Arsimi gjithëpërfshirës: rruga për të arritur përfshirjen sociale

30 Qershor 2017

Tiranë, 30 qershor 2017 Sot në Tiranë ka përfunduar një workshop rajonal për të prezantuar Paketën e Masave për Përgatitjen e Mësuesve për arsimin gjithëpërfshirës, si bazë për reformimin e arsimimit universitar. Gjatë dy ditëve, tema e arsimit gjithëpërfshirës ka mbledhur mësues dhe edukatorë nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova*, Serbia dhe Taxhikistani, për të diskutuar se sa mirë mund t’i përgatisin programet universitare mësuesit për arsimin gjithëpërfshirës.  

Pavarësisht reformave në vazhdim, sistemi arsimor shqiptar me burime të pamjaftueshme, po përpiqet të përmirësojë barazinë dhe cilësinë ne arsim. Fëmijët, ndeshin shumë pengesa në pjesëmarrjen në shkollë dhe në të nxënit. Arsimi gjithëpërfshirës kërkon të trajtojë nevojat e ndryshme të të nxënit të gjithë fëmijëve. Kjo mbështetet më tej nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, që pohon se të gjithë fëmijët kanë të drejtën për të përfituar llojin e arsimit që nuk diskriminon për shkak të aftësisë së kufizuar, etnisë, gjuhës, gjinisë, kapaciteteve, e kështu me radhë.  

Ky seminar po ndihmon specialistët e arsimit, të reflektojnë për të bërë bashkë në arsimin gjithëpërfshirës teorinë, kërkimin dhe praktikën sipas kontekstit të politikës përkatëse të vendit dhe për të gjetur mënyra për zbatimin, p.sh. reformimin e trajnimit para detyrës për arsimin gjithëpërfshirës.   

Arsimi Gjithëpërfshirës nuk ka të bëjë vetëm me proceset si: trajnimi i mësuesve, por ai përfshin një kalim në vlerat dhe besimet përkatëse, së bashku me qasje specifike, pozicione dhe zgjidhje për të vënë në praktikë një koncept, që përfshin të gjitha grupet e fëmijëve.   Arsimi gjithëpërfshirës siç përkufizohet në deklaratën e miratuar në Konferencën Botërore për Arsimin me Nevoja të Veçanta të organizuar në vitin 1994: Aksesi dhe Cilësia promovon “njohjen e nevojës për të punuar drejt ‘shkollave për të gjithë’ - institucione që lartësojnë ndryshimet, mbështesin të nxënit dhe iu përgjigjen nevojave individuale. 

Komiteti i Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Komenti i Përgjithshëm Nr. 4 (2016) për të drejtën e arsimit gjithëpërfshirës udhëzon qeverinë se: vendosja e nxënësve me aftësi të kufizuara në klasa të zakonshme pa ndryshime strukturore shoqëruese lidhur me organizimin, kurrikulën, dhe strategjitë e mësimdhënies dhe të nxënit, nuk do të thotë përfshirje. Arsimi gjithëpërfshirës “përqendrohet te pjesëmarrja e plotë dhe efektive, aksesueshmëria, frekuentimi dhe arritja e të gjithë nxënësve, veçanërisht për ata që, për arsye të ndryshme, janë të përjashtuar ose në rrezik për të qenë të marxhinalizuar.  

“UNICEF-i do të vazhdojë të punojë për të siguruar se fëmijët në rrezik përjashtimi nga arsimi nevojat e tyre adresohen sic duhet nga sistemet arsimore kombëtare me politikat e duhura publike, burimet njerëzore dhe financiare, në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”. “Është përgjegjësia e qeverisë për të siguruar se sistemi arsimor kujdeset për nevojat e çdo fëmije nëpërmjet një qasjeje të arsimit gjithëpërfshirës të informuar dhe me burime të mjaftueshme me qëllim garantimin se çdo fëmijë përfiton arsim cilësor” deklaroi Antonella Scolamiero, përfaqësuese e UNICEF-it në Shqipëri. 

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook