Gratë shtatzëna dhe foshnjat e lindura gjatë pandemisë së COVID-19 duhet të marrin shërbimet njësoj edhe pse sistemet shëndetësore janë të mbingarkuara

116 milionë fëmijë parashikohen të lindin 9 muaj pas shpalljes së pandemisë së COVID-19, dhe UNICEF iu bën thirrje qeverive dhe donatorëve që t'iu ofrojnë shërbime jetësore grave shtatzëna dhe të sapolindurve

08 Maj 2020
pregnant women
UNICEF/ALBANIA/2020

NJU-JORK, 7 maj 2020 – Ndërsa në botë festohet Dita e Nënës, UNICEF u shpreh sot se rreth 116 milionë fëmijë priten të lindin nën hijen e pandemisë së COVID-19. Këto foshnja parashikohen të lindin 40 javë pas shpalljes së pandemisë së COVID-19 më 11 mars, një pandemi që ka mbingarkuar sistemet shëndetësore dhe zinxhirët furnizues mjekësorë në mbarë botën.

Në këtë ditë të vecantë, që festohet më 10 maj në mbi 128 vende, UNICEF paralajmëron se masat e izolimit si rrjedhojë e COVID-19 mund të ndikojnë te vijueshmëria e shërbimeve shëndetësore jetësore, si kujdesi gjatë lindjes, duke vënë në rrezik miliona gra shtatzëna dhe foshnja.

Megjithatë, as vendet e pasura nuk duket se do t'i shpëtojnë kësaj krize. Në SHBA, që renditet si vendi i gjashtë me pritshmërinë më të lartë të lindjeve, parashikohet që gjatë periudhës 11 mars - 16 dhjetor do të lindin mbi 3.3 milionë foshnja. Në Nju-Jork, autoritetet po kërkojnë qendra lindjeje alternative, duke qenë se shumë gra shtatzëna i druhen lindjes në spitale. 

Paçka se sipas provave, gratë shtatzëna nuk janë më të cenueshme sesa njerëzit e tjerë ndaj COVID-19, UNICEF paralajmëron që vendet duhet t'iu sigurojnë aksesin në shërbimet para dhe pas lindjes. Krahas kësaj, të sapolindurve të sëmurë iu nevojitet akses ndaj sherbimeve te urgjences per ta adresuar riskun me te larte qe mund te kene ne krahasim me moshat e tjera. 

Familjet e reja kërkojnë mbështetje në fillimin e ushqyerjes me gji, marrjes së mjekimeve, vaksinimit dhe ushqyerjes në mënyrë që foshnjat e tyre të jenë sa më të shëndetshme. 

Në emër të nënave në mbarë botën, UNICEF iu bën thirrje urgjente qeverive dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor që gjatë muajve të ardhshëm të shpëtojnë jetë, duke:

  • Ndihmuar gratë shtatzëna me kontrollet para lindjes, kujdes të kualifikuar gjatë lindjes, shërbimet e kujdesit pas lindjes, si dhe shërbime në lidhje me COVID-19 nëse nevojiten;
  • Garantuar që punonjësit shëndetësorë i përfitojnë pajisjet mbrojtëse personale të nevojshme, si dhe kanë përparësi në testimin dhe vaksinimin për COVID-19, sapo të disponohet vaksina, me qëllim që t'iu ofrojnë grave  shtatzëna dhe të sapolindurve shërbime cilësore gjatë pandemisë;
  • Mundësuar marrjen e të gjitha masave për kontrollin dhe parandalimin e infeksionit në qendrat shëndetësore gjatë dhe pas lindjes;
  • Bërë të mundur që punonjësit e shëndetësisë të kryejnë vizita patronazhi në shtëpitë e grave shtatzëna dhe nënave të reja, duke i nxitur gratë që te frekuentojne konsultoret e nene dhe femijes te kombinuar me konsulta nëpërmjet telefonit;
  • Trajnuar, mbrojtur dhe pajisur punonjësit e shëndetësisë, përmes paketave të pastra të lindjeve, me qëllim që të lehtësojnë lindjet në shtëpi kur qendrat shëndetësore të jenë të mbyllura;
  • Allokuar burimet e nevojshme njeresore dhe financiare per ofrimin e sherbimeve cilesore per shendetin e nenes dhe femijes.

Ndonëse ende nuk dihet nëse virusi transmetohet nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë dhe lindjes, UNICEF rekomandon që të gjitha gratë shtatzëna të:

  • Ndjekin masat e sigurisë për t'u mbrojtur nga ekspozimi ndaj virusit, të vetëmonitorohen për simptomat e COVID-19, dhe të kontaktojne numrin 127 dhe linjen e gjelber 0800 40 40 në rast se kanë shqetësime ose simptoma;
  • Marrin të njëjtat masa sigurie si gjithe pjesa tjeter e popullsise për të shmangur infektimin me COVID -19: distancimin fizik, shmangien e grumbullimve, dhe shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore on line ose me telefon; 
  • Kërkojnë kujdes mjekësor ne kohe nëse jetojnë në zona të prekura ose të rrezikuara dhe kanë temperaturë, kollë, apo vështirësi në frymëmarrje;
  • Vazhdojnë ushqyerjen me gji edhe nëse janë ose dyshojnë se janë infektuar, duke qenë se virusi nuk eshte gjendur në mostrat e qumështit të gjirit. Nënat që vuajnë nga COVID-19 duhet të mbajnë maskë kur ushqejnë foshnjën, të lajnë duart para dhe pasi ta prekin atë, si dhe të pastrojnë dhe të dezinfektojnë sipërfaqet rregullisht;
  • Vazhdojnë ta mbajnë femijen e porsalindur ne krah dhe realizone kontaktin lekure me lekure ( skin to skin kontakt);
  • Kërkojnë nga mamia ose mjeku që të gjejnë hapësirën më të sigurt për të lindur, si dhe të krijojnë një plan lindjeje, në mënyrë që të ulin nivelin e ankthit dhe të sigurohen që të arrijnë atje në kohën e duhur;
  • Vazhdojnë mbështetjen mjekësore, duke përfshirë vaksinimin e rregullt pas lindjes së foshnjës.

Rreth 2.8 milionë gra shtatzëna dhe të sapolindur, ose 1 person çdo 11 sekonda, vdisnin çdo vit, edhe përpara pandemisë së COVID-19, kryesisht prej shkaqeve që mund të parandaloheshin. UNICEF bën thirrje për investime të menjëhershme te punonjësit e shëndetësisë, duke iu ofruar trajnimin dhe mjekimet e duhura, për të garantuar që çdo nëne dhe të sapolinduri iu ofrohet kujdes nga duar të sigurta, që parandalojnë dhe trajtojnë ndërlikimet gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

"Këtë vit, Dita e Nënës është veçanërisht prekëse, pasi shumë familje janë detyruar të qëndrojnë larg gjatë pandemisë së koronavirusit,” - u shpreh Fore. “Sidoqoftë, ka ardhur çasti që të bashkohemi dhe të punojmë me solidaritet. Ne mund të japim ndihmën tonë për të shpëtuar jetë, duke u siguruar që çdo grua shtatzënë përfiton mbështetjen e nevojshme për të lindur në kushte të sigurta gjatë muajve të ardhshëm."

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook