“Histori të pathëna 2”

Konkurs Kombëtar i fotografisë AFATI I RI: 30 Qershor 2022 (23:59)

17 Maj 2022
untold_alb
UNICEF/ALBANIA/2022

Zyra e UNICEF Shqipëri prezanton thirrjen “Histori të pathëna 2”, një konkurs kombëtar i fotografisë i cili është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Konkursi eksploron nivelin e ndërgjegjësimit të publikut shqiptar për trafikimin e qenieve njerëzore, një fenomen që prek jetën e shumë grave dhe burrave në Shqipëri, dhe veçanërisht të fëmijëve, duke i bërë ata të pambrojtur dhe të prirur ndaj trafikimit. Këto mund të shkaktojnë pasoja afatgjata që kërkojnë vite ndihmese të veçantë dhe shërbimesh drejt riintegrimit dhe rimëkëmbjes së plotë.

Na tregoni si e perceptoni JU mbijetesën dhe shpresën, ndikimin social, psikologjik dhe ekonomik, që ushtron trafikimi i qenieve njerëzore mbi shoqërinë tonë dhe viktimat, dhe hyni në këtë garë për të bashkuar forcat me një ndërhyrje të konsoliduar programatike që trajton trafikimin e qenieve njerëzore në vend. Vizitoni: https://www.unicef.org/albania/  për të mësuar më shumë dhe për t'u frymëzuar, le të bëjmë më shumë së bashku për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje në Shqipëri.

Pjesëmarrësit mund të nisin aplikimin e tyre me email në

photo.competition@mda.al

Shtyhet afati i dorëzimit: 30 qershor 2022, 23:59.

Kush mund të marrë pjesë?

  1. Ky konkurs është i hapur për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit;
  2. Ky konkurs është i hapur vetëm për jo-profesionistë.

Si funksionon

  1. Fotografitë duhet të dorëzohen të bashkëngjitura në email në adresën: photo.competition@mda.al, jo më vonë se ora 23:59, datë 12/06/2022;
  2. Secili pjesëmarrës mund të dorëzojë një seri deri në pesë (5) fotografi;
  3. Secila fotografi e dorëzuar duhet të emërohet sipas këtij rregulli: emri mbiemri_numri i fotos;
  4. Pjesëmarrësi duhet të përfshijë në aplikimin e tij edhe të dhëna si kontakti, adresë email dhe numër telefoni;
  5. Pjesëmarrësi duhet të konfirmojë me shkrim përmes emailit të aplikimit që është autor i fotografive dhe që zotëron të drejtat e autorësisë mbi ato fotografi;
  6. Aplikimi në këtë konkurs nuk e kufizon pjesëmarrësin nga marrja pjesë në konkurse të tjera të UNICEF Shqipëri, për sa kohë që respektohen të gjitha udhëzimet e tyre.

Specifikat për fotografitë

  1. Fotografitë duhet të paraqesin vizionin e autorit mbi trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe pse u bënë fotografitë, çfarë synojnë të përcjellin tek publiku;
  2. Nëse fotografitë paraqesin një apo disa persona fizikë, ata nuk duhet të jenë lehtësisht të identifikueshëm ose fotografi duhet të ketë pëlqimin paraprak të personit/ave të paraqitur në foto për pëdorimin e imazhit të tyre;
  3. Fotografitë duhet të kenë një titull / përshkrim të shkurtër, i cili duhet të përfshihet në emailin e aplikimit, në linjë me titujt e fotove të bashkangjitura;
  4. Fotografitë duhet të paraqesin imazhe që lidhen me skllavërinë moderne, trafikimin e qenieve njerëzore, format e shfrytëzimit duke përfshirë kërcënimet në internet, ndikimin e trafikimit të qenieve njerëzore mbi jetën individuale dhe familjare, histori mbijetese, si ndikon trafikimi i qenieve njerëzore tek të rinjtë dhe fëmijët, etj.;
  5. Fotografitë mund të realizohen me aparat fotografik profesional, aparat fotografik jo-profesional ose me telefon të teknologjisë së fundit;
  6. Fotografitë mund të kalojnë vetëm nëpër editim bazik (nuk lejohen foto-montazhet apo manipulime të tjera);
  7. Fotografitë duhet të jenë me cilësi të lartë, në format JPEG, pa tekst të mbivendosur.

Përzgjedhja e fituesve

  1. Juria përbëhet nga individë kompetentë, profesionistë dhe të paanshëm, të cilët do të sigurohen që të gjitha udhëzimet dhe procedurat e konkurimit do të zbatohen në mënyrë korrekte gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së çmimeve;
  2. Fituesit do të shpallen publikisht gjatë ekspozitës përmbyllëse të konkursit;
  3. Anëtarët e jurisë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk mund të marrin pjesë në konkurs.

Kriteret për përzgjedhjen e fituesve

  1. Fotografitë duhet të përmbushin specifikat e kërkuara;
  2. Ideja, koncepti dhe origjinaliteti i fotografisë janë qendrore gjatë procesit të vlerësimit;
  3. Fotot duhet të jenë të fuqishme, frymëzuese dhe fuqizuese, dhe të lidhen qartë me temën e konkursit;
  4. Fotografitë duhet të ushtrojnë një ndikim të përgjithshëm dhe tërheqje vizuale për audiencën.

Të drejtat e përdorimit të fotografive të përzgjedhura

  1. Autori duhet të nënshkruajë një dokument që konfirmon se të gjitha të drejtat e përdorimit të fotografisë i kalojnë zyrës së UNICEF Shqipëri;
  2. UNICEF Shqipëri do të printojë një përzgjedhje të fotografive për t'u ekspozuar në një ekspozitë të dedikuar në Tiranë dhe/ose diku tjetër;
  3. Për materialet fituese, mbajtësi i të drejtës së autorit/autori i jep UNICEF Shqipëri përdorim ekskluziv të pakufizuar të fotografive me rezolucion të lartë për përdorim në të gjitha mediat, përfshirë mediat sociale dhe mediat online dhe të shkruara, në lidhje me konkursin, ekspozitën, arkivin publik dhe të gjitha aktivitetet promovuese dhe edukuese pa pagesë;
  4. Kushtet e përcaktuara në Rregullat e Konkursit janë të detyrueshme dhe UNICEF Shqipëri rezervon të drejtën të refuzojë ose të përjashtojë çdo garues nëse konsideron se nuk respekton rregullat dhe kushtet e vëna.

Çmimet

  1. Do të përzgjidhen tre fitues. Secili nga ata do fitojë një apparat fotografik INSTAX MINI 11;
  2. Vetëm fituesit e konkursit do të njoftohen me telefon dhe me email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emrat e saktë, numrat e telefonit dhe adresën email;
  3. Nëse një fitues nuk mund të lajmërohet brenda shtatë (7) ditëve, ose nuk përgjigjet, çmimi do t'i kalohet pjesëmarrësit tjetër sipas renditjes klasifikuese të jurisë;
  4. Shpërblimi i paracaktuar për çmimin nuk mund të zëvendësohet ose të kthehet në pagesë në monedhë;
  5. Fotografitë do të ekspozohen në një ekspozitë të hapur për publikun;
  6. Çmimet për fituesit do të jepen nga një përfaqësues i UNICEF Shqipëri në një ceremoni gjatë prezantimit të ekspozitës.

Ekspozita

  1. Ekspozita e dedikuar për publikun do të mundësojë shfaqjen e fotografive më të mira pjesëmarrëse në konkurs;
  2. Fotografitë e ekspozuara do të printohen dhe do të ekspozohen në të njëjtin format dhe përmasa;
  3. Fotot më të mira do të përfshihen në një botim që do të printohet në përfundim të konkursit.

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook