COVID-19 ka sjellë ndërprerjen e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve në më shumë se 100 vende, tregon anketa e UNICEF

21 Gusht 2020
korca
UNICEF/ALBANIA/2020

NJU JORK/Albania 18 GUSHT 2020- Shërbimet e parandalimit të dhunës dhe përgjigjes janë ndërprerë në shkallë të gjerë gjatë pandemisë së COVID-19, duke lënë fëmijët në rrezik të shtuar ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, sipas një ankete nga UNICEF.  

Nga 136 shtetet që iu përgjigjen Anketës mbi Ndikimin Socio-ekonomik të COVID-19, 104 shtete raportuan për ndërprerje të shërbimeve të lidhura me dhunën ndaj fëmijëve. Rreth dy të tretat e vendeve raportuan se të paktën një shërbim ishte prekur ndjeshëm, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Malajzinë, Nigerinë dhe Pakistanin. Azia Jugore, dhe Evropa Lindore dhe Azia Qendrore paraqesin proporcion më të lartë të vendeve që kanë raportuar për padisponueshmëri të shërbimeve.

Në Shqiperi, kufizimet dhe sfidat kyçe për  te ndihmuar fëmijët dhe gratë e prekura nga dhuna përfshijnë: Trajnime të specializuara shumë të kufizuara në përgjigjet emergjente nga ana e punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve; Mungesa e njësive të lëvizshme të mbrojtjes; Pajisje dhe artikuj të kufizuar të mbrojtjes personale; Burime të kufizuara njerëzore për t’i shërbyer rritjes së kërkesës për këshillim dhe nevojave psikosociale të fëmijëve dhe grave; Mungesa e qendrave të dedikuara shumëfunksionale të specializuara në përgjigjen dhe rehabilitimin nga abuzimi seksual i fëmijëve;Mbyllje e plotë ose e konsiderueshme e shërbimeve të mbrojtjes dhe parandalimit me bazë komunitare; Ulje e menaxhimit të rasteve; Shtimi i dukshëm i rreziqeve të abuzimit në internet.

Në Shqiperi - fuqizimi i linjave të ndihmës, mbështetja e punonjësve të vijës së parë për t'iu përgjigjur në mënyrë të sigurt dhe efektive rasteve të rënda të dhunës dhe sigurimit të mbështetjes psikosociale në distancë, kanë qenë tiparet thelbësore të mbështetjes së UNICEF, për qeverinë dhe komunitetet, të cilët ofruan mbështetje të drejtpërdrejtë për më shumë se 15,000 fëmijë, që nga fillimi i krizës së COVID-19.

“Tani po fillojmë të kuptojmë dëmin që iu është shkaktuar fëmijëve për shkak të shtimit së ekspozimit ndaj dhunës gjatë izolimit prej pandemisë,” u shpreh Drejtorja Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.  “Vijueshmëria e mbylljes së shkollave dhe kufizimet e lëvizjes kanë bërë që disa fëmijë të mbeten të izoluar në shtëpi me abuzues, të cilët bëheshin gjithnjë e më të stresuar.  Ndikimi i mëpasshëm në shërbimet e mbrojtjes dhe punonjësit socialë do të thotë që fëmijët nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë."  

Ndërkohë që vendet miratuan masa parandaluese dhe kontrolluese për të kontrolluar përhapjen e COVID-19, për pasojë shumë shërbime thelbësore të parandalimit dhe përgjigjes u pezulluan ose ndërprenë.  Më shumë se gjysma e vendeve raportuan ndërprerje në shërbimet e menaxhimit të rasteve, shërbimet e referimit dhe vizitat në shtëpi nga punonjësit për mirëqenien e fëmijëve dhe punonjësve socialë për fëmijët dhe gratë e rrezikuara nga abuzimi. Sipas përgjigjeve, edhe programet e parandalimit të dhunës, aksesi i fëmijëve në autoritetet e mirëqenies së fëmijës dhe shërbimet e linjës kombëtare të ndihmës janë prekur në shumë vende.  

Edhe përpara pandemisë, ekspozimi i fëmijëve ndaj dhunës ishte i përhapur gjerësisht, ku rreth gjysma e fëmijëve të botës përjetonte ndëshkim trupor në shtëpi; afërsisht 3 në 4 fëmijë të moshës 2 deri në 4 vjeç i nënshtroheshin rregullisht formave të disiplinës së dhunshme; dhe 1 në 3 vajza adoleshente të moshës 15 deri në 19 vjeç ishin viktimizuar nga partneri i tyre intim në një moment të jetës së tyre. 

Dhuna ndaj fëmijëve dhe grave është shtuar në shumë vende në të gjithë botën gjatë krizës së COVID-19. Sipas UNICEF, vende në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore janë përballur me kufizime të konsiderueshme në shërbimet për parandalimin dhe përgjigjen në mbrojtjen e fëmijëve gjatë pandemisë së COVID-19, dhe zënë vendin  e dytë më të lartë krahasuar me rajone të tjera në botës.

“Sistemet e mbrojtjes së fëmijëve po hasnin vështirësi për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur dhunës ndaj fëmijëve, dhe tani një pandemi globale e ka përkeqësuar situatën dhe u ka lidhur duart atyre që duhet të mbrojnë ata në rrezik,” shtoi Fore. “Shumë fëmijë varen nga sistemet e mbrojtjes së fëmijës, për t'i mbajtur ata të sigurtë. Në kohë krize, qeveritë duhet të kenë masa të menjëhershme dhe afatgjata për të mbrojtur fëmijët nga dhuna, duke përfshirë përcaktimin dhe investimin në punonjësit e shërbimit social si punonjës esencialë, forcimin e linjave të ndihmës për fëmijët, duke mundësuar burime për prindërimin pozitiv. 

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook