30 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Fitore historike dhe arritje të pamohueshme, por pak përparim për fëmijët më të varfër

26 Nëntor 2019
kids dancing in Korca
UNICEF/Albania

Korçë, 20 nëntor, 2019 - Në Ditën Universale të të Drejtave të Fëmijëve, partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit kërkojnë nga institucionet shqiptare të reflektojnë mbi arritjet dhe sfidat për të siguruar që çdo fëmijë të gëzojë të drejtën e fëmijërisë në Shqipëri. Shqipëria ka një kornizë të mirë legjislative, por qeverive vendore duhet t’u shkojë më shumë mbështetje, veçanërisht në zonat e thella, në mënyrë që të sigurohen shërbimet e duhura të integruara të kujdesit shoqëror për fëmijët dhe familjet e cenueshme. Veprimtaria mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, UNICEF, Save the Children, Terre des hommes, World Vision, Partnerë për Fëmijë, Fshatrat e Fëmijëve SOS në Shqipëri dhe Nisma ARSIS.

Këtë vit, Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve është gjithashtu 30-vjetori i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Në Shqipëri u festua me aktivitete të drejtuara nga fëmijë dhe të rinj në Korçë, ku fëmijë dhe të rinj të Shqipërisë folën për të drejtat e tyre. Nën temën  "Një bote ngjyrash, një botë të drejtash", fëmijët ngritën zërin që të drejtat e tyre të respektohen dhe realizohen për çdo fëmijë, me fokus te bashkëmoshatarët më të pafavorizuar dhe më të cenueshëm, duke kërkuar adresimin e nevojave të tyre themelore.

Pa fjalime nga të rriturit, veprimtaria u mbajt si një seancë dëgjimore për të gjitha pyetjet dhe çështjet shqetësuese të ngritura nga fëmijët dhe të rinjtë, përmes shfaqjeve të tyre, për sfidat ekzistuese për të drejtat e arsimit, mbrojtjes, pjesëmarrjes dhe shëndetit. Veprimtaria mblodhi së bashku fëmijë dhe të rinj nga Burreli, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Tirana dhe Vlora, me shfaqje teatrale ndërvepruese, histori personale në formën e bisedave TEDx, këngë beatbox, lojëra për të drejtat e fëmijëve, shfaqje me video, shkëmbime me influencues të famshëm , ekspozita, etj.

Fëmijët u përshëndetën nga disa prej figurave të njohura publike në Shqipëri dhe mbështetës të të drejtave të fëmijëve - Roland Hysi, Luiza Gega dhe Vitmar Basha, Decoders, të cilët treguan historitë e tyre personale dhe u dërguan mesazhe frymëzuese fëmijëve.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook