Foshnjat e Vitit të Ri: Mbi 392.000 fëmijë do të lindin në Ditën e Vitit të Ri në mbarë botën - UNICEF

Për vitin 2020, UNICEF-i u bën thirrje udhëheqësve dhe kombeve të mbarë botës që të investojnë në personelin shëndetësor, te forcoje ekspertizen e tyre, te siguroje pajisjet me qëllim shpëtimin e jetës për çdo të porsalinduri.

13 Janar 2020
press release
UNICEF/ALBANIA/2019

“Fillimi i një viti të ri dhe një dhjetëvjeçari të ri na jep një mundësi për të reflektuar mbi shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por edhe për të ardhmen e atyre që do të na pasojnë,”- u shpreh Henrietta Fore, Drejtore Ekzekutive e UNICEF-it. “Atëherë kur çdo janar ndryshon kalendari, kujtohemi për të gjitha mundësitë dhe potencialin e çdo fëmije që nis rrugëtimin e jetës së saj apo të tij – nëse do iu jepet ky shans”. 

Çdo janar, UNICEF feston lindjen e foshnjave në Ditën e Vitit të Ri, një ditë e lumtur për lindjen e fëmijëve në mbarë botën.

Por, për miliona të porsalindur në mbarë botën, dita e lindjes së tyre nuk është aspak fatlume.

Në vitin 2018, 2.5 milionë të porsalindur humbën jetën brenda muajit të tyre të parë të jetës; rreth një e treta e tyre ditën e parë të jetës. Mes atyre fëmijëve, pjesa më e madhe humbën jetën nga shkaqe që mund të parandaloheshin, si lindja e parakohshme, ndërlikime gjatë lindjes dhe infeksione si sepsis. Për më tepër, mbi 2.5 milionë foshnja lindin të vdekura çdo vit. 

Gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, bota ka parë një progres të jashtëzakonshëm lidhur me mbijetesën e fëmijëve, duke përgjysmuar në mbarë botën numrin e fëmijëve që vdesin para pesëvjetorit të tyre. Por progresi ka qenë më i ngadaltë për të porsalindurit. Foshnjat që vdesin në muajin e tyre të parë të jetës përbënin rreth 47 për qind të të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare për vitin 2018, një rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin 1990. 

Fushata e UNICEF-it “Një jetë për çdo fëmijë”  bën thirrje për investime të menjëhershme në personelin shëndetësor, nëpërmjet trajnimit të duhur, duke u pajisur me barnat e duhura për të siguruar që ndaj çdo nëne dhe të porsalinduri të tregohet kujdesi i duhur nga duar të sigurta, për parandalimin dhe trajtimin e ndërlikimeve gjatë shtatzënisë, në lindje dhe pas lindjes.

“Shumë nëna dhe të porsalindur nuk kujdesen nga mami apo infermierë të mirëtrajnuar dhe me pajisjet e duhura, ndaj dhe pasojat janë shkatërruese”, u shpreh Fore. “Ne mund të sigurojmë që miliona foshnja të mbijetojnë ditën e tyre të parë dhe të jetojnë këtë dhjetëvjeçar dhe plot të tjerë, nëse çdo foshnjë lind në duar të sigurta”. 

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook