Education Technology Hub

Aftësi digjitale për të gjithë!

12 Korrik 2021

Në mënyrë që të gjithë nënësit me fokus nxënësit më të margjinalizuar të mbështeten me aftësi digjitale dhe pajisje digitale si dhe të sigurohet mësim cilësor dhe i sigurt UNICEF-i është duke mbështetur nismën e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë “Education Technology Hubs”, duke pajisur 24 shkolla 9-vjecare në Shqipëri, me 840 “tableta” dhe 48 “smart boards” si dhe internet të shpejtë e pajisje per ruajtjen  tabletave ne klasa. Paisjet digjitale nuk do të qëndrojnë në sallën e kompjuterave ose në një vend të caktuar por ato do t’u jepen sipas një plani bazuar në nevoja mësuesve dhe nxënësve. Shkollat që kanë përfituar nga iniciativa  janë shkolla të cilat kanë fëmijë të grupeve vulnerabël dhe që janë prekur nga tërmeti i vitit 2019. Pas paisjes me mjete teknologjike të shkollave UNICEF-i do të rrisë kapacitetet e mësuesve dhe nxënësve lidhur me aftësitë digjitale në mënyrë që të rritet qëndrueshmëria e projektit. Një element tjetër i rëndësishëm që do ti shtohet këtij programi ka të bëjë me “Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë” (STEM) me fokus fuqizimin e vajzave në bashkëpunim me VODAFONE Albania.

Kjo nisëm e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë mbështetet financiarisht dhe teknikisht nga UNICEF, Organizata e Kombeve të Bashkuara në kuadër të “SDG Acceleration Fund” me mbështetjen financiare të Qeverisë Hollandeze

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook