“Histori të pathëna” Konkurs Kombëtar i fotografisë
Afati i fundit: E diel 07 mars 2021 (23:59)

- Gjendet në:
- English
- Shqip
UNICEF Albania hap këtë konkurs të fotografisë për të gjithë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, me titull "Histori të pathëna", duke u përqëndruar në ndërgjegjësimin mbi trafikimin e qenieve njerëzore, një fenomen që prek gratë dhe burrat në Shqipëri dhe veçanërisht fëmijët, të cilët përbëjnë më shumë se 30% të viktimave të përgjithshme të trafikimit njerëzor në vend.
Na tregoni se si e shihni JU, mbijetesën dhe shpresën, ndikimin social dhe psikologjik që ka trafikimi i qenieve njerëzore në shoqërinë tonë dhe në vetë viktimat, dhe aplikoni në këtë konkurs për t’u bërë pjesë e kësaj fushate ndërgjegjësuese.
Nese jeni të interesuar të dërgoni fotot tuaja, na tregoni se si ndiheni, na jepni imazhin se si e shihni këtë fenomen. Vizitoni https://www.unicef.org/albania/ për të mësuar më shume dhe për t’u frymëzuar, le të bëjmë më shumë së bashku për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje në Shqipëri.
Pjesëmarrësit mund të nisin aplikimin e tyre me email në
Afati i fundit për dorëzim është 07 mars 2021, 23:59.
Kush mund të marrë pjesë?
- Ky konkurs është i hapur për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
- Ky konkurs është i hapur vetëm për jo-profesionistë.
Si funksionon
- Fotografitë duhet të dorëzohen me email në: photo.competition@mda.al, jo më vonë se ora 23:59 me datë 07/03/2021
- Një seri deri në pesë (5) fotografi mund të dorëzohen nga secili pjesëmarrës.
- Secila foto e dorëzuar duhet të emërohet sipas rregullit: emri_mbiemri_numri i fotos.
- Fotografitë duhet të paraqesin vizionin e autorit, arsyet, si dhe pse u bënë fotografitë, çfarë do të përcjellë tek audienca.
- Pjesëmarrësi duhet të përfshijë në emailin e tij konkurues edhe informatat e kontaktit, emailin dhe numrin e telefonit.
- Pjesëmarrësi duhet të konfirmojë në të shkruar përmes emailit të aplikimit që ai/ajo është autori i fotografive.
- Pjesëmarrja në këtë konkurs nuk e kufizon pjesëmarrësin dhe ai është i mirëpritur të marrë pjesë edhe në konkurse të tjera të nisura nga UNICEF Shqipëri, për sa kohë që respektohen të gjitha udhëzimet e konkursit.
Specifikat për fotografitë:
- Nëse fotografitë paraqesin një apo disa persona fizikë, ata nuk duhet të jenë lehtësisht të identifikueshëm ose fotografi duhet të ketë pëlqimin e personit/ave të paraqitur në foto.
- Fotografitë duhet të kenë një titull / përshkrim të shkurtër, i cili duhet të përfshihet në emailin e aplikimit, në linjë me emrat e fotove të bashkangjitura.
- Fotografitë duhet të paraqesin imazhe që kanë të bëjnë me skllavërinë moderne, trafikimin, shpresat e thyera, pritjet e gabuara dhe të paarritshme, çmitizimin e jetës jashtë vendit, etj.
- Fotografitë mund të realizohen me aparat fotografik profesional, aparat fotografik jo profesional ose një telefon të mençur.
- Fotografitë mund të kalojnë vetëm nëpër editim bazik (nuk lejohen foto-montazhet apo manipulime të tjera).
- Fotografitë duhet të jenë me kualitet të lartë, në format JPEG, pa tekst të mbivendosur).
Përzgjedhja e fituesve:
- Juria do të përbëhet nga individë kompetentë dhe profesionistë, gjithmonë duke u siguruar që të gjitha udhëzimet dhe procedurat të zbatohen në mënyrë korrekte.
- Fituesit do të njoftohen paraprakisht dhe do të shpallen publikisht në ekspozitën e rastit.
- Anëtarët e jurisë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk mund të marrin pjesë.
Udhëzuesi për përzgjedhjen e fituesve:
- Duhet të përmbushen specifikat për fotografitë.
- Ideja, koncepti dhe origjinaliteti i fotos do të vlerësohen shumë dhe do të merren në konsideratë.
- Mesazhi: Fotot duhet të jenë të fuqishme, frymëzuese dhe fuqizuese dhe duhet të përshkruajnë imazhe që kanë të bëjnë me skllavërinë moderne, trafikimin, shpresat e thyera, pritjet e gabuara dhe të paarritshme, çmitizimin e jetës jashtë, etj.
- Fotografitë duhet të kenë një ndikim të përgjithshëm dhe tërheqje vizuale për audiencën.
Të drejtat e përdorimit të fotografive të përzgjedhura:
- Autori duhet të nënshkruaj një dokument që ia kalon UNICEF Albania-s të drejtat e përdorimit të fotografisë së tij.
- UNICEF Albania do të printojë fotografitë që të ekspozohen në një ekspozitë.
- UNICEF Albania do të shfaqë fotografitë në kanale të ndryshme mediatike.
- UNICEF Albania do të ekspozojë fotografitë në hapësira në Tiranë apo vende të tjera.
- Për aplikimet fituese, mbajtësit e të drejtave të autorit / fotografi i lejon UNICEF Albania përdorim të pakufizuar jo-ekskluziv të fotove me rezolucion të lartë për aktivitete në të gjitha mediat, përfshirë mediat sociale, në internet dhe të shtypura, në lidhje me konkursin, ekspozitën, arkivin publik dhe të gjitha aktivitetet promovuese dhe edukative pa ndonjë shpërblim tjeter.
- Kushtet e përcaktuara në Rregullat e Konkursit janë të detyrueshme dhe UNICEF Albania rezervon të drejtën të refuzojë ose të përjashtojë çdo garues nëse konsideron se nuk respekton rregullat dhe kushtet.
Çmimet
- Do të përzgjedhen tre fitues. Secili nga ata do fitojë nga një INSTAX MINI 11.
- Të gjithë fituesit do të njoftohen me telefon dhe email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emrat e saktë, numrat e telefonit dhe email-in.
- Nëse një fitues nuk mund të njoftohet brenda shtatë (7) ditëve, ose nuk përgjigjet, çmimi do t'u jepet pjesëmarrësve sipas renditjes në përzgjedhjen e jurisë.
- Nuk do të ketë zëvendësime të shpërblimeve ose alternativa me para në dorë për çmimin.
- Fotografitë do të ekspozohen gjatë një ekspozite që do të qëndrojë e hapur për publikun (gjithmonë në varësi të situatës COVID-19 dhe rregullave dhe protokollit).
- Çmimet për 3 fituesit do të jepen nga një përfaqësues i UNICEF Albania gjatë ekspozitës.
Ekspozita:
- Mundësia e ekspozimit fizik të punëve do të konsiderohet në përputhje me udhëzimet e sigurisë COVID-19.
Kontakte me mediat
About UNICEF
UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.
For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.