“Histori të pathëna” Konkurs Kombëtar i shkrimeve të shkurtra

Afati i fundit: E diel 07 mars 2021 (23:59)

22 Janar 2021
essay
UNICEF/ALBANIA/2021

UNICEF Albania hap këtë konkurs të shkrimeve për të gjithë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, me titull "Histori të pathëna", duke u përqëndruar në ndërgjegjësimin mbi trafikimin me qenieve njerëzore, një fenomen që prek gratë dhe burrat në Shqipëri dhe veçanërisht fëmijët, të cilët përbëjnë më shumë se 30% të viktimave të përgjithshme të trafikimit njerëzor në vend.

Na thoni se si e shihni JU, mbijetesën dhe shpresën, ndikimin social dhe psikologjik që ka trafikimi i qenieve njerëzore në shoqërinë tonë dhe në vetë viktimat, dhe aplikoni në këtë konkurs për t’u bërë pjesë e kësaj fushate ndërgjegjësuese.

Nese jeni të interesuar të dërgoni shkrimet tuaja, na thoni se si ndiheni, na jepni tregimin se si e shihni këtë fenomen. Vizitoni https://www.unicef.org/albania/ për të mësuar më shumë dhe për t’u frymëzuar, le të bëjmë më shumë së bashku për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje në Shqipëri.

Pjesëmarrësit mund të nisin aplikimin e tyre me email në

essay.competition@mda.al

Afati i fundit për dorëzim është 07 mars 2021, 23:59.

Kush mund të marrë pjesë?

  1. Ky konkurs është i hapur për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
  2. Ky konkurs është i hapur vetëm për jo-profesionistë.

Si funksionon

  1. Shkrimet duhet të dorëzohen me email në: essay.competition@mda.al, jo më vonë se ora 23:59 me datë 07/03/2021
  2. Shkrimi duhet të shkruhet në minimum prej 500 deri në një maksimum prej 600 fjalësh.
  3. E-mail duhet të përmbajë shkrimin e bashkangjitur si një dokument të veçantë të emëruar: emri mbiemri_ titulli i shkrimit.
  4. Shkrimi duhet të paraqesë vizionin e autorit, arsyet, çfarë do të përcjellë tek audienca.
  5. Pjesëmarrësi duhet të përfshijë në emailin e tij konkurues edhe informatat e kontaktit, emailin dhe numrin e telefonit.
  6. Pjesëmarrësi duhet të konfirmojë në të shkruar përmes emailit të aplikimit që ai/ajo është autori i shkrimit.
  7. Pjesëmarrja në këtë konkurs nuk e kufizon pjesëmarrësin dhe ai është I mirëpritur të marrë pjesë edhe në konkurse të tjera të nisura nga UNICEF Shqipëri, për sa kohë që respektohen të gjitha udhëzimet e konkursit.

Specifikat per shkrimet:

  1. Shkrimi duhet të jetë prej minimum 500 deri në maksimum 600 fjalësh.
  2. Shkrimi mund të shkruhet vetëm në anglisht ose shqip.
  3. Shkrimi duhet t'i përmbahet udhëzimeve të konkursit.
  4. Shkrimi duhet të flasë për tema të tilla si skllavëria moderne, trafikimi, shpresat e prishura, pritjet iluzive dhe të paarritshme, çmitizimi i jetës jashtë, etj.
  5. Tregimi mund të jetë një trillim i plotë dhe të mos ketë lidhje me ndonjë situatë të jetës reale.

Përzgjedhja e fituesve:

  1. Juria do të përbëhet nga individë kompetentë dhe profesionistë, gjithmonë duke u siguruar që të gjitha udhëzimet dhe procedurat të zbatohen në mënyrë korrekte.
  2. Fituesit do të njoftohen paraprakisht dhe do të shpallen publikisht në kanalet e mediave sociale të UNICEF Albania.
  3. Anëtarët e jurisë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk mund të marrin pjesë.

Udhëzuesi për përzgjedhjen e fituesve:

  1. Duhet të përmbushen specifikat për shkrimet.
  2. Ideja, koncepti dhe origjinaliteti i shkrimit do të vlerësohen shumë dhe do të merren në konsideratë.
  3. Mesazhi: Shkrimi duhet të jetë i fuqishëm, frymëzues dhe fuqizues dhe duhet të ndërlidhet me skllavërinë moderne, trafikimin, shpresat e thyera, pritjet e gabuara dhe të paarritshme, çmitizimin e jetës jashtë, etj.
  4. Shkrimi duhet të ketë një ndikim të përgjithshëm tek audienca.

Të drejtat e përdorimit të shkrimeve të përzgjedhura:

  1. Autori duhet të nënshkruajë një dokument që ia kalon UNICEF Albania-s të drejtat e përdorimit të shkrimit të tyre.
  2. UNICEF Albania do të publikojë shkrimet fituese në media të ndryshme.
  3. Për aplikimet fituese, mbajtësi i të drejtave të autoriti lejon UNICEF Albania përdorim të pakufizuar jo-ekskluziv të shkrimeve për aktivitete në të gjitha mediat, përfshirë mediat sociale, në internet dhe të shtypura, në lidhje me konkursin, ekspozitën, arkivin publik dhe të gjitha aktivitetet promovuese dhe edukative pa ndonjë shpërblim tjeter.
  4. Kushtet e përcaktuara në Rregullat e Konkursit janë të detyrueshme dhe UNICEF Albania rezervon të drejtën të refuzojë ose të përjashtojë çdo garues nëse konsideron se nuk respekton rregullat dhe kushtet.

Çmimet

  1. Do të përzgjedhen tre fitues. Secili nga ata do fitojë nga një Lenovo Tablet.
  2. Të gjithë fituesit do të njoftohen me telefon dhe email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emrat e saktë, numrat e telefonit dhe email-in.
  3. Nëse një fitues nuk mund të njoftohet brenda shtatë (7) ditëve, ose nuk përgjigjet, çmimi do t'u jepet pjesëmarrësve sipas renditjes në përzgjedhjen e jurisë.
  4. Nuk do të ketë zëvendësime të shpërblimeve ose alternativa me para në dorë për çmimin.

Broshura

  1. Ky konkurs do të përmbyllet me një broshurë të shtypur që përmban shkrimet e përzgjedhura.

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook