Arsimi cilësor parashkollor në zemër të reformave arsimore

12 Tetor 2018
2018ALB-PR-early_learning_and_education_in_Albania
UNICEF/ALB

Tiranë 12 tetor 2018 – Megjithëse se Shqipëria ka shënuar progres në fushën e arsimit, dhe kurrë më parë, më shumë se sot, fëmijet po shkojnë në shkollë dhe po mësojnë, ka ende shumë për të bërë për të siguruar që të gjithë fëmijët, veçanërisht ata nga familjet e ne veshtirësi, të gëzojnë të drejtën e tyre për arsimin në moshë të hershme.   

Shume studime tregojnë se një fillim i hershëm i arsimit ndikon në zhvillimin e potencialit pergjatë gjithë jetës, u ofron edhe fëmijëve të margjinalizuar nga varfëria, aftësia e kufizuar, vendndodhja ose gjinia nje shtysë për t’u zhvilluar. 

Qeveria shqiptare e konsideron investimin në arsimin parashkollor si investimin kyç për shkak të rëndësisë që ai mbart, si baza për të ardhmen e fëmijës.  

Në Shqipëri, UNICEF ka mbështetur Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zhvillimin e kurrikulave, standardeve dhe trajnimit të mësuesve për metodologjitë e mësimdhënies.  

“Është e rëndësishme të përmirësohet qasja parashkollore për fëmijët e vegjël; megjithatë, kërkohet nje arsim cilësor, mësues të trajnuar mirë, mjedise parashkollore të sigurta dhe të bazuar dhe mbi lojen, për t'u siguruar fëmijëve aftësitë që ata kanë nevojë për të permbushur jetën e tyre dhe për të kontribuar në shoqëri ",- u shpresh zv/përfaqësuesi i UNICEF, Jawad Aslam.

UNICEF mirëpret angazhimin e qeverisë për zgjerimin e shërbimeve arsimore nga parashkollorët  deri ne arsimin e mesëm. Investimi i qeverisë vjen në një kohë kritike për të ndihmuar ne arritjen  Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm, objektivi 4, mbi edukimin cilësor për të gjithë fëmijët deri në vitin 2030.

UNICEF-i do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët kombëtarë në përmirësimin e praktikave gjithëpërfshirëse parashkollore, përmes mbështetjes së zhvillimit profesional, hartoje modelet e vlerësimit për monitorimin e cilësisë dhe përfshirjes së ndërhyrjeve dhe mbështetjen për zbatimin e vitit universal të arsimit parafillor (për fëmijët e moshës 5-6 vjeçare).

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook