Drejt shërbimeve cilësore dhe të integruara për mbrojtjen e çdo fëmije në Shqipëri

Koalicioni Kombëtar për Mbështetjen e Punonjësve në Mbrojtje të Fëmijëve

24 Prill 2019
image ok
UNICEF/Albania/Beci

Tiranë, 24 prill 2019 – Mbi 150 Punonjës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Drejtorë të Drejtorive të Shërbimeve Sociale nga 61 bashki të vendit, janë mbledhur në një komunitet   profesionistësh në Tiranë, në kërkim të mënyrave më efektive të ofrimit të shërbimeve cilësore të kujdesit, për çdo fëmijë dhe familje në nevojë.

Në kuadër të ngritjes së një sistemi funksional dhe të integruar për mbrojtjen e fëmijëve, sot ky komunitet profesionishtwsh prezanton edhe krijimin e një  “Koalicioni Kombëtar për Mbështetjen e Punonjësve për Mbrojtjen e Fëmijëve”, i cili do t’i shërbejë përmirësimit të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta pwr mbrojtjen e shtresave në nevojë.

Vendi ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rritur efektivitetin dhe reagimin e mënjëhershëm, në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje. Megjithatë, numri i pamjaftueshëm i punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe mungesa e kapaciteteve profesionale të punonjësve që shërbejnë në sistem, vazhdon të ndikojë cilësinë e ofrimit të shërbimeve, për këta fëmijë dhe familjet e tyre.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, do të veprojë  si forcë shtytëse e Koalicionit të sapongritur për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe do vazhdojë të kontribuojë  në fuqizimin e punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve, në mënyrë që të arrijnë të reagojnë profesionalisht ndaj problemeve të ndryshme, si dhunës ndaj fëmijëve, neglizhimit dhe shfrytëzimit ekonomik të tyre, fëmijëve në situatë rruge, apo atyre në konflikt me ligjin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka dhënë përparësi rolit dhe vetë punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve, duke ofruar mbështetje të veçantë për të garantuar që, çdo bashki  përmbush objektivin ligjor: një punonjës për mbrojtjen e fëmijëve në shërbim të 3000 fëmijëve. Kjo konferencë i bën thirrje edhe qeverisjes vendore, për të rritur investimet drejt arritjes së këtij synimi.

Konferenca u ofron një mundësi të rëndësishme punonjësive të mbrojtjes së fëmijëve, të kuptojnë më mirë rolet dhe përgjegjësitë e tyre, që burojnë prej ndryshimeve ligjore të miratuara gjatë dy viteve të fundit. Takimi 2-ditor, do të shërbejë si platformë diskutimesh profesionale, për të gjetur mënyrat e duhura për kapërcimin e sfidave, në mënyrë që t’i ofrohet mbrojtje e efektshme çdo fëmije në nevojë.

Krahas kësaj, konferenca do të sjellë një mendësi të re edhe për krjimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale, për ti bërë miqësore dhe të integruara për çdo fëmijë në Shqipëri.

Konferenca mbështetet nga UNICEF-i, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Save the Children, World Vision dhe Terre des Hommes.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook