Arsimi gjithëpërfshirës është një e drejtë

18 Shtator 2018
Arsimi gjithëpërfshirës
UNICEF

Tiranë, 18 shtator 2018–Megjithëse numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri, që janë regjistruar në shkolla të përgjithshme, po rritet gradualisht, ka dhe shumë prej atyre që nuk arrijnë t’i zhvillojnë aftësitë e tyre sic duhet, të përparojnë dhe të përfshihen në vendim marrje për të arritur potencialin e plotë, që të kenë sukses në jetë. 

Komenti Nr. 4 i Nenit 24 të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara nxit trajtimin e disa prej problematikave kyçe të proceseve të arsimit gjithëpërfshirës dhe reformave arsimore në Shqipëri.Ai mbështetet më tej nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës, në të cilën përcaktohet se të gjithë fëmijët kanë të drejtën të kenë akses në arsim që nuk diskriminon për shkak të aftësisë së kufizuar, etnisë, gjuhës, gjinisë, aftësive, e kështu me radhë. Objektivi për Zhvillimin e Qëndrueshëm, numër 4,  synon që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë akses në shkollë, materiale  të nevojshme dhe hapësira publike, çka është pjesë e qëllimit botëror “Asnjë të mos mbetet prapa”, ndaj të cilit është angazhuar edhe qeveria shqiptare.

Forumi kombëtar për arsimin, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, UNICEF, Save the Children dhe World Vision, mobilizoi dhe informoi një numër të madh partnerësht të interesuar për rëndësinë dhe vizionin e arsimit gjithëpërfshirës. Ky forum kontribuoi drejt një rruge të re drejt politikave, kulturës dhe praktikave gjithëpërfshirëse në sistemin arsimor në Shqipëri. Gjatë këtij forumi, u paraqitën përvoja të ndryshme lidhur me Arsimin Gjithëpërfshirës në vend, rajon dhe BE, duke njohur pikat e dobëta të sistemit aktual në vend dhe duke krijuar një platformë, e cila do të garantojë bashkëpunimin ndërmjet partnerëve kyc dhe përdorimin e instrumenteve dhe praktikave gjithëpërfshirëse, që eliminojnë pengesat dhe sigurojnë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë fëmijët në Shqipëri.

Një në dhjetë fëmijë në mbarë botën ka aftësi të kufizuar.Shpeshherë, fëmijët me aftësi të kufizuara përjashtohen nga aksesi në shkollë. Shumë studime konfirmojnë se, personave me aftësi të kufizuara iu ofrohet arsim jocilësor, me pritshmëri të ulëta dhe mundësi të kufizuara të nxëni. Për fat të keq, arsimi gjithëpërfshirës matet përmes “aksesit” në shkollë dhe “pjesëmarrjes” në arsim.Nga ana tjetër, një mjedis vërtet gjithëpërfshirës i të nxënit çmon kontributin dhe potencialin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe i pajis me aftësitë thelbësore jetësore, gjuhësore dhe shoqërore.  

Gjatë forumit kombëtar për arsimin, u nënvizua fakti se e drejta për arsim gjithëpërfshirës nënkupton shndërrimin e kulturës, politikave dhe praktikave në të gjitha mjediset arsimore formale dhe joformale, për të garantuar arsim për të gjithë nxënësit. Arsimi gjithëpërfshirës nuk ka rëndësi vetëm për personat me aftësi të kufizuara, por edhe për shoqëritë ku jetojnë, sepse ndihmon në luftën kundër diskriminimit dhe në promovimin e diversitetit dhe pjesëmarrjes. Rekomandimet e forumit, do të shërbejnë si bazë për hartimin e udhëzuesit dhe do sigurojë arsim gjithëpërfshirës për çdo nxënës.

Ky program mbështet pjesërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si pjesë e programit te UN “Asnjë të mos mbetet prapa” si dhe programi “ Mbështja e Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës  në Shqipëri 2016-2018” – mbështetur nga Save the Children.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook