“Histori të pathëna 2”

Konkurs Kombëtar i shkrimeve të shkurtëra AFATI I RI: 30 Qershor 2022 (23:59)

17 Maj 2022
untold_al_2
UNICEF/ALBANIA/2022

Zyra e UNICEF në Shqipëri prezanton thirrjen “Histori të pathëna 2”, një konkurs kombëtar për shkrimin dhe fotografinë i cili është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Konkursi eksploron nivelin e ndërgjegjësimit të publikut shqiptar për trafikimin e qenieve njerëzore, një fenomen që prek jetën e shumë grave dhe burrave në Shqipëri, dhe veçanërisht të fëmijëve, duke i bërë ata të pambrojtur dhe të prirur ndaj trafikimit. Këto mund të shkaktojnë pasoja afatgjata që kërkojnë vite ndihmese të veçantë dhe shërbimesh drejt riintegrimit dhe rimëkëmbjes së plotë.

Na tregoni si e perceptoni JU mbijetesën dhe shpresën, ndikimin social, psikologjik dhe ekonomik, që ushtron trafikimi i qenieve njerëzore mbi shoqërinë tonë dhe viktimat, dhe hyni në këtë garë për të bashkuar forcat me një ndërhyrje të konsoliduar programatike që trajton trafikimin e qenieve njerëzore në vend. Vizitoni: https://www.unicef.org/albania/ për të mësuar më shumë dhe për t'u frymëzuar, le të bëjmë më shumë së bashku për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje në Shqipëri.

Pjesëmarrësit mund të dërgojnë aplikimin e tyre me email në: essay.competition@mda.al

Shtyhet afati i dorëzimit: 30 qershor 2022, 23:59.

Kush mund të marrë pjesë?

  1. Ky konkurs është i hapur për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit;
  2. Ky konkurs është i hapur vetëm për jo-profesionistë.

Si funksionon thirrja?

  1. Shkrimet duhet të dërgohen me email në: essay.competition@mda.al, jo më vonë se ora 23:59, datë 12/06/2022;
  2. E-mail duhet të përmbajë shkrimin/esenë e bashkangjitur si një dokument të veçantë të emëruar: emri mbiemri_ titulli i shkrimit.
  3. Pjesëmarrësi duhet të përfshijë në aplikimin e tij edhe të dhëna mbi kontaktin, emailin dhe numrin e telefonit;
  4. Pjesëmarrësi duhet të konfirmojë me shkrim përmes emailit të aplikimit që është autor i shkrimit dhe që zotëron të drejtat e autorësisë mbi atë shkrim;
  5. Aplikimi në këtë konkurs nuk e kufizon pjesëmarrësin nga marrja pjesë në konkurse të tjera të UNICEF Shqipëri, për sa kohë që respektohen të gjitha udhëzimet e tyre.

Specifikat për shkrimin. esenë

  1. Shkrimi/eseja duhet të paraqesë vizionin e autorit, arsyet pse e ka shkruar, çfarë kërkon të përcjellë tek publiku;
  2. Shkrimi duhet të ketë një minimum prej 500 deri në 600 fjalë;
  3. Shkrimi mund të shkruhet vetëm në gjuhë shqipe ose në anglisht;
  4. Shkrimi duhet t'i përmbahet udhëzimeve të konkursit;
  5. Shkrimi duhet të flasë për tema të tilla si skllavëria moderne, trafikimi i qenieve njerëzore, format e shfrytëzimit duke përfshirë kërcënimet në internet, ndikimin e trafikimit të qenieve njerëzore në jetën individuale dhe familjare, histori mbijetese, si ndikon trafikimi i qenieve njerëzore tek të rinjtë dhe fëmijët, etj.;
  6. Shkrimi mund të jetë një trillim i plotë dhe të mos ketë lidhje me ndonjë situatë të jetës reale.

Përzgjedhja e fituesve

  1. Juria përbëhet nga individë kompetentë, profesionistë dhe të paanshëm, duke siguruar që të gjitha udhëzimet dhe procedurat e konkurimit do të zbatohen në mënyrë korrekte gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së çmimeve;
  2. Fituesit do të njoftohen paraprakisht dhe do të shpallen publikisht gjatë ekspozitës përmbyllëse të konkursit;
  3. Anëtarët e jurisë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk mund të marrin pjesë në konkurs.

Kriteret për përzgjedhjen e fituesve

  1. Shkrimi/ eseja duhet të përmbushë specifikat e kërkuara;
  2. Ideja, koncepti dhe origjinaliteti i shkrimit janë qendrore gjatë procesit të vlerësimit;
  3. Shkrimi duhet të jetë i fuqishëm, frymëzues dhe fuqizues, dhe të lidhet qartë me temën e konkursit;
  4. Shkrimi duhet të ketë një ndikim të përgjithshëm tek audienca.

Të drejtat e përdorimit të shkrimeve të përzgjedhura:

  1. Autori duhet të nënshkruajë një dokument që konfirmon se të gjitha të drejtat e përdorimit të shkrimit të tyre i kalojnë zyrës së UNICEF në Shqipëri;
  2. UNICEF Shqipëri do të publikojë shkrimet fituese në media të ndryshme;
  3. Për shkrimet/ esetë fituese, mbajtësi i të drejtës së autorit/autori i jep UNICEF Shqipëri përdorim ekskluziv të pakufizuar për përdorim në të gjitha mediat, përfshirë mediat sociale dhe mediat online dhe të shkruara, në lidhje me konkursin, ekspozitën, arkivin publik dhe të gjitha aktivitetet promovuese dhe edukuese pa pagesë;
  4. Kushtet e përcaktuara në Rregullat e Konkursit janë të detyrueshme dhe UNICEF Shqipëri rezervon të drejtën të refuzojë ose të përjashtojë çdo garues nëse konsideron se nuk respekton rregullat dhe kushtet e vëna.

Çmimet

  1. Do të përzgjidhen tre fitues. Secili nga ata do fitojë një Tablet Lenovo;
  2. Vetëm fituesit e konkursit do të njoftohen me telefon dhe me email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emrat e saktë, numrat e telefonit dhe email-in;
  3. Nëse një fitues nuk mund të njoftohet brenda shtatë (7) ditëve, ose nuk përgjigjet, çmimi do t'i kalohet pjesëmarrësve në vijim sipas renditjes klasifikuese të përzgjedhjes së jurisë;
  4. Shpërblimi i paracaktuar për çmimin nuk mund të zëvendësohet ose të kthehet në pagesë në monedhë;
  5. Çmimet për fituesit do të jepen nga një përfaqësues i UNICEF Shqipëri në një ceremoni të veçantë pas përzgjedhjes së fituesve.

Publikimi

Konkursi do të përfshijë edhe një botim të shtypur me përzgjedhjen e shkrimeve më të mira.

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook