipëri ndjek të njëjtin trend global. “Fëmijët, sidomos ata që janë pa kujdes prindëror dhe/ose të pashoqëruar janë fatkeqësisht shënjestra më e lehtë e krimit të organizuar,” shtoi ai.

Më pas zoti Gvineria tha: ‘Pavarësisht sfidave të C-19, çdokush nga koalicioni kanë bërë më të mirën e tyre që të mos mbyllnin aktivitetet dhe arritëm të kemi rezultate që në fazat e para të tij.

Ai shpjegoi arsyet se pse projekti ka shenjëstruar zonat veriore të vendit dhe Tiranën. “Zonat veriore të Shqipërisë, megjithëse mahnitëse dhe shumë të vizituara, vuajnë nga nivele shumë të larta të papunësisë dhe largimit të të rinjve, dhe këto janë dy faktorë të cilët shpien në atë që njerëzit bien pre e trafikimit. Tirana në anën tjetër është një zonë kalimtare për trafikuesit dhe për viktimat e tyre.”

Në përfundim zoti Gvineria vlerëson anëtarët e koalicionit, homologët e qeverisë dhe shumë partnerë të tjerë të cilët ju bashkuan programit. “Në këtë proces, une duhet të perfshij dhe rolin e rëndësishëm të abasadës Britanike në Shqipëri. Përfshirja e vetë ambasadorit SH.T Z. Norman, është i jashtëzakonshëm dhe i sjell vlerë të shtuar punës tonë” thotë Z. Gvineria, në intervistën më poshtë. 

-Zoti Gvineria është një kënaqësi që po zhvillojmë këtë bisedë në atmosferën e Ditës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Pasi ky event organizohet cdo vit a mund ti tregoni, ju lutem, lexuesve të ADN-së, cila është domethënia e mbajtjes së një dite të tillë dhe mesazheve të përcjella prej saj? Dhe për të qenë më konkretë: pse bota e ka vendosur këtë ditë si Ndërkombëtare?

-Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore- -- 30 Korrik – është një ditë e rëndësishme për të vënë në pah punën e palodhur e cila kryet për të adresuar trafikim njerëzor në mbarë botën. Por është gjithashtu një ditë për të reflektuar më mirë se si të ndalojmë trafikimin njeherë e përgjithmonë.

Tema e ketij viti flet për profesionistët e linjës së parë të punës, të cilët pavarësisht gjithckaje vazhdojnë te mundësojnë suport shpëtimtar viktimave të trafikimit edhe në kohën e pandemisë Globale. Ne jemi prekur nga sjellja dhe reagimi i shumë profesionistëve Shqiptarë të përfshirë në adresimin e çështjeve të trafikimit njerëzor.

Se fundi, rëndësia e reflektimit çdo vit mbi këtë fenomen na lejon ne të kontrollojmë progresin përkundrejt Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm të OKB-së dhe rezultatet respektive për të cilat është angazhuar qeveria në vend.   

Lufta kundër trafikimt të qenieve njerëzore na lejon ne të luftojmë të gjitha format e krimit të organizuar, punës së detyruar dhe shfrytëzimit( Target 8.7 dhe 16.4); ti japim fund abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe çdo forme të dhunimit të fëmijëve (Target 16.2) Eliminimit të cdo forme të dhunës ndaj gruas dhe vajzave në vende publike dhe private, duke përfshirë trafikimin, shfrytëzimin seksual dhe të tjera forma të tij ( Target 5.2) dhe të mundësojë me lehtësi migracionin e sigurtë dhe të suksesshëm (Target 10.7).

- Pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara të Qeverisë Shqiptare, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për të luftuar fenomenin, trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një realitet për shumë qytetarë shqiptarë, fëmijë, vajza të reja dhe të rinj në veçanti. Duke folur konkretisht, sa serioz është problemi TNJ në Shqipëri dhe sa fëmijë të pashoqëruar janë në rrezik?

E vërtetë. Dhe kam frikë, asnjë vend në botë nuk është i sigurt ose pa trafikim të qenieve njerëzore. Për shembull: disa vjet më parë, Raporti Global mbi Trafikimin e Personave nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin zbuloi se viktimat e trafikimit të identifikuara në 124 shtete ishin shtetas të 152 vendeve të ndryshme.

Për më tepër, ne e dimë se të varfërit dhe personat vulnerabël janë më të rrezikuarit dhe fatkeqësisht mbi 70 për qind e viktimave të zbuluara të trafikimit janë gra dhe vajza, ndërsa gati një e treta janë fëmijë.

Nuk është për t'u habitur që situata në Shqipëri ndjek këtë trend global. Për shembull, në vitin 2018 Qeveria dhe OJQ-të identifikuan bashkërisht 95 viktima zyrtare dhe potenciale të trafikimit (105 në 2017). Nga këta, 28 ishin të rritur dhe 67 ishin të mitur (49 të rritur dhe 56 fëmijë në 2017), 60 ishin femra dhe 35 meshkuj (80 femra dhe 25 meshkuj në 2017), dhe një ishte i huaj (nëntë viktima të huaja në 2017). Tre format kryesore të shfrytëzimit të këtyre viktimave ishin: trafikimi seksual, puna e detyruar dhe lypja e detyruar. (Burimi: Departamenti i Shtetit i SHBA, 2019, Raporti i Trafikimit të Personave: Shqipëri)

Fëmijët, veçanërisht ata që janë pa kujdes prindëror dhe / ose të pashoqëruar janë fatkeqësisht një nga targetet më të lehta për trafikantët dhe krimin e organizuar.

-- Nën moton 'Stop Trafikimit të Qenieve Njerëzore' projekti "Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria" u lançua në 12 Dhjetor 2019. Në këtë kuadër, sipas jush, cilat janë synimet kryesore të projektit dhe rezultatet fillestare në periudhën e parë të zbatimit?

Po me të vërtetë, megjithëse vetë nisja ishte shumë modeste, sepse të gjithë po luftonim me rezultatet shkatërruese të tërmetit të Nëntorit. Sidoqoftë, ne ishim të kënaqur që krijuam një koalicion të mrekullueshëm dhe të larmishëm me OJQ lokale dhe ndërkombëtare si Different & Equal, VATRA, Tjeter Vizion dhe Terre des Hommes dhe prania e OSBE-së në Shqipëri.

Programi ynë përfshin katër fusha kryesore të ndërhyrjes:

1. Rishikimi i këtij fenomeni dhe zhvillimi i komunikimit strategjik proaktiv, veçanërisht duke synuar popullatën më të rrezikuar;

2. Forcimi i efektivitetit të hetimit, ndjekjes penale dhe zbatimit të përgjithshëm të drejtësisë për ata që kanë kryer dhe për ata që kanë mbijetuar tmerrin e trafikimit;

3. Identifikimi i hershëm, mbrojtja e menjëhershme dhe ri-integrimi afatgjatë i viktimave të trafikimit;

4. Njohja e hershme e faktorëve të rrezikut (shkaqet themelore) të trafikimit ndërmjet popullatave në rrezik, puna parandaluese dhe forcimi i rezistencës së tyre.

Përkundër sfidave të C19, të gjithë nga koalicioni bënë maksimumin e tyre për të mos ngadalësuar ose ndaluar aktivitetet, dhe si rezultat ne ja dolëm të arrinim shumë tashmë. Për shembull:

Hulumtimi shumë i rëndësishëm mbi njohuritë dhe qëndrimet ndaj trafikimit të qenieve njerëzore është aktualisht në proces dhe shumë shpejt do të kemi një informacion të paçmuar i cili do të ndihmojë për të bashkërenduar më mirë strategjinë tonë të komunikimit.

Puna përgatitore është duke vazhduar për të organizuar një kurs trajnimi simulues në shkallë të gjerë dhe të bazuar në situata reale në Shqipëri në Tetor.

Grupe të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe profesionistë të tjerë do të përfshihen në këtë sipërmarrje të përbashkët për të adresuar më mirë kapacitetet hetimore në vend dhe për të përmirësuar luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe trafikantëve të njerëzve.

Tre Njësi të reja Lëvizëse për identifikimin proaktiv të Viktimave Mundshme të Trafikimit / Viktimave të Trafikimit (P / VoT) në Kukës, Dibër dhe Shkodër janë në funksion dhe plotësisht funksional.

Bashkia e Shkodrës u mbështet për të përmirësuar reagimin e saj emergjent ndaj viktimave të dhunës në familje.

Ekipet e mbrojtjes së reagimit emergjent në Tiranë (të përbërë nga 6 punonjës socialë, 6 psikologë dhe tre shoferë), ofrojnë ndihmë të menjëhershme për viktimat (e mundshme) të trafikimit pas marrjes së një njoftimi. Kjo gjithashtu përfshin transport të sigurt dhe mbështetje psikosociale 24/7, duke mbuluar gjithashtu fundjavat dhe pushimet.

Akomodimi i sigurt i urgjencës ofrohet në qendrën shumë-funksionale "Shtëpia e Ngjyrave" e cila është e vendosur në Tiranë, me strehim të përkohshëm (deri në 72 orë) që është në gjendje të presë deri në 7 fëmijë dhe 5 të rritur (nënat zakonisht) në situata të larta rreziku. Të gjitha protokollet dhe masat parandaluese COVID-19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zbatohen me rigorozitet;

28 përfitues (23 fëmijë dhe 5 nëna) morën shërbime të mbrojtjes emergjente gjatë muajve të kaluar. 70% e fëmijëve të asistuar kishin nevojë për shërbime emergjente në stacionet e policisë. 7 përfitues (4 fëmijë dhe 3 nëna) morën shërbime emergjente të lidhura me COVID-19;

52 të rritur dhe fëmijë morën një paketë të plotë shërbimesh në strehëzat për viktimat e trafikimit të operuara nga organizatat anëtare të koalicionit.

30 familje në rrezik u identifikuan (20 në Kukës, 10 në Shkodër) dhe ato aktualisht janë duke u vlerësuar për mbështetje;

Platforma profesionale e shëndetit mendor dhe këshillimit psikologjik www.nukjevetem.al që nga fundi i marsit po ofron shërbime në internet për individët e prekur ose në rrezik për trafikim njerëzor. Shërbimi gjithashtu përfshin çështje të natyrës më të përgjithshme në lidhje me ankthin e shkaktuar nga COVID-19. 1,345 persona e kanë kërkuar tashmë këtë shërbim online, përmes bisedave dhe emaileve.

Projekti detajon zonat e synuara të veprimit dhe zonat e nxehta. Duket qartë se shumica e zonave të nxehta janë në rajonet veriore dhe qendrore të Shqipërisë. Duke pasur parasysh përvojën tuaj në të kaluarën në këtë fushë të ndjeshme, ju lutem mund të na thoni cilat janë arsyet që i bëjnë këto zona kaq shumë të ndryshme nga zonat e tjera të këtij vendi ballkanik?

-Keni të drejtë, këtë herë ne po synojmë rajonet veriore të vendit dhe Tiranën. Por të thuash që pjesa jugore ose qendrore e vendit nuk preket nga trafikimi do të ishte e gabuar. Sidoqoftë, ne kemi më shumë nevoja sesa burime dhe kështu që është e nevojshme një periudhë periodizimi. Rajonet veriore të Shqipërisë, aq sa të lënë pa frymë nga bukura pavarësisht vizitorëve të shumtë, sërisht vuajnë nga nivele shumë të larta të papunësisë dhe 'ikjes së trurit', dhe këta dy faktorë shpesh janë faktorët thelbësorë 'nxitës' që njerëzit të bëjnë një hap të rrezikshëm dhe të bien pre e trafikantëve. Tirana nga ana tjetër është një zonë kalimtare si për trafikantët ashtu edhe për ata që janë në rrezik trafikimi, prandaj edhe ne duhet ta merrnim parasysh këtë fakt.

-Çfarë mund të thuash për punën e bërë në grupe të margjinalizuara dhe të pambrojtura si komuniteti rom që mund të jenë më lehtësisht viktima të TNJ?

-Komuniteti Rom kërkon mbështetje dhe vëmendje të përforcuar. Ne gjithmonë kemi në fokus gjatë fazes së planifikimit këtë element të rëndësishëm. Programi i trafikimit të qenieve njerëzore nuk do të jetë ndryshe. Shërbimet që janë tashmë në funksionim dhe ato që ne do të shtojmë së shpejti janë dhe do të përqendrohen në zonat ku banon komuniteti Rom.

-Ndërkohë çfarë po bën UNICEF për të ndihmuar ata që kthehen duke i riintegruar ata që të mos bien pre e trafikimit përsëri?

-Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme dhe e qëlluar! Kriza COVID-19 përkeqësoi të gjitha dobësitë para-pandemike; megjithatë, ndikimi i tij ekonomik duhet ende të jetohet. UNICEF si udhëheqësi i koalicionit, i cili zbaton programin e mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar antitrafik në Shqipëri, ka nisur kohët e fundit një program specifik dhe të përshtatur të riintegrimit ekonomik për të mbijetuarit e trafikimit dhe ata me rrezik të lartë prej tij. Nisma do të shpallet në Shtator 2020 dhe do të mbulojë 6 rajone (Tiranë, Shkodër, Kukës, Dibra, Vlorë dhe Elbasan). Programi synon të:

• Mbështesë sigurimin e aftësive të buta dhe aftësive jetësore të nevojshme për punësim të suksesshëm dhe vetë-punësim;

• Krijojë mundësi që njerëzit të mësojnë rreth teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK);

• Mundësojë përhapjen e Trajnimit Profesional në Qendrat Publike të Trajnimit Profesional / Këshillimin e Karrierës dhe më e rëndësishmja të mbështesë financimin e farërave për punësim dhe vetëpunësim.

Në këtë përpjekje, UNICEF bashkëpunon me organizatën lokale të biznesit "Key Adviser" sh.pk, e cila do të ofrojë shërbime dhe do të zbatojë programin në të 6 zonat e synuara. Nisma synon të përfshijë rreth 240 persona që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga programi.

-Projekti pritet të përfundojë në 31 Mars 2021. Sipas vlerësimeve tuaja, çfarë prisni të arrini në fund të projektit?

-Do të dëshironim të mbështesim rreth 250 profesionistë të Zbatimit të Ligjit, Prokurorisë dhe Gjyqësorit; Ne po synojmë të angazhojmë rreth 240 viktima ose viktima të mundshme të trafikimit në programin e fuqizimit ekonomik dhe të sigurojmë pavarësinë e tyre financiare; Ne jemi duke planifikuar të sigurojmë mbështetje për rreth 150 të rinj dhe fëmijë për t'i ndihmuar ata të shmangin braktisjen e shkollës; Ne do të sigurojmë strehim të sigurt dhe dinjitoz dhe paketë të plotë të shërbimeve për të paktën 125 viktima të identifikuara ose viktima të mundshme të trafikimit; Ne do të kemi 3 studime të ndryshme të gatshme për të kuptuar më mirë pse dhe si njerëzit bien në grackën e trafikantëve dhe çfarë i shtyn ata në një sjellje kaq të rrezikshme; dhe së fundmi ne shpresojmë të mbështesim Qeverinë, Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik në Ministrinë e Brendshme, me zhvillimin e një Plani të ri Kombëtar të Veprimit për Anti-Trafikimin.

Si vijim, si po i përgjigjet qeveria këtij fenomeni dhe çfarë mund të thoni për bashkëpunimin e saj me ju, veçanërisht në këto kohë të stuhishme të pandemisë së koronavirusit që ka goditur Shqipërinë si e gjithë bota?

-Bashkëpunimi dhe koordinimi i përgjithshëm me strukturat përgjegjëse të Qeverisë deri më tani është i shumë i mirë. Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, si dhe Komitetet Rajonale Kundër Trafikimit në Tiranë, Shkodër, Kukës dhe Diber ishin jashtëzakonisht të hapura dhe të gatshme për bashkëpunim. Pra, ne vetëm shpresojmë që ky partneritet i ngushtë të vazhdojë pavarësisht nga sfidat e C19

-Duke qenë se po flasim për pasojat e C19, çfarë mund të thuash mbi kufizimet e vendosura nga pandemia në punën e stafit tuaj, një kontribut i cili shpesh neglizhohet dhe nuk njihet?

-Me të vërtetë. Stafit të UNICEF-it, si të gjithë të tjerët, iu desh të luftonin në dy fronte, duke punuar nga shtëpia dhe duke u kujdesur për anëtarët e familjes dhe personat në ngarkim të cilët u bllokuan për një kohë të konsiderueshme në mars-maj. Lëvizja dhe kufizimet e grumbullimit publik gjithashtu formuan pengesa shtesë për ne që të jemi në dispozicion në terren. Na u desh të shkurtonim ose të braktisnim disa vizita në terren, të kalonim në një normalitet të ri të komunikimit në internet, i cili natyrisht është i mundur, por jo gjithmonë efektiv. Por ne jemi UNICEF dhe fatkeqësitë e mjedisit dhe emergjencat janë pjesë e punës dhe trajnimit tonë, kështu që ne do vijojmë të punojmë ashtu siç u kemi premtuar njerëzve dhe fëmijëve shqiptarë.

Për të përfunduar, zotëri, çfarë mund të thuash për bashkëpunimin e partnerëve të projektit në zbatimin e tij dhe si koordinohet dhe monitorohet gjatë zbatimit?

- Siç u përmend më herët, ne kemi një grup të mrekullueshëm dhe të larmishëm të anëtarëve të koalicionit, homologë të Qeverisë dhe shumë partnerë të tjerë që u bashkuan me programin tonë gjatë rrugës. Koordinimi ndodh në nivele të ndryshme. Koordinimi i nivelit qendror drejtohet gjithmonë nga homologu ynë i Qeverisë, Zyra e Koordinatorit Antitrafik; ndërsa koordinimi rajonal ndodh me përfshirjen e të gjithë partnerëve aktivë në rajon dhe me udhëheqjen e Komitetit Rajonal Anti-Trafik. Në këtë proces, unë gjithashtu duhet të nënvizoj rolin e paçmuar dhe të rëndësishëm të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Angazhimi i tyre dhe personalisht i ambasadorit H.E Norman është shembullor dhe gjithmonë sjell vlerë të shtuar në punën tonë.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook