Grupi i Parlamentarëve "Miqtë e Fëmijëve" investon për forcimin e rolit të tyre si kampionë të të drejtave të fëmijëve
Shqipëria ka nevojë për një reflektim mbarëkombëtar dhe për reagim nga gjithë aktorët për të mundësuar mbrojtjen efektive të çdo fëmije në rrezik

- Gjendet në:
- English
- Shqip
Tiranë, 10 Qershor, 2022 – Partnerët ndërkombëtarë në Shqipëri e konsiderojnë çdo anëtar të Parlamentit mbrojtës të të drejtave të njeriut. I krijuar si grup vullnetar në 2013, "Miqtë e Fëmijëve" është një përpjekje ndërpartiake e parlamentarëve për ta ngritur së bashku profilin e të drejtave të fëmijëve në Parlament. Të formuar rishtazi me anëtarësinë e dalë nga zgjedhjet e 2021-shit, anëtarët, nën kryesinë e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u takuan në një sesion të vecante me UNICEF, OSBE dhe Save the Children për të shqyrtuar,de jure dhe de facto, sfidat e zbatimit të të drejtave të fëmijëve ne Shqipëri dhe për të krijuar një Plan Veprimi për “Miqtë e Fëmijëve”.
Gjatë katër viteve të fundit, Grupi i Parlamentarëve "Miqtë e Fëmijëve" ka luajtur një rol vendimtar për miratimin e ligjeve të reja për mbrojtjen e fëmijëve. Dy Rezoluta për Fëmijët; eliminimin e vakumit ligjor lidhur me regjistrimin e fëmijëve pashtetësi;miratimi i një skeme më lehtesuese për asistencën sociale; Ligji Universal i Jodizimit të Kripës; instrumente më të forta ligjore kundër Dhunës në Familje, dhe përmirësimet e bëra Ligjit për Buxhetin janë disa nga statutet e miratuara.
"Miqtë e Fëmijëve" ndihmuan për sigurimin e llogaridhënies publike për përmbushjen e Agjendës për Fëmijët, paraqitjen e raportit kombëtar Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, luftën kundër Dhunës në Familje dhe abuzimit kibernetik, dhe sigurimin e aksesit të fëmijëve te shëndetësia dhe edukimi gjatë pandemisë.
Pavarësisht përparimeve të mëdha në kuadrin ligjor, Shqipëria ka nevojë për një reflektim mbarëkombëtar dhe për reagim nga gjithë aktorët për të mundësuar mbrojtjen efektive të çdo fëmije në rrezik. Konventa për të Drejtat e Fëmijëve ndodhet në udhëkryq. Është koha të zgjidhet rruga për të arritur vizionin e saj. Nevojiten qasje dhe kuptueshmëri të reja. Ndaj, anëtarët e mëparshëm të "Miqtë e Fëmijëve" po ua kalojnë stafetën anëtarëve të porsazgjedhur, që duhet ta rrisin kontaktin me çështjet e të drejtave të fëmijëve që të mund ta luajnë rolin e tyre plotësisht. Kjo seancë diskutimi, shkëmbimi dhe planifikimi i ndihmon anëtarët e Parlamentit të advokojnë për të investuar te fëmijët, si baza për zhvillimin e qëndrueshëm, sikurse dhe për të ndërtuar koalicione për të drejtat dhe interesat e fëmijëve.
Te ftuar te vecantë ndanë përvojat e tyre me "Miqtë e Fëmijëve". Prof. Vasilika Hysi, ish-Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, bëri një panoramë rreth rolit dhe trashëgimisë së "Miqtë e Fëmijëve" të legjislaturës së kaluar. Renate Winter, një ish-kryetare e UN, Komisioni për të Drejtat e Fëmijëve, diskutoi me parlamentaret, për veprimet përkatëse që mund të ndërmarrin, për te përdorur Konventën për të Drejtat e Fëmijës - si standard ndërkombëtar dhe mjet i parlamentarëve për të çuar para të drejtat e fëmijëve. Drejtoresha Ekzekutive e Save the Children, Anila Meço, bëri një panoramë të sfidave të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe së bashku me UNICEF-in, mbështetën "Miqtë e Fëmijëve" t'i pasqyrojnë në Planin e tyre të Veprimit.
Ky sesion u përshëndet edhe nga Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së, Roberto de Bernardi, Përfaqësues i UNICEF-it dhe Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kreu i presences se OSBE-së ne Shqiperi.
Kontakte me mediat
About UNICEF
UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.
For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.
Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram, Facebook, Twitter & Linkedin