Fëmijët në qëndër të fushatës së ndërgjegjësimit për sigurinë në internet

05 Shkurt 2019
safe internet
UNICEF/Albania/Beci

Tiranë 5 Shkurt, 2019-  Fëmijët janë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes se problemeve ne lidhje me dhunën online, bullizmin, shfrytëzimit seksual dhe abuzimin. Në ditën botërore të Internetit të Sigurtë, nga shkolla “Kosova”ne Tirane, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, UNICEF dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qeverisë, sektorit të TIK-ut, prindërve dhe mësuesve që të dëgjojnë fëmijët nëpërmjet konsultimeve të drejtpërdrejta dhe të përfshijë mendimin e tyre në politikat, strategjitë dhe programet që do hartojnë për të trajtuar abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.Mbi 300 ‘Këshillues te vegjël për sigurinë online” janë anagazhuar për të ndërgjegjësuar bashkëmoshataret e tyre për parandalimin dhe raportimin e situatave të dhunshme dhe të dëmshme online. Ne jemi duke i ftuar të gjithë, veçanërisht të rinjtë, të jemi miqësorë duke u angazhuar në veprime të vogla miresjellje  -  dërgimin e mesazheve pozitive të mira dhe postimi i komenteve pozitive. Kjo nismë, është  zhvilluar ne disa qytete të Shqiperisë, Qarku Kukes, Diber, Lezhe, Fier, Berat, Tirane dhe Elbasan. Interneti hap një botë të mundësive për fëmijët dhe të rinjtë, por shumë pak është bërë për t'i mbrojtur ata nga rreziqet e botës dixhitale. Dhuna në internet, duke përfshirë cyberbullying, është një problem në rritje globale, si jashte internetit ashtu dhe online  dhe  është kthyer ndër shqetësimet kryesore të të rinjve sot.
Për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve, është hartuar dhe një manual i ri nga AKCESK dhe UNICEF me mbështetjen e Ministrisë së  Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nëpërmjet këtij manuali,  fëmijët po mësojnë më shumë mbi lundrimin e sigurt në internet dhe problemet që mund te hasin sic eshte cyberbylling, duke i orientuar se si ti përballojnë këto situata, me takimet me të panjohurit online, ndarjen e informacioneve personale online, si dhe ku duhet të raportojnë në rast rreziku.   

“Këshilluesit të vegjël për sigurinë online” do vazhdojnë punën për të trajnuar edhe 15.000 bashkëmoshatarë në mbarë vëndin mbi kujdesin e përdorimit te internetit, rreziqet  si dhe raportimin e abuzimeve  online. 
Disa nga perfitimet e iniciatives “Këshilluesit e vegjël për sigurinë online” janë: 
•    Njohuri mbi mbrojtjen e fëmijeve në internet
•    Ndërgjegjësimi fëmijë- mësues- prind, në lidhje  rreziqet që ju kanosen fëmijeve nga përdorimi i internetit pa kufi
•    Nxitja dhe mbështetja e fëmijëve për të shpërndarë njohuritë tek fëmijët e tjerë për mbrojtjen e tyre nga rreziqet e  internetit
•    Bashkërendimi i punës me institucionet e tjera, me fokus edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga përdorimi i internetit të pasigurt
•    Orientimi i fëmijëve drejt lundrimit të sigurt në internet dhe përdorimit të tij për mundesitë që interneti ofron

AKCESK, Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sporteve me mbështetjen e UNICEF synojnë të shtrijnë këtë nismë në nivel kombëtar, por këtë herë duke trajnuar dhe mësuesit e TIK, prindërit dhe nxenës të 30 shkollave në mbarë vendin.

Për më shume informacion ju mund të kontaktoni:
Anila Miria -  Përgjegjëse për Marrëdheniet me Publikun, UNICEF Tel: 069 20 24 185
Info@cesk.gov.al AKCESK 
 

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook